"Mbi madhёshtinё e njeriut dhe tё keqen absolute tё regjimit totalitar"

2 Shtator 2018, 14:16Dossier TEMA
"Mbi madhёshtinё e njeriut dhe tё keqen absolute tё regjimit

Nga Dashnor Kaloçi

Pas botimit në prill 2018 të librit “
L’Italia nella parabola di Berlusconi”, Albert Frashëri (Alberto Frasher) botoi në qershor romanin “La Quinta” (Europa Edizioni, Romë). Në hyrjen e romanit autori e prezanton këtë vepër si një tribut nga ana e tij kushtuar Shkodrës dhe bijve të saj. Për këtë libër, nga një bisedë telefonike, mësuam që Frashëri ka studjuar e punuar për një kohë të gjatë.

  Romani “La Quinta” rrëfen dhe përpiqet të kuptojë raportin konfliktual ndërmjet krijimtarisë njerëzore dhe pushtetit, që në rastin e regjimeve totalitare manifestohet si një e Keqe Absolute. Gjatë evolucionit të çdo qytetërimi Njeriu ka gjetur te arti magjinë dhe vetëdijen për ekzistencës së tij. Janë arti dhe çdo formë e krijimtarisë që e bëjnë të lirë dhe të aftë Njeriun për të gjykuar veten dhe shoqërinë, të dashurojë e të krijojë sipas ideve dhe shijeve personale.

  Totalitarizmat e shekullit të kaluar dhe çdo formë e pushtetit, në çdo vend e në çdo kohë, kanë synuar ta komandojnë e ta dominojnë artin dhe krijimtarinë njerëzore në përgjithësi. Kjo ndodh sepse ashtë arti ai që ushqen mendimin e lirë e të pavarur të qytetarit. Pikërisht për këtë mision fisnik  dhe rol të madh, arti dhe artistët janë të parët që pësojnë dhunën e regjimeve totalitare që bota shqiptare ka patur fatin e keq ta njohë nga afër dhe ta vuajë pafundësisht. Pavarësisht nga sfondi historik i ngjarjeve në Shqipëri, tema e romanit ka karakter universal sepse totalitarizmat nuk karakterizojnë kombet por format e pushtetit që degjenerojnë në kufizimin e tejskajshëm e të dhunshëm të lirisë.  

  Pra ky ashtë argumenti kryesor i romanit “La Quinta”.

Në këtë faqe po botojmë një reçension të shkruar nga historiani italian (roman), profesor Luca Pignataro, që në këto vite ka njohur mirë autorin dhe shkrimet e tij.

Recension i romanit “La Quinta” nga historiani Prof. Luca Pignataro, Roma

   Muzika dhe heshtja janë, sipas mendimit tim, dy elemente kryesorë që lënë mbresë të thellë gjatë leximit te këtij romani të autorit Alberto Frasher. Kjo bindje tingëllon si një kontradiksion, por nuk ashtë aspak kështu.

    Autori përshkruan vuajtjen dhe ankthet e një grupi artistësh (muzikantë, piktorë, arkitektë) shqiptarë në periudhën 1945-1975. Kjo periudhe sheh afirmimin e një regjimi komunist çdo ditë e më të egër, deri në eliminimin fizik të kundërshtarëve të mundshëm, përfshirë edhe antetarët e gjerarkët e vetë regjimit.  Një synim kryesor i politikës, si në të gjitha regjimet e kësaj natyre, ishte kontrolli i kulturës ose, më saktë, i asaj që mbetej prej saj meqënëse, sikundër na shpjegon me qartësi autori, mungesa e lirisë i zen frymën kulturës dhe artit. Por edhe në një univers të tillë obskurantist e mizor, ku raportet njerëzore rrezikojnë të degjenerojnë për shkak të frikës nga çensura politike, dashuria e shpresa mbijetojnë e, bashkë me to, edhe sentimenti fetar pavarësisht nga dhuna e pafund e persekucionit antifetar.

   Si historian dua të theksoj kujdesin me të cilin autori, duke filluar nga hyrja e romanit, shtjellon bindjen sipas të cilës kuptimi i historisë duhet kërkuar në jetën e individit. Këtë mendim ai e ka përpunuar me reflektimet personale që përbëjnë limfën e librit. Nga ana e saj, mendoj që shpesh herë historiografia ashtë viktimë e ndikimit të dyfishtë idealist e marksist që i redukton fenomenet historike në abstraksione ose, më keq akoma, i manipulon nën ndikimet ideologjike.

  Përpjekja groteske për t’i imponuar artit direktiva të ngurta për krijimin dhe interpretimin e veprave sipas parametrave ideologjike çon në varfërimin shpirtëror dhe në të tjera pasoja të padëshiruara. Diçka e tillë ndodh edhe në “botën e lirë” të kohës sonë edhe pse në forma më të sofistikuara dhe hipokrite.       Dua të shtoj diçka që, çuditërisht, përbën një nga meritat kryesore: fakti që trama e romanit i tejkalon kufijtë e sfondit historik të ngjarjeve dhe çfaqet si universale, pra si realitet i çfarëdo vendi dhe i çfarëdo epoke. Kjo bindja ime nuk ashtë thjesht një riferiment në veprën “1984” të shkrimtarit George Orwell. Kjo bindje ka parasysh edhe Italinë e sotme dhe botën  perëndimore në përgjithësi ku, na pëlqen ose jo, jemi prè e një “totalitarismi” të kamufluar, në pamje demokratik, por jo më pak shtypës. Ky realitet e redukton qytetarin në një lloj individi të identifikuar si një pikë pa formë dhe pa hapesirë vetiake, sikundër shkruante një miku im anglez; të tillë qytetarë janë viktima të interesave dhe istinkteve dhe shndrrohen në qënie kapriçoze të konsumit në një oqean mediokritetesh dhe pa asnjë vështrim kah qielli.  Madje, ishte një e papritur për mua leximi i ngjarjeve në të cilat miqësia mbetet një tipar i rëndësishëm i marredhanieve njerëzore. E papritur….sepse edhe në Italinë e sotme ndjenjat pa interes, si miqësia, dashuria, familja janë të ralla. Unë në jetën time të tilla miqësira nuk kam jetuar, edhe pse kam jetuar në një vend të lirë.

   Bën përshtypje se si autori, profesor i matematikës, ka dhe shpreh një hapje kulturore bindëse ndaj Artit, pa krijuar asnjë  kontradiksion me botën e shkencës: këtë horizont të lirë të mendimit nuk ashtë e lehtë ta hasim në vepra të kësaj natyre. Ashtë mjeshtëria e tij në përshkrimin me fjalë të lindjes së një vepre muzikore: pra një prani e përbashkët i dy gjuhëve që nuk ashtë e lehtë të arrihet.

   Temat e trajtuara në këtë roman janë të shumta dhe të detajuara me art sikur të ishin faqet e kristalit të një guri të çmuar. Bukuria e veçantë e këtij romani e ka burimin edhe në stilin e pasur të tij: i pastër, brillant dhe i rrjedhshëm; një stil që zbulon cilësi gjuhësore dhe elegancë.

  Në këtë roman autori nxjerr në pah nevojën për artin, origjinën dhe mënyrën e manifestimit të tij. Muzika shkon tej nevojës fizike për të lëvizur në mënyrë frenetike, sikundër jemi mësuar të shohim në një nivel masiv. Përkundrazi, në ndjeshmërinë e autorit, ajo çfaq motive të thella spirituale të rrënjosura në identitetin e kombit. Bën përshtypje të veçantë tema e dashurisë dhe e miqësisë që, në vizionin e autorit, arrin thuajse gjithmonë t’i rezistojë kundërtive të kohës dhe degradimit të një shoqërie që gradualisht humbet motivin e vet të ekzistencës. Sot për dashurinë flitet shumë duke e konfonduar atë me lakminë dhe me pasionin e momentit. Për miqësinë sot flitet pak dhe keq për shkak të individualzmit mbizotërues duke tentuar me hipokrizi ta zavëndësojnë atë me një farë “solidariteti” të keqkuptuar. Ky koncept i solidaritetit ka nje impostim juridik dhe, në realitetin e jetës konfondohet me idenë “të marrësh ndihma nga të tjerët”.   Në këtë realitet të kohës sonë ne ndjejmë nostalgjinë për atë ambjent human në të cilin marrëdhaniet mes njerëzve ishin më të pastra dhe ku njeriu kishte integritet moral që udhëhiqte jetën e tij.   

   Eshtë fjala për një mentalitet krejt të kundërt me atë të “desocializimit”, të mungesës së shoqërisë në të cilin, siç theksonte historiani anglez Mathew Ford, jemi të detyruar të jetojmë këtë epokë postmoderne, ku vlerat kulturore dhe shpirtërore janë përbuzur dhe zavendësuar nga ambicjet materiale që zbehin shpirtin njerëzor.  Një vrap drejt Hiçit prej të cilit, siç shkruan Alberto Frasher, Arti do të mund të na ndihmonte të shpëtonim vetëm nëse do t’i respektonim ndjenjat tona njerëzore më të thella dhe nëse nuk do të humbisnim kontaktin me atë univers simbolesh e kuptimesh që Arti botëror krijon.

Prof. Luca Pignataro

4 komente në ““Mbi madhёshtinё e njeriut dhe tё keqen absolute tё regjimit totalitar””

  1. Leon Rrapini says:

    Mesa kuptova prej rechensimit te Profesor Luka Pinjataro, Albert Frasheri, paska parqitur ide epokale, nepermjt skalitjes mjeshterore te personazheve ne nje shtet tipk totalitar, edhe si mesim per te mbajtur yrthtet njerezore te progresit ne epoken qe paskemi filluar te ecim te quajtur postmoderne, e cila, duke ngritur larte individin, po neglizhon stimulimiin e vyrtyteve te natyrshme qe rrjedin nga familja, miqesia, dhe dashuria e sinqerte e lidhur me mesimin, pune dhd vepdimtarfine progresive te individit.

  2. petro says:

    Pa e krahasuar mendimin me perparimin ekonomik.lidhjen e shoqerise me te dhe arritjet ne kulture te krahasueshme libri behet i pa vlefshem per te orientuar shoqerine.Diktatura e proletariatit ishte tjeter gje dhe nuk ka lidhje fare me ato qe thote albert frasheri .

    1. ALBERT FRASHERI says:

      Libri eshte kunder diktatures dhe cdo forme tjeter te totalitarizmit. Personazhet ne liber persekutohen nga regjimi. Ajo qw thekson prof. L.Pignataro eshte tjeter gje: edhe ne kushtet e privacionit te lireise njerezit gjejne te miqesia nje force qe i ndihmon te mbijetojne.

  3. XY says:

    A NUK E SHIFNI QE EMRIN E KA ALBERTO FRASHER.VETEM SHIPORT E SHQIPNIS BEJNE NJE GJE TE TILLE,NGA SHKOJNE NDERROJNE EMER E MBIEMET ,FE ,GJUHE….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje