Ronaldo apo Messi? Ja si mendon Ronaldinho

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Messi apo Ronaldo? Është kjo dilema më e madhe e shekullit të 21-të, për të përcaktuar se cili prej tyre është futbollist më i mirë dhe më i kompletuar, ndonëse që të dy kanë bërë historinë tashmë në këtë sport dhe kanë përjetësuar emrin e tyre.

Një tjetër legjendë e këtij sporti, braziliani Ronaldonho është munduar të bëjë një krahasim, në një intervistë dhënë në një emision sportiv në Brazil. Ai ka theksuar se të dy lojtarët janë të kompletuar, por që preferon padiskutim yllin katalanas, të cilin e cilëson “mbret” të këtij sporti.

“Është e vërtetë që edhe Cristiano Ronaldo është një lojtar i kompletuar, por Lionel Messi është mbreti, padiskutim. Shpresoj që ai të luajë edhe për 20 vite të tjera futboll, pasi është i jashtëzakonshëm. Gustot e mia në futboll nuk i përmbush askush më mirë se Messi”, deklaroi Ronaldinho.

Më pas braziliani foli edhe për ish skuadrën e tij, Barcelonën, të cilën ia dorëzoi pikërisht Messit, kur vendosi të largohet për të vijuar karrierën në Serinë A italiane me Milanin. Edhe këtë herë Ronaldinho nuk i kurseu elozhet për Messin, ndërsa tha se është viti i duhur për të triumfuar në Ligën e kampionëve.

“Messi ka hyrë tashmë në historinë e Barcelonës dhe unë do të doja që numri 10 i “blaugranave” të hiqet nga qarkullimi, pasi të tërhiqet argjentinasi. Këtë vit Barça ka edhe Coutinhon, një lojtar me të cilin do të doja të kisha luajtur. Besoj se janë në rrugën e duhur dhe këtë sezon mund të rikthejnë Champions Leaguen në Katalunjë” tha Ronaldindo.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *