“Ronaldo është egoist, nuk do e doja në ekipin tim”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

FILE PHOTO: Soccer Football – 2018 World Cup Qualifications – Europe – Ukraine vs Croatia – NSC Olimpiyskiy, Kiev, Ukraine – October 9, 2017 Croatia coach Zlatko Dalic before the match REUTERS/Valentyn Ogirenko/File Photo

Fakti që sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo nuk arriti të marrë pjesë në garën e UEFA-s të enjten për të parë ish-shokun e tij të skuadrës te Real Madridi, Luka Modriç, të fitojë çmimin e lojtarit të vitit, ka çuar në një debat të nxehtë në Kroaci, të cilin e ka komentuar trajneri i ekipit kombëtar Zlatko Daliç.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, shpesh etiketohet si egoist, ndërsa tani ndihet nën presion, pasi nuk po shënon dot me fanellën e Juventusit në Serie A.

Daliç tha se nuk do të donte të ndërtonte një ekip rreth tij. “Ronaldo është egoist dhe unë kurrë nuk do ta dëshiroja atë në ekipin tim”, tha ai në një intervistë me “Sportske Novosti”.

“Ai është një lojtar i cili mendon se edhe nëse humbet, e vetmja gjë që ka rëndësi është që të shënojë një gol”, vazhdoi trajneri që e dërgoi Kroacinë deri në finale të Kupës së Botës, arritja më e madhe në historinë e tyre.

Sa i përket mesfushorit të Real Madridit, trajneri e përgëzoi Luka Modriç për çmimin dhe tha se ai është krenar për mënyrën se si mesfushori nuk ka ndryshuar pavarësisht nga fama dhe lavdia që ka fituar gjatë viteve të fundit duke qenë pjesë e “Los Blancos”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Ronaldo është egoist, nuk do e doja në ekipin tim””

  1. orient says:

    ..te gjithe ata qe jane kthyer ne te perveçem..kane pasur egon si barometer {pozitive natyrisht}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *