Opozita si gjobëvënëse!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Fillimi i sesionit të ri parlamentar, po thekson një identitet të ri që Lulzim Basha i ka dhënë opozitës së tij, e pangjashme me askënd më parë. 

Nëse Berisha ka pas bërë një opozitë të egër dhe thuajse revolucionare, Rama një opozitë të stukturuar dhe mbështetur mbi figurën e tij, Lulzim Basha po vizaton para shqiptarëve një tip opozite që mendon se fuqia e saj është gjobëvënia.

Të gjitha aksionet politike të saj, dhe të gjitha fabulat e rastësishme që gjen rrugës, për t’i kthyer në kauza, në themel të tyre kanë gjobëvënien.

Nëse shikon artikulimin e Bashës për vizionin e tij politik, ti e kupton që ai nuk ka asnjë plan veprimi, por një plan refuzimi ekstrem që në fund kthehet në gjobë.

Nëse ti e pyet atë sot se çfarë do bëjë PD me reformën zgjedhore, ai nuk të thotë asgjë. Ai të thotë që Reforma nuk ka rëndësi se ne nuk do hyjmë në zgjedhje me këtë kryeministër e “bla bla bla” për të të lënë pa një përgjigje. Si në çadër.

Përgjigjia reale që ti nënkupton është: “nëse na japin diçka, hyjmë në zgjedhje”.

Nëse ti e pyet Lulzim Bashën se çfarë do bëjë me zgjedhjet brenda partisë, se tha do ti bëj në Korrik, por nuk ka zgjedhur asnjë kryetar, ai të përgjigjet, se ‘duhet të shikojmë tek e keqja kryesore që është Edi Rama, me Edi Ramën s’ka as zgjedhje partiake, as parlamentare. Ne pa e hequr atë nuk bëjmë zgjedhje”. Dhe ti e kupton se është duke të thënë se do një pazar.

Ti e pyet Lulzim Bashën se çdo bësh me aleancat politike dhe LSI dhe ai të përgjigjet sërisht se “nuk ka rëndësi, pasi rëndësi ka Edi Rama, me atë nuk hyhet në zgjedhje” dhe ti e kupton prap që ky do një pazar në formë gjobe.

Ti e shikon se si disa drejtues të tij e mbushin ditën e punës duke shfletuar buletinin e prokurimeve publike dhe duke shpallur kriminel ose hajdut, çdo biznesmen që ka fituar një tender, ndërkohë që veprimtaria qeverisëse në vend mbështet pikërisht mbi tenderimin. Arsyeja është e thjeshtë.

Shumë prej atyre biznesmenëve kanë qenë klientë të PD dhe kanë qenë të detyruar të paguanin për të dhe tani Lulzim Basha është duke vrarë mendjen se kë paguajnë, siç paguanin atë. Është duke u llogaritur gjobën.

Shumë kauza politike të shpikura si kjo e “Teatrit” mbështet sërish mbi një llogari gjobëvënie, pasi PD më shumë llogarit metrat katrorë dhe merret me biznesmenin që e ka pasur klientin e vet, se sa merret me anën ligjore të problemit.

Nga ana tjetër biznese të mëdha në vend, që konsiderohen klientela të qeverisë, shihet se nuk lakohen shpesh prej opozitës edhe pse marrin tendera apo koncesione të mëdha, pasi ata dinë rregullin që në fillim, u duhet mbyllur goja gjobaxhinjëve të opozitës.

Është pikërisht ky identitet i opozitës, e cila e ka bërë atë konfuze dhe të paqartë për të ardhmen e vet, por shumë të qartë si gjobaxhie.

Opozita i sotme ngjan si ish zyra urbanistike e Bashkisë së Tiranës, ku siç tregojnë ndërtuesit, ti flisje me Bashën, ai ulte duart poshtë tavolinës dhe llogariste metrat katrorë që po të jepte.

Kjo fizionomi e opozitës së sotme, e ka bërë atë të pabesueshme, pasi ndërsa hiqet e fortë me ndonjë biznesmen që nuk i paguan më haraç, rri sustë para atyre të mëdhenjve që bëjnë dëme të mëdha dhe ajo s’guxon t’u përmendë as emrin, edhe pse Edi Rama i tall për këtë gjë në Kuvend.

Është kjo opozitë që kauzat me shumicë i merr nga grupe delexhinjsh e hajdutash të ish administratës së saj, dhe që sot mendojnë se mund t’i mbledhin gjobat jo si ish drejtora, por si OJQ.

Është pikërisht ky model opozitarizmi, që prodhon kauza të ratësishme, siç janë të rastësishëm klientët e gjobave, që u shfaqeshin në zyrë dikur ish drejtorëve.

Dhe ti pret më kot të kuptosh çdo bëjë opozita, a do hyjë në zgjedhje, a do bëjë reformë zgjedhore, a do bëjë koalicion, a do bëjë marrveshje, … Ajo thjeshtë do të vërë ndojë gjobë për çdo gjë. Dhe për zgjedhje. E di që nuk fiton gjë dhe kërkon diçka në tavolinë. Si pas çadrës.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Opozita si gjobëvënëse!”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Nuk kan me se çfare bejne ata Plerat e PD, zoti Baze.
    Do bejne vetem zhurme disa Muaj deri sa te lodhen dhe te merziten njerezit.
    Do bejne nje verr ne uje asgje tjeter.

    1. Skypion says:

      Kete punen e gjobvenies, me mire se kushdo tjeter, e di zoti Baze. Arsyeja, kuptohet.
      Pertej ironise, tundimit te se ciles, te them te drejten, nuk mund t’i rezistoj dot kur lexoj te tilla qyfyre nga analisti yne, pervec disa pasaktesive te vogla dhe, si gjithmone, kqyrjes shtrember te gjithckaje qe ka te beje em Opoziten, shkrimi i sotem thote disa te verteta.
      Keto te verteta mbeshteten tek pavendosmeria dhe paqendrueshmeria e zotit Basha. Keto, per nje lider politik, jane te pafalshme, deri dhe fatale. Une e kam mbeshtetur, dhe e mbeshtes ende zotin Basha, duke pranuar si te logjikshme alibite qe jane paraqitur, qofte drejtperdrejte qofte nenkuptuar, per te mos radikalizuar opozitarizmin, ashtu sic shume shqiptare, nder to edhe analiste dhe intelektuale te njohur, i kerkonin Bashes.
      Reforma ne Drejtesi, Integrimi ne Be. Alibi serioze dhe te medha keto. Por, deri dje. Sepse, sot, qe te dyja kane rene. Si Reforma ne Drejtesi ashtu edhe integrimi.
      Pervec arsyes se alibive, nje tjeter arsye se pse e kam mbeshtetur dhe e mbeshtes zotin Basha, eshte si ai, sidoqofte, madje edhe sikur te pranojme akuzat e kundershtareve te tij, eshte i paster qelibar, ne krahasim me Ramen; prsh, as mund te imagjinohet qe nje si Basha te zere miqesi, le pastaj te fuse ne politike, Kuvend e Administrate, trafikante dhe vrases.
      Gjithsesi, alibite e medha kane rene. Te dyja.
      Tani, zotit Basha, nuk i mbetet rruge tjeter, vecse ajo e sugjeruar ka dy vite nga shume analiste dhe intelektuare serioze shqiptare: rruga radikale.
      Nese, do te vazhdoje akoma me terhiq e mos keput, jo vetem qe do te humbase mbeshtetjen time ( kur them time, kam parasysh qindra e mijera si une, natyrisht) dhe te shume e shume qytetareve, te thjeshte a zedegjuar, por do te shkruaje vete me doren e tij, fundin e pashmangshem politik. Dhe me turp, padyshim.
      Sa i perket pasaktesive te analistit tone, ato kane te bejne me natyren e protestave te liderve politike.
      Per llojin e protestave qe bente Sali Berisha, kete me mire se kushdo tjeter, e di zoti Baze. Sepse, zoti Baze ka qene nje nder ideatoret dhe organizatoret me te rendesishem te protestave te demokrateve, ne kohet me te keqija qe ka kaluar vendi.
      Nese ato kane qene te egra, atehere ashtu duhet te kene qene vertet, sepse kemi te bejme me nje deshmi te dores se pare… sepse pikerisht ashtu ka dashur zoti Baze…
      Per llojin e protestave te Rames, ketu, te rrime shtrember e flasim drejt, analisti yne ka te drejte! Po, po ka te drejte!
      Ka te drejte zoti Baze, sepse ne ka lider politik shqiptar, qe ka bere protesta te strukturuara, te mirestrukturuara, ky eshte Edi Rama.
      Shembulli per kete eshte protesta e 21 janarit 2011.
      E strukturuar, shume e strukturuar; aq e strukturuar, sa la pamend edhe sherbimin e Ambasades Amerikane! Ne raportin e ketij sherbimi u bazua edhe Ambasadori amerikan i kohes, kur foli per “Grupin me agjende tjeter”…
      Edhe Saliu i keq, ai Saliu shpikje e mendjeve te semura socialiste ( per te trembur socialistet e thjeshte e te paditur, te rrine bashke, te mos prishin radhet e keshtu te na japen voten … perndryshe do t’i haje gogoli Sali !) , edhe ky Saliu imagjinar pra, do t’ia kishte zili Rames per kete aftesi strukturuese te protestave!
      Sado te strukturuara te kene qene protestat e Edi Rames dhe socialisteve te tij, sadoqe ky strukturim ta kete mrekulluar analistin tone te nderuar, une nuk do t’i uroja kurre zotit Basha qe edhe ne mendje, madje, t’i shkonte per te bere te tilla protesta.
      Sepse, protesta te tilla te cojne ne nje pushtet, sic eshte ky i sotmi. Eshte me detyrim percaktim kjo.
      Jane keto protesta te mirestrukturuara te Edi Rames, rrenja e pushtetit te sotem; me te korruptuarit dhe inkriminuarit qe ka njohur historia e shtetit shqiptar.

  2. NIK says:

    PO TË LUMTË , BRE !!!!😀

  3. Lennard says:

    Eshte shume e vertete ajo qe ka shprehur Z.Mero.Bisnesmenet e Ndertimit kane paguar rregullisht Lul-Sumkapucin (apo tarafin e tij te kryesuar nga i Kunati) 20 Euro per 1m2 .Kane grire Para sa nuk ua merr mendja.keta pra jane Spurdhjaket qe E “DUAN SHUME SHQIPERINE DHE POPULLIN E VARFER” Hesap Delenxhinjsh,prandadhe u eshte puqur Ylli i Korrupsionit me Mona Baxhellen dhe Oborrin e Like Floririt.Po te Hane Mune!!! Populli i ka njohur tashma .Po u vjen SOSJA: VETINGU I DAJ SAMIT

  4. Ladi says:

    Ju keni shume te drejte, por kjo nuk eshte nje gje mire per ne, e kam fjalen per vendin tone, eshte fatalitet.
    Nese vazhdon keshtu kjo histori, shancet per te ndryshuar – vetem largohen…, gjynah i madh per shqiptaret e mire.

  5. Komentuesi says:

    Basha ka mbaruar jo vetem si kryetar partie,por edhe si njeri.Ai eshte vetem ta çoshe te lozin kaçole me kalamanjet e lagjes.Nuk bene dote hajer Pd-ke me disa deputet qe jane turpi i saj,si Kelvis Balliu,tyryfyç si i jati,dhe me nje fytyre si te nje handikapati.Po keshtu Salianje me Griden,njeri kurvar e tjetra kurve.Por fajin e mbane e gjithe pd-ke dhe Berisha qe e kane vene kete karafil nr krye te partise.Fati i ps-te.Do s’do do ta pranojme.

  6. myzejeni says:

    Plani tyne me hir me pa hir do bajn çasht e munun për trazina. Kët gja e ka thanë kuçedra monika në televizion se do dali ditën e parë të fillimit të kuvendit për me rrzu qeverinë. Nji ksaj ka koh si po i vlon uji nga kamët,pasi nuk po don me i dorzu nji at pasuni tfitume me shum mune e djersë me ja mar drejtsia sikure Llallës. Mos ti rrejn menja se nuk vjen ma 97,ku me hap tunele e me vjedh pasunin e të tanëve. Në çofse Luli don pushtet,i kjo monik po don me mbrojt e me pshtu nji ato si kan vjedh bashk me tshoqin. Ju pafsha shpejt para drejtsis.

  7. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: July 22, 2018 at 9:56:25 AM EDT
    Mendime me gjuhen e fakteve

    NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …

    – Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se

    – Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
    E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shuts edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
    E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
    Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
    Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
    Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
    Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
    A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
    Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
    Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
    Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
    Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
    “Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
    Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
    Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
    Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
    Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
    Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem numerore, marioneta te Sali Berishes .
    Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
    Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
    Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
    A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
    A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha me zyren e tin e jo me SHQUP !
    Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
    Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
    Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .

  8. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT

    A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET POLITIKE !?

    – Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?

    2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
    3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
    4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
    A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
    Cfare nuk ben Mafia !?
    A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te 600 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi shqiptare kudo jeni !

  9. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: March 19, 2017 at 04:09:24 EDT
    Portret i paautorizuar
    TI LULEZIM BASHA JE NJE P… MASHKULL !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Midis terroristit dhe rrugacit

    Pas thirrjeve tipike terroriste te liderit te opozites se shpartalluar Lulezim Basha per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me dhune, sot lideri i opozites nxori edhe fyrtyren e rrugacit.
    Ai perdori gjuhen e rruges kunder kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe qeverise ne pergjithesi. Nje grusht rrugacesh e duartrokiten kryerrugacin Basha. Nuk mund e nuk mendohet se mund te ndodhe ndryshe me nje opozite ne krize identiteti, ne krize mendesie, ne krize shpartallimi te plote nga vetvetja, ne krize alternativash e projektesh per ndreqjen e vetvetes se pari.
    Vete rruga e cadres qe kane zgjedhur eshte deshmia me e qarte e me plote e kesaj krize totale qe lindi nga kriza e vetvetes dhe e coi Shqiperine nga kriza ne krize deri ne gremine te plote ne cdo fushe e qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, sociale, arsimore, kulturoe, shkencore, shendetesore…
    Nuk ka shenje e simbol me te qarte te kesaj autokrize se gjuha e rruges e liderit te saj Lulezim Basha dhe kryeliderit Sali Berisha.
    Hedhja nga thirrjet lenino- staliniste per permbysje me dhune te nje qeverie demokratike te zgjedhur me vote plebishitare nga nje popull i tere ne kohe paqeje, nga gjuha e te fortit dhe e garipit se Edi Rama e Fatmir Xhafa “duhet te kaloje mbi trupat tane” tek gjuha e rrugacit duke e quajtur jo vetem liderin e mazhorances por krejt ate si “sojsez, i pafytyre …” e epitete te tjera tipike rrugacesh.
    Nuk pritet gjuhe tjeter pervecse ajo e rruges ne nje cader qe ka bllokuar rruget e kryeqytetit dhe dyert e Qeverise, Kuvendit Popullor, dy organizmave kryesore e jetike te nje Republike Parlamentare.
    Vete cjerrjet e zerit, vete thirrjet tipike terroriste, vete gjuha e rruges dhe garipit, te fortit gjithnje me ze te shtjerrur apo mekur flasin per nje gjendje psiko- motore te coroditur deri edhe skizofrenike te Berisha- Bashes !

    Nga “Bande Gangsteresh” e Mafia jashte kontrollit ” ne. ….

    Pse !? Sepse tek Reforma ne Drejtesi dhe sidomos tek shpirti i saj Vetingu Korporata e Krimit te Organizuar Shteteror e Partiak te PDSH-se dhe Sali Berishes shikojne fundin e sundimit te tyre dhe ndeshkimin e pandeshkueshmerise se vetvdhene nga kjo korporate, nga kjo ” Cete Gangsteresh” sipas ” The Times” e “Indipendent” te Londres, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”.
    Si Berisha dhe Basha edhe telallet dhe zhurmuesit e tyre politike e financiare, mediatike e mafioze nderkombetare kane pafytyresine ti drejtohen popullit e te flasin ne emer te tij, Pse !?
    Populli e ka dhene veriiktin e tij, Vendimi ne emer te popullit u dha pese here rradhazi.
    Populli me armen e tij kryesore dhe te vetme, voten e lire i ndeshkoi ashper dhe qarte politikisht dhe juridikisht Sali Berishen e krejt Korporaten e tij te krimit te organizuar e shteteror me nje shumice gati absolute me 23 qershor 2013 dhe me 21 qershor 2015, ne zgjedhjet lokale te parakoheshme te Dibres dhe Ersekes.
    Ate vendim qe e rrenoi korrupsioni dhe impuniteti i dhene vetvetes nepermjet nje drejtesie te sterkorruptuar pikerisht nga politika ala Luigji i 14-te i Sali Berishes, nga gjyqtare e prokurore me kontrate krimi me korporaten e tij e lexoi dhe vulosi me voten e tij plebishitare vete populli.
    Mbi 95 per qind e shqiptarevee perkrahin Reformen ne Drejtesi dhe ligjet e saj me Vetingun si ballin e saj.
    Eshte nje perputhje absolute midis perkrahjes popullore per aleatet tane strategjike SHBA- BE dhe perkrahjen e kesaj Reforme jetike per shqiptaret e Shqiperine!
    Pse !? Sepse aspirata e shqiptareve si popull e si komb ne te gjitha hapesirat shqiptare ishte ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    Keto aspirata ua vodhi bashke me votat jo nje por dhjetra here, keto aspirata bashke me vete Shqiperine ua vodhi dhe plackiti Sali Berisha dhe “banda e tij e gangstereve”.
    Nga “Bande Gangsteresh” e “kjo Mafia krej jashte kontrollit ” gjate mandatit te dyte te Berishes ajo u kthye ne nje Korporate te Krimit te Organizuar Shteteror dhe Partiak te PD-se ne sherbim te klanit familiar she politik te ketij sundimtari, e despoti te korruptuar. Si qeveria dhe PD-ja si shtylla e saj u kthyen ne nje garde pretoriane, ne nje repart ushtarak te familjes bio- politike te Sali Berishes.

    Korporate krimi te organizuar ne cdo hap !

    Gerdeci, CEZ, ARMO, Interkoneksioni me Kosoven, ngjyrosja e naftes… Monopoli i ilaceve, Universitetet e Plepave dhe Akademite e Domosdoves, cdo tender me peshe kalonte nga duart e Gites, Xenit, Jamserbit… me ” bonuse sukesi” te garantuar nga babai kryeminister dhe sejmenet e tij mercenare dhe sherbetore jo vetem te familjes kryeministrore por edhe te mafiozeve ala Nue Kalaj, ala Damir Fazlici, ala Taci, ala dreqi e i biri. qe tallnin sumen me ministrat e tij.
    Vetem me tenderin e naftes Shqiperia i humbi 650 milione euro qe ofroi nje kompani kineze me garanci nga qeveria e superfuqise ekonomiko-financiare e teknologjike boterore , Kines. Ne vend te saj fitoi nje sharlatan e gaztor i familjes, nje mashtrues ala Sude e ala Gjalica, ala Alimucaj e ala Gjenerali Taci Oil !
    E as Sali Berisha e as kelyshi i tij Bode nuk kishin bere asnje verifikim , nuk kishin asnje garanci nga bankat fantazme te sharlatanit Taci me kete pasuri strategjike shqiptare pa llogaritur edhe te pakten 250 milione te tjere nga TVSH-ja , prodhimi i munguar, fitimi i humbur, punesimi i qindra mijera shqiptareve.
    Vetem nga pazaret Argita- Basha- Fazlic Shqiperia humbi reth 150 milione euro investim te nje biznesmeni pakistanez!
    Vetem nga CEZ-i i Xenit Shqiperia i ka humbur ne total rreth 1 miliarde dollare amerikane !
    Vetem nga Interkoneksioni energjitik me Kosoven te dyja i humbin rreth 50 milione euro ne vit X 9 barazi me 450 milione euro per shkak te pazarlleqeve korruptive te Xenit me dajet e tij serbe.
    Vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv qe p[reku dhe rrenoi cdo fushe te ekonomise, financave, investimeve te huaja etj. etj.

    Mafia italiane me e ndershme se mafia berishiane !

    Pas disa sharlataneve amerikane, gjermane, dje Basha dhe Korporata berishiane e Krimit te Organizuar sollen ne cadren e saj edhe ish- senatorin italian Di Bagio’ i akuzuar per pervetesimin e rreth 2.5 milione eurove nga fondet per pensionet dhe ceshtje sociale per te moshuar duke ringjallur te vdekurit, njesoj sic vepronte Berisha e korporata me listat e zgjedhjeve apo ndihmat sociale. me legalizimet qe fakirave shqiptare u duhej te paguanin mijera euro apo dollare, etj. etj.
    Sidoqofte De Biagio eshte mbi njemije here me i ndershem se vete Basha. Ai kishte perfituar vetem 450 mije euro.
    Basha dhe lukunia e hajnave te Berishes vodhen mbi 600 milione euro vetem ne Autostraden e Kombit. Jo vetem kaq Basha u gradua nga kapobandoja si Minister i Jashtem, Minister i Brendshem, kreyeminister i Republikes se Lazaratit, zevendeskrye-ekzekutor i 21 janarit 2011, kryebashkiak i Tiranes me votat e vjedhura te 6 majit 2011 dhe te kryekoministit fanatik enverist Hysni Milloshi.
    E ka goje e leshon be e rrufe kunder Fatmir Xhafajt, nja nga djemte, politikanet, juristet shermbullore shqiptare qe ne rini e deri ne ditet e sotme…
    Pse gjithe ky duf e zjarrmi psikopatike e kukulles se Berishes, Basha dhe vete Sales me qytetare dixhital deri edhe nga Gjermania! Qytetari dixhital Sala i shkruan qytetarit banal Berisha !
    Se pari se Fatmir Xhafa eshte nje autoret dhe regjizoret juridike te Reformes ne Drejtesi dhe te Ligjit te Vetingut, qe i tmerron, i cakerdis , po i cmend subjektet dhe objektet kryesore te saj, Korporaten e Krimit te Organizuar shteteror, familjar, politik te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes,

    Kryekusare e vrastare

    Si njeri edhe tjetri jane kryekriminelet, kryekusaret, kryeekzekutoret e krimit te organizuar shteteror, te denje per Hagen, ku me spiunimet e tyre per llogari e ne dobi te UDB-es serbe, RIA-s putiniste te liderve te luftetareve te lirise se Kosoves Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, etj,,, etj,
    Per te fituar pike tek ata por edhe te Amerikanet Lulezim Basha sajoi e trilloi edhe Shtepine e Verdhe duke i vene nje vule turpi te falsifikuar Shqiperise e shqiptareve si komb.
    Ky hor styerhori i kryehorit dhe Mareshallit te Beogradit dhe Moskes , te UDB-es e KGB-se- RIA-s sovjeto- putiniste, Sali Berishes, ky burrec i pa burre qe i shtjerret ( meket ) zeri si grave llafazane sa here flet, ky i pafytyre pa dine e iman e mashtrues i pacipe, ky dhjeracak qe mbylli dosjen e kusarise se kombit me procedure, rapport mjekesor te rreme dhe me ndihmen e gjykatesve e prokuroreve te sterkorruptuar ala Zagarnjori e Gjin Gjoni, ala Adriatik Palla e plehrat si ata te antidrejtesise Salehiane, na ben edhe trimin edhe te fortin, edhe garipin edhe Matrazovin. ndersa pshurret e mbush poturet sa here i kujtohet Vetingu e Reforma ne Drejtesi. qe me siiguri do te rihapin aferat e tij njera me kriminale se tjetra si Autostrada plackitese dhe Otrantoja atdheshiitese, masakra e 21 janarit 2011 e dhjetra megakrime te tjera te kesaj KORPORATE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRIMIT SHTETEROR E PARTIAK, te partise me te inkriminuar e politikaneve me kryekriminele ne historine e Shqipersie.
    Pas vendimit politik ne emer te tij qe dha vete populli shqiptar me voten e tij te lire plebishitare te 23 qershorit 2013, 21 qershorit 2015, te Dibres dhe Ersekes tani po bien kamanat e vendimit te drejtsise e shtetit ligjor ne emer te asaj vote dhe te vete popullit kunder ketyre kryekrimineleve qe rrine nate e dite duke u rene tupanave te ” dekriminalizimit” dhe ndershmerise ne emer te popullit qe i ka ndeshkuar ne menyren me te fuqishme.

    “Tanket” Vetingut dhe lemeria e hajnave te Saladinit !

    Eshte pesha e ketyre krimeve , korrupsioni, kusarie, plackitje, eshte lemeria e Reformes ne Drejtesi dhe e Vetingut, e jo e kaluara e Fatmir Xhafajt apo Edi Rames, Ilir Metes apo Petrit Vasilit… aresyeja e tmerrit dhe fobise paranojake te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe i shikojne ato si tanke te renda qe po u afrohen perdite e me shume e qe do ti shkelin me zinxhiret e tyre.
    Eshte pshurrja e dhjerosja prej tyre qe e ben aq paranojak Lulezim Bashen e Korporaten e tyre te krimit te organizuar shteteror e partiak sa te deklaroje se Fatmir Xhafaj “duhet te kaloje mbi tru pat” e ketyre banditeve e kryekrimineleve dhe u jep ultimatume jo vetem qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, por edhe te urdheroje presidentin e zgjedhur me vota te shit-blera Bujar Nishani qe te mos dekretoje Fatmir Xhafen si minister te Brendshem. Dhe kapterri Nishani ne fundin e palavdishem te mandatit te tij ashtu po vepron e po vonon… Ai nuk e ben as shurren pa ia shkelur syrin Berisha !
    Keto jane ligjet e xhungles se Korporates se Krimit te Ogranizuar Shteteror e Partiak!
    Pse!? Sepse tek Fatmir Xhafa shikojne simbolin e Reformes ne Drejtesi e Vetingun qe ky sherbetor me kontrate te perkohshme i Berishes dhe bandes se tij jane gati tu shtrihen poshte zinxhireve te fantazise se cmendur te tyre per ti bllokuar e mos lene te kalojne !
    Ndaj ai ben jo vetem terroristin ala ISIS, e guerilasit Kastro- Chegevara, jo vetem Matrazovin, por edhe Kryeministrin e Presidentin, Shefin e Personelit dhe bllokuesin qe emeron e shkarkon ke te doje e kur t’ja doje qejfi si Ajatollah Khomeini i Gazidede Berishes
    Mbi te gjitha arma e mjeti i tij kryesor per demokraci e politike, per Republiken e Re eshte diktati e Ultimatumi, urdheri suprem e stili liderit suprem Sali Berishe Khomeini… Envero- Stalinisti, stili Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vet vulos!

    As Kastro e as Matrazov… nje p… mashkull !

    Larg qofte ! Jane teper 16 vjet te kesisoj sundimi! Shqiptareve u ka ardhe ne maje te hundes me nje Sali Kadaf qe e flaken me perbuzje e ne menyre plebishitare ne koshin e despoteve dhe atdheshitesve !
    Aq me pak mund te pranojne nje sozi te tij qe ka vulen e kontributin e zi ne cdo krim e zezone qe Sali Karaxhici shqiptar u ka bere popullit e shtetit shqiptar, mbare kombit.
    Ndaj mos na bej as diktatorin ultimatumdhenes e as Matrazovin!
    Nje pshurran nga frika nuk mund te jete e as nuk mund te behet kurre as Kastro e as Matrazov e aq me pak kryeminister i nje populli krenar e trim si shqiptaret!
    Te keshilloj vellazerisht qe te vizitohesh tek psikiatri…
    Psikologu eshte per faza shume me te lehta te skizofrenise tende dhjeracake!

    E vetmja gje qe humbni jane parate e… e vjedhura shqiptareve

    Ti e me fort bosi jot Berisha keni frike, tmerr, lemeri nga hija e krimeve pa fund te Korporates suaj te Krimit te organizuar shteteror e partiak ne sherbim te klanit tuaj familjar e politik po aq kriminal sa edhe ju! Ndaj lehni si qente nen driten e henes ndaj hijes suaj… U ka hy frika ne palce!
    Nuk keni asgje per te humbur pervec parave dhe pasurive, tokave dhe pronave, gjakut e djerses qe u kini grabitur e tjetersuar shqiptareve!
    Nuk jane para djerse! Jane para hajnie e kusarie, vrasjeje e krimi!
    Jane para krimi e vrasjesh te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Dorezojuni Drejtesise e ligjit! U ulet me nje te treten masa e denimit te garantuar!
    Para se te kerkoni dekriminalizimin e te tjereve… dekriminalizoni veten fillimisht!
    Mos e bej si gjyshi jot hoxhe: beni cfare them une … e Mos beni cfare bej une!
    Sheroje veten Doktor Berisha! Edhe Lulin e Co…
    Ne dac lexoje Corporation ne dac Company ! Jane njesoj !
    Kurse ti Lul mos na bej as Kastron e as Matrazovin .
    Nuk je as njeri e as tjetri …. Ti je thjesht nje frikacak i pshurrun!
    Shkurt ti Lulezim Basha je nje p… mashkull !

  10. eli-tiv says:

    ..e vertete, Basha nuk mund te jete lider e te drejtoje nje force politike…Ai ka qene i ndergjegjshem per kete prandaj nuk ka bere e do te bej asgje ne kete drejtim…ai e mban ate pozion se mbron e te perfitoj sa te jete e mundur..nuk ka ndergjegjen e nje shqiptari te thjesht..per te kuptuar qe vendi ka interesa baze ku edhe opozita eshte e interesuar…edhe berisha e meta tani ne kete pozicion jane..

  11. kush censuron komentet ?? says:

    Te nderuar moderatorë
    .
    Nuk e kuptoj pse është censuruar ky koment

    Ti thuash sot opozitës vetëm gjobevënëse është nderi më I madh që I bëhet asaj nga mik-armiku I PD Mero Baze..
    .
    Ajo pra banda e Berishes eshte nje ZJARREVENESE CEREKSHEKULLORE E ATIJ vendi qe po pervlohet ne progression gjeometrik ndoshta dhe me ndihme e miqve.
    .
    Eshte e pafaleshme per Meron qe e ka kthyer gazeten e tij ne nje fabrike fekalesh per kohen e Enverit duke e kryqzuar edhe per ca Trifon Xhagjika qe me shume betohej nen emrin Hryshovit se sa per baben e vet.
    .
    Por nqs Mero merret me kufomen Enverit te shekullit kaluar dhe ak mbyllur defterin me KANIBALIN E TIJ BERISHE ne nje linje me xhorxhzorristin enverofag Edi Rama kjo eshte me shume se tradheti kombetare eshte POSHTRIM KOMBETAR.
    .
    Akoma nuk kuptoj pse kazani mediatik ne Shqiperi dhe Enverofagu Edi Rama nuk kuptojne se SKANDALI ME I TMERRSHEM eshte mbyllja e gojes ne burg e Izet Haxhise deshmite e te cilit jo vetem duhet te cojne ne kembe ne SIGURINE KOMBETARE TE SHQIPERISE POR DHE TE EURO-AMERIKES…
    ..
    ME SAKTE PSE EURO AMERIKA E MBRON HAPUR KETE KRIM TE SALISERBIT ?
    .
    PSE EDI RAMA ME KUMBAROT E TIJ NUK NGRE GISHTIN DREJT KRIMINELIT BERISHE POR TALL TRAPIN ME KAMPIN E TEPELENES PARA 60 VJETESH.
    .
    PSE MERO BAZE NUK I DEL NE MBROJTJE IZET HAXHISE TE KERCENUAR NE BURG POR MERRET ME GALLATE OPOZITARE.
    .

    Figura e krimit e të pandehurit Sali Rrahman Berisha

    Në 13 e 14 shtator 1998, duke përfituar nga ceremonia mortore e ish-deputetit Azem Hajdari, PD e kryetari i saj, deputeti Sali Berisha, si dhe persona të tjerë kanë bërë thirrje për përdorimin e dhunës, kanë nxitur qytetarë të ndryshëm për armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forcë të rezidencave qeveritare për përmbysjen e rendit kushtetues”. Godinat u sulmuan duke u djegur dhe shkatërruar, situatë që u cilësohte si grusht shteti

    Pse duhet te arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha ??

    Në bazë të nenit 221 i Kodit Penal , I pandehuri Sali Rrahman Berisha i datelindjes 15 tetor 1944 duhet të përgjigjet penalisht për veprën e mësipërme dhe, duke qenë se krimi i mësipërm, për të cilin akuzohet, është me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe kombëtare për rendin kushtetues dhe se vetë i akuzuari paraqet rrezikshmëri shoqërore të theksuar çmohet se atij duhet t’i vihen prangat ne cdo kohe

    Pse nuk arrestohet i pandehuri Sali Rrahman Berisha per krimine 14 shtatorit 1998…??

    Deponimi i bere nga i pandehuri Sali Rrahman Berisha perpara ish -ambasadorit te SHBA ne Tirane Robert Frouik dhe konsullja e Ambasades Amerikane ne Tirane Susan p. Lively ne ne19 korrik te vitit 1999 eshte ndoshta skandali me i madh dipllomatik per te cilin dhe sot admistrata amerikane dhe vecanerisht ambasada e rruges Elbasanit dhe posacerisht zoti Lu ( tashme ne Qirkiztan)duhet ti kerkojne falje popullit shqiptar qe kane “bashkpunuar m e nje kriminelI te rrezikshem si SERBerisha ?

  12. Thote mero:
    Kjo fizionomi e opozitës së sotme,
    e ka bërë atë të pabesueshme,
    pasi ndërsa hiqet e fortë me ndonjë biznesmen që nuk i paguan më haraç,
    rri sustë para
    të mëdhenjve
    që bëjnë dëme të mëdha !!!
    dhe ajo s’guxon
    t’u përmendë as emrin,
    edhe pse Edi Rama i tall për këtë gjë në Kuvend.
    V.O.
    Bejne deme te medha
    – me pushtetin e Piktorit
    qe po bo …. Shtet!!
    V.o ‘shtet ligjor’ qe pershkruan sakte mero:
    Sharlatani I rradhes /ne fron
    tall Sharlatanin ne pritje:
    Eej, zhuljeeeeete,
    e kom une rradhen me rrjep – ti prit rradhen tate, kur te merzitem une.
    Deri atehere gezo ca gjoba.

Lini një Përgjigje te myzejeni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *