Ngërçi me “Brexit”, May premtim britanikëve: Asnjë kompromis me BE që na dëmton

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministrja britanike Theresa May ka këmbëngulur se nuk do të mund të detyrojë të stërhollojë planin e saj për “Brexit”-in gjatë negociatave me Bashkimin Europian.

Në një shkrim për “Sunday Telegraph”, kryeministrja thotë se nuk do të “përkulet” drejt kompromiseve për marrëveshjen e rëndësishme, të cilat nuk janë në “interesin kombëtar”. Por, May paralajmëron gjithashtu se nuk do të “dorëzohet” as ndaj atyre që bëjnë thirrje për një referendum të dytë mbi marrëveshjen e shkëputjes nga BE-ja, pasi sipas saj, do të ishte një “tradhti e madhe ndaj demokracisë sonë dhe besimit”.

“Vota Popullore”, një grup ndërpartiak që përfshin edhe disa deputetë britanikë, po bën thirrje për një votim të dytë popullor mbi marrëveshjen përfundimtare të “Brexit”-it.

Britania e Madhe po përvijon rrugëtimin për daljen nga BE-ja më 29 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa qeveria ka përjashtuar gjithnjë në të kaluarën mbajtjen e një referendumi të dytë. Kryeministrja May shkruan se muajt e ardhshëm janë “kritike në formësimin e të ardhmes së vendit tonë”, por nuk ka asnjë “paqartësi” mbi misionin e saj në përmbushjen e “vendimit demokratik të popullit britanik”.

Ajo shton se pas marrëveshjes “Chequers” të korrikut, që solli dorëheqjen e dy ministrave të kabinetit, në negociatat për “Brexit”-in është bërë “progres real”. Edhe pse pranon se ka ende shumë për t’u bërë, May shkruan se “ne duam të largohemi me një marrëveshje të mirë dhe kemi besim se mund ta arrijmë një të tillë”.

Qeveria është përgatitur prej kohësh edhe për një skenar pa marrëveshje, gjë që në fakt do të krijonte “sfida reale si për Britaninë edhe për BE-në, në disa sektorë”, sipas Mayt. Megjithatë, ajo garanton se, edhe në një rast të tillë, “ne do të ecim përpara e do të arrijmë sukses”.(tch)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *