Jari komenton vrasjet në Shkodër: Duan të shkatërrojnë bastionin e PD

2 Shtator 2018, 18:06Antena TEMA

Pas vrasjeve të shtuara në Shkodër dhe kur shumica e politikanëve dhanë mendimin e tyre, Jari vendosi të thellohej në postimin e tij.

“Edi Rama kërkon të turpurojë Shkodrën, ngaqë është bastion i PD”.

Postimi i Jarit i cili pasonte, postimin e Nard Ndokës, u shoqërua nga sqarimi i tij.

Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Kjo që po ndodh në Shkodër nuk është rastësi. Numri i lartë i vrasjeve nxitet qëllimisht nga Edi Rama. Ai synon ta kthejë Shkdorën në Palermo të viteve ‘80, pasi e urren që nuk e ka fituar.

Përse nuk ndodhin vrasje dhe në zona të tjera që kanë fituar socialistët, po vetëm në Shkodër ku kanë fituar demokratët?

E gjitha është makinacion i Edi Ramës. Ai kërkon të krijojë pasiguri në Shkodër me qëllim që Shkodra ta shikojë atë si shpëtimtar.

Dhe në këtë kurth kanë rënë disa politikanë. Ja lexova mikun tim Nard Ndoka që i bënte thirrje Ramës ta shpëtonte Shkodrën nga vrasjet. Është pikërisht kjo që kërkon Rama.

Këtë gabim e ka bërë dhe zonja Voltana. Dhe ajo kërkon që Rama të vendosë rendin në Shkodër.

Ky është qëllim i Edi Ramës. Ai kërkon të kriminalizojë Shkodrën, ta bëjë aty jetën e padurueshme për t’u treguar shkodranëve çdo të thotë të mos votosh Edi Ramën.

Ndaj me këtë situatë duhet të bëjmë shumë kujdes. Nuk duhet ta kthejmë Edi Ramën në shpëtimtar të Shodrës. Ne duhet ta detyrojmë Edi Ramën të ikë nga pushteti me qëllim që të rregullojmë Shkodrën, ndryshe një Shkodër në dorë të Edi Ramës, është më keq se një Shkodër në dorë të kriminelëve.

1 komente në “Jari komenton vrasjet në Shkodër: Duan të shkatërrojnë bastionin e PD”

  1. Pensionisti says:

    Valle edhe mos ndertimin e tregut e ka fainEdi Rama?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje