Të gjitha ngjyrat e turizmit të kësaj vere: Një bilanc konkret nga Veriu në Jug

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Veriu në Jug, Shqipëria është një ofertë e larmishme turistike me det, diell, rërë, mal. Duket vendi ideal për një “arratisje” që i ka të gjitha ngjyrat.

 Të huajt i kanë dhënë këtë vit një shans Shqipërisë, duke regjistruar një numër rekord hyrjesh në vendin tonë, por a do të na i falin ata në vijim gabimet tona?


A do t’ia dalë bluja e Jonit dhe Adriatikut, e gjelbra e Lëpushës, Thethit dhe Valbonës, e verdha e ditëve të shumta me diell e sa e sa ngjyra të tjera të natyrës, kulinarisë e kulturës shqiptare të mbysin grinë e problemeve me rrugët, shërbimin jocilësor, çmimet abuzive dhe indiferencën e disa institucioneve?

Nga Nertila Maho

Françeska po shijon një cigare te shkallët e Pallatit të Teatrit të Operës dhe Baletit, fiks përballë Xhamisë së Et’hem Beut. Diç flet me djalin e saj, që nuk tregon më shumë se 16 vjeç, teksa bashkëshorti dhe djali tjetër janë duke parë ende sheshin “Skënderbej”, por duke ndjekur hijet e pakta që ofrohen rreth tij. “Jemi nga Firence dhe erdhëm në Shqipëri për pushime 1-javore, pasi na e rekomandoi një mikja ime shqiptare që jeton në Itali. Përgjithësisht kam mbetur e kënaqur me ato që kam parë. Kemi udhëtuar nga Durrësi dhe drejt Jugut.

Peizazhi është mahnitës. Është mbresëlënës edhe fakti që në shumë fshatra në pjesën e Jugut është ruajtur pjesa e vjetër e tyre, me riparime dhe rikonstruksione që nuk ia humbasin bukurinë. Pastaj keni dhe hotele të lënë përgjysmë ose me një stil që nuk shkon fare me zonën ku ndodhet, që nuk ta kënaq syrin dhe aq shumë por edhe kjo ka të mirën e vet, sepse bën një diferencë mes së shkuarës dhe së tashmes”, shprehet turistja italiane, e cila edhe në këtë vapë gushti ruan një stil të sajin të veçantë, me një shall të lehtë dhe me një veshje “casual”, që bën diferencë. Ajo nënvizon se udhëtimi përgjithësisht ka shkuar mirë dhe ka mbetur e kënaqur nga ajo që ka gjetur në Shqipëri.

“Nuk kemi pasur surpriza të pakëndshme, me përjashtim të ditës së parë, e cila edhe pse u nis keq përfundoi mirë. Ne rezervuam në Tiranë nga Airbnb një apartament, por kur erdhëm këtu, pronari nuk na kishte lënë çelës në dispozicion dhe mbi të gjitha nuk ishte as vetë. Gjithsesi ai bëri të pamundurën që sapo ne e kontaktuam, të rregullonte situatën. Me vonesë, por në fund gjithçka shkoi mirë”, shprehet ajo. Në përgjithësi, hotelet dhe ushqimi kanë qenë të mirë, megjithëse në ditë të veçanta kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi private, sepse ajo duket se ka përfaqësuar më shumë atë që ata donin të merrnin nga kjo përvojë.

Dhe në fakt gjithçka ka qenë perfekte. Pothuajse. Sepse ka edhe disa gjëra që duhet të rregullohen. “Ne morëm makinë me qira dhe kemi shëtitur goxha. Ju keni rrugë shumë të mira, nga njëra anë, dhe rrugë të rrezikshme, nga ana tjetër. Për shembull, ti je duke ecur normal në një rrugë që duket e mirë, por krejt papritur gjendesh para një grope të madhe dhe nuk di sesi të veprosh përveçse të frenosh. Kjo është e rrezikshme. Për zonat e thella e kuptoj që rrugët do të jenë të pashtruara, sepse kjo është deri diku normale për vetë trafikun që kanë. Mendoj se për pjesën e infrastrukturës keni punë për të bërë, ashtu si edhe me mbetjet”, – shprehet ajo.

Françeska nuk është turistja e vetme, si ajo ka me dhjetëra apo qindra në sheshin “Skënderbej” gjatë një dite. Disa turistë të vetëm, disa në çift, disa në grupe të vogla me tre apo katër persona dhe të tjerë me dhjetëra dhe të shoqëruar me guidë. Ja për shembull, pak më tutje, në pjesën qendrore të shkallëve janë të ulura tre vajza. Dy po lexojnë libra, ndërsa tjetra po bën selfie. Pasi i pyesim nëse flasin anglisht dhe marrim konfirmimin që po, nisim të bisedojmë me dy prej tyre. Joana dhe Xhozefina janë nga Gjermania dhe janë motra.

“Në fakt, Shqipëria ishte zgjedhje e babit, ai vendosi që ne të vinim për pushime këtu dhe kemi qëndruar në Tiranë me disa shkëputje në Durrës apo Berat që ishte shumë i bukur. Na pëlqeu Shqipëria, njerëzit janë të dashur, pastaj koha është kaq e mirë. Ka kaq shumë diell, por edhe deti sigurisht. Sa për ushqimin unë nuk jam një fanse shumë e madhe e gjërave të detit që ne kemi porositur në përgjithësi, por picat këtu janë shumë të mira”. shprehet Joana më e madhja mes motrave.
E kështu me radhë mund të koleksionosh pafund histori turistësh që kanë zgjedhur këtë vit Shqipërinë për të kaluar disa ditë. Të huajt janë gati, po Shqipëria a ishte gati këtë sezon për të dhënë më të mirën. Çfarë ofroi këtë verë vendi ynë për turistët e huaj dhe ata vendas?

Ksamili, dashuria e re e të huajve, shezlongu rritje 40%

Kush mund t’i rezistonte tundimit për të shkuar në Ksamil nëse do të shihte atë foton e famshme me blunë magjike të detit dhe tre ishujt. Shumë prej të huajve, kryesisht italianë, nuk i kanë rezistuar duke u vendosur në një nga pikat më në jug të vendit por as shqiptarët nuk kanë munguar. Fredi që kishte vendosur të kalonte aty pak ditë sepse tradicionalisht ka qenë destinacioni i familjes së tij ende të re, tregon se çmimet në raport me vitet e mëparshme janë rritur.

“Ndoshta ardhja e turistëve të huaj ka bërë që të ketë edhe një rritje të çmimeve. Dhomat dikur i gjeje shpesh edhe me 3 mijë lekë tani 4 mijë lekë. Por duket që këtë vit ka pasur disi më pak kërkesa për këto apartamentet informale, sepse të huajt parapëlqejnë hotele disi më me standarde, sepse ne nuk e patëm të vështirë të gjenim hotel ditën që erdhëm, pa asnjë rezervim paraprak. Rritje ka shënuar edhe çadra me dy shezlonge që dikur e gjeje dhe 600 lekë por tani në të njëjtat vende kushton 800 apo 1000 lekë”, shprehet ai.

Edhe pse ka frekuentim të shqiptarëve, dominimin këtë vit në plazhe e kanë bërë të huajt, kryesisht për Ksamilin, ndërkohë që frekuentim të lartë ka edhe Saranda dhe për këtë mjaft të vendosësh që darkave të dalësh për një xhiro në shëtitoren e famshme, sepse për të dalë nga qyteti dhe për të shkuar sërish në Ksamil të duhet një aventurë prej 2 orësh.

Pogradeci “sërish” në modë, por belushkat dhe lakrori u shtrenjtuan

Qyteti i Pogradecit bëhet çdo vit zgjedhja e shumë të huajve dhe shqiptarëve. Ndoshta është një qytet që tërheq tipikisht të njëjtët individë që kthehen me dashuri në qytetin e Liqerit të Lasgushit. Ema, e cila jeton në Tiranë, vendosi që këtë vit pushimet e saj të jenë një listë udhëtimesh e aventure brenda vendit në disa destinacione, mes të tjerave edhe Pogradeci ku shkon çdo vit.

“Unë nuk paguaj hotel, sepse qëndroj te shtëpia e një mikes sime që ka shtëpinë e saj këtu, por nuk është vështirë për të gjetur dhomë. Ajo që kam vënë re është një rritje e lehtë e çmimeve tek ushqimet. Ndoshta nuk është e përgjithshme, por unë bëj diferencën me një vit më parë. Për shembull, një racion belushka që dikur kushtonte 800 lekë, sot kushton 1200 lekë, por ama i kanë shtuar pjatës edhe garniturë. Nga ana tjetër, lakrori që zakonisht kushtonte 800 lekë është bërë 1000 lekë”, – shprehet ajo.

Gjithsesi Pogradeci mbetet një destinacion i preferuar, ku mund të shkëputesh edhe për një vizitë të shkurtër në Korçë apo në Shën Naum. “Kemi vendosur që të vizitojmë Shën Naumin dhe pyetëm për taksi. Mesa na thanë kushton 1000 lekë dhe kjo nuk duket ndonjë kosto e madhe po ta mendosh që do të ndahet mes tre personave”, shprehet ajo. Për ata që ditën duan ta nisin me një mëngjes të bollshëm, Pogradeci ofron mundësi plot. Petulla me mjaltë, omëleta e një seri gatimesh të tjera që janë në një vlerë 300 lekë në restorantet e qytetit.

Vlora, në Lungomare ju pret një ‘Lungotrafik’, por edhe nga Radhima i njëjti problem

Investimi më i lakuar, por edhe i anatemuar i Vlorës, Lungomare duket se ka ndarë qytetarët në dy grupe. Ata që e shohin si diçka pozitive që i ka dhënë një tjetër fytyrë qytetit dhe ata që e shohin si një torturë trafiku.

Për hir të së vërtetës, nëse rruga jote është përtej Vlorës, Lungomare është me një trafik të pafundmë që në rastin më të mirë të kërkon 30 minuta, ndërsa në rastin më të keq kjo kohë mund të shumëfishohet. Të premten e datës 3 gusht, që na u desh ta përshkonim, rreth orës 20:00 na u deshën 40 minuta.

E njëjta situatë u përsërit edhe në datën 9 gusht që nuk është as fund 10- ditëshi, as fund 15-ditëshi. Këtë herë, trafiku në orën 17:30 nisi diku nga Radhima për të vazhduar deri te Liro. Vlora, këtë vit, mund të ketë qenë shumë mirë në disa aspekte sa i përket shërbimit apo paketës më të plotësuar turistike, por trafiku që nxin çdo vit panoramën e këtij qyteti, bëri të njëjtën gjë edhe këtë vit, për të mos folur për rikonstruksionet dhe devijimet e rrugëve brenda qytetit të cilat zënë vend gjithmonë në kulmin e sezonit.

Himara, fatura tatimore vjen para porosisë, por vetëm në bar-kafe e restorante

“Një makiato me qumësht të ftohtë, një normale dhe një ujë pa gaz të lutem”. “Ok” – përgjigjet kamerieri dhe pas dy minutash në tavolinë të vjen fatura 360 lekë. Për porosinë duhen edhe pesë minuta të tjera që të vijë, por s’mund të qahesh për shërbimin. Jemi në një nga Beach-Baret (lokal plazhi) e Himarës. Pas pak shkon tek shezlongu. Nuk vonon edhe aty djali që merret me menaxhimin e çadrave dhe të vjen bashkë me kuponin 800 lekë. Pak a shumë një situatë e tillë u përsërit për të paktën gjashtë ditë në Llaman, Livadh, Potam ku vendosëm të qëndronim gjatë disa ditëve pushim. Kjo situatë e nxitur nga aksioni i tatimorëve, të cilët u hasëm vetëm një herë në terren, duket se ka dhënë efektin e vet të frikës te biznesi në bregdet.

Por jo te të gjithë. Për shembull, apartamenti ku qëndruam me të paktën 4000 lekë nata nuk lëshoi asnjë kupon tatimor për vlerën 24 mijë lekë që arkëtoi nga qëndrimi ynë. Për çarçafë të pastër nuk është se kujtohej njeri, nëse nuk shkoje të flisje me të zotët e hotelit, por nëse i kërkoje i merrje pa problem. Zona periferike në Potam ishte e gjitha me hotele të kësaj natyre ku me 4000-5000 lekë mund të gjeje sa dhoma të doje. Për transport, taksitë informale ishin me shumicë. Përgjithësisht brenda qytetit kushtonte 400-500 lekë. Lili, i cili ishte taksisti ynë përgjatë gjithë ditëve të qëndrimit, tregon se këtë vit në Himarë ka pasur më shumë të huaj por fluksi ka qenë më i dobët në përgjithësi.

“Me aq sa shoh unë deri më tani (fillim gushti) nuk është se ka ndonjë dyndje të madhe. Edhe hotelet që kam si klientë më thonë që ka qenë dobët” tregon ai. Në fakt, një konstatim të tillë mund ta bëje dhe vetë në plazhe. Deri në orën 11:00 apo 12:00 kishte shezlongë të lirë, diçka që në vitet e mëparshme ishte pak më e vështirë. Kjo ishte më e dukshme sidomos në zonën e Livadhit, ndërkohë që po aty mund të shihje të huaj të cilët familjarisht zgjidhnin të qëndronin në çadrat e tyre të vendosura në hapësirat bosh dhe në disa raste edhe konsumonin ushqimin e marrë me vete.

Turistët pushtojnë Korçën, 100 mijë pjesëmarrës në Festën e Birrës

Të gjeje hotel në Korçë në datat 8-12 gusht ishte pothuajse një mision i pamundur. Përveçse çmimet në ato ditë luajnë me një rritje prej rreth 20-25%, në shumë raste ishte e vështirë të gjeje qoftë edhe një apartament të sajuar bosh sa për të futur kokën.

E gjithë kjo ishte efekti i Festës së Birrës e mbajtur tradicionalisht në këtë qytet në muajin gusht. Këtë vit, sipas Bashkisë së Korçës, pjesëmarrja ka qenë më e lartë, duke qenë se festa është organizuar në dy zona te Pazari i Ri dhe te sheshi përballë stadiumit të Qytetit.

Bashkia e Korçës konfirmoi për “Monitor” se pjesëmarrja e regjistruar vlerësohet në 100 mijë persona e shtrirë përgjatë pesë ditëve të kësaj feste me net kulmore dy të fundit. Një pjesëmarrje e tillë mbështetet edhe nga situata e krijuar me strukturat akomoduese ku pjesa e atyre që nuk siguruan dot një hotel në Korçë u vendosën në zonat përreth si Voskopojë, Pogradec, Bilisht. Korça raporton gjithashtu një rritje të përgjithshme të numrit të turistëve në qytet, sidomos ata të huaj që vijnë me grupe, francezë apo gjermanë. Fluksit të shtuar të turistëve po i përgjigjet, nga ana tjetër, biznesi i qytetit, duke investuar në struktura të reja që nuk është vështirë t’i vëresh, teksa ecën rrugëve të qytetit, ndërkohë që ajo që vihet re është rikonstruksioni i godinave ekzistuese duke ruajtur formën e tyre origjinale.

Safari në Bizë, pak mal në Lëpushë, HEC-et në Valbonë fillojnë të japin zhgënjimin

Këtë vit ka pasur një tendencë nga ana e turistëve vendas që pushimet e tyre t’i ndërthurin det dhe mal. Udhërrëfyesit turistikë konfirmojnë këtë tendencë, duke theksuar se tashmë pjesa e pushimeve nuk po konceptohet vetëm si një qëndrim statik në një vend. Kjo sipas tyre, vjen edhe si efekt i alternativave që po shtohen por edhe ndikimit që po japin rrjetet sociale. Artan Gaziu, i cili punon si guidë e certifikuar për Hiking Adventure Club Albania, shprehet se ka një interes në rritje për “hiking” dhe “safari”.

“Interesi është shumë i madh, sidomos për grupe të caktuara që bëjnë hiking (ngjitje në mal) të organizuar. Për shembull ka disa destinacione që po konsolidohen, siç është ai për në Curraj të Epërm. Ky udhëtim është i gërshetuar edhe me ndalesa ku mund të shihen pika të caktuara kulturore, historike ose monumente të natyrës. Destinacioni i Currajt shkon 5 orë me pushime dhe itinerari kalon përmes Liqenit të Komanit dhe kthimi në Lekbibaj, më pas në Curraj të Poshtëm dhe pastaj për në Curraj të Epërm. Të dy këto lidhem me një shteg. Nga aty mund të dalësh ose në Valbonë ose Theth. Ka si turistë shqiptarë edhe të huaj, si çekë, polakë, francezë, gjermanë.

Çekët në Curraj kanë arritur të ngrenë edhe kampingun e tyre dhe e quajnë kampingu i çekëve, ku vijnë çdo vit dhe qëndrojnë për disa javë. Lëpusha ka shumë interes sidomos me ardhjen e rrugës së re deri në Kelmend dhe ka grupe nga gjithë Shqipëria që vijnë në bujtinat e ndryshme të zonës së Lëpushës dhe Kelmendit, sepse udhëtimi është dyditor. Ata kanë mundësi që gjatë këtij udhëtimi të vizitojnë Fushën e Hotit, kullën e Bajraktar Hotit. Ndalojnë në Tamarë, te pjesa e Lumit Cem, ku është një ujëvarë dhe ura e Tamarës.

Vetë Tamara e ka marrë emrin nga gruaja e një gjenerali, ushtarak i bajrakut të Shkodrës që i vuri emrin e gruas. Ka disa vende ku mund të lahesh përgjatë rrugës dhe më pas kalojmë në Selcë. Ka një kanion shumë të bukur, përshkohet nga lumi Cen dhe janë dhe gropat e Selcës”, na tregon Artani. Kjo paketë dyditore kushton 6500 lekë dhe përfshin tre vaktet si dhe fjetjen. Pavarësisht destinacioneve të shumta që bën nëpër të gjithë Shqipërinë, Artani tregon se “mbret” i paketës është shtegu nga Thethi në Valbonë.

“Paketa për Valbonë, edhe pse mbetet më e kërkuara ka filluar së fundmi të japë zhgënjime te turistët, sepse Liqeni i Xhemës dhe Ujëvara në Valbonë nuk kanë ujë, edhe pjesa e mullirit po shëmtohet pasi po kalojnë pjesën e betonit për HEC-et. Lumi ka ndryshuar prurjen dhe ngjyra jeshile ka humbur duke na dhënë një lumë gri” shprehet Artani. Ai nënvizon se ka një rigjallërim për Kanionin e Holtës, ku çdo ditë nga maji në shtator shkojnë mbi 100 persona kryesisht nga Tirana, por ka pasur edhe turistë të huaj si rusë apo çekë. Një nga atraksionet që po merr vëmendje është Biza në Tiranë ku zhvillohet safari në terrene të vështira. “Gjatë ditës së planifikuar për safari vizitohet shpella e Valit, liqeni i Bizës, Mali i Soit. Nisja bëhet në mëngjes dhe kthimi pasdite vonë me një ndalesë në Shëngjergj për drekë”, na tregon ai.

“Tajlanda shqiptare” është vërtet e tillë, por në disa raste mungon siguria

E ashtuquajtura Tajlanda shqiptare, Lumi i Shalës ka shënuar një rritje të frekuentimit, duke shënuar rekordin e tij këtë vit sipas agjencive që organizojnë udhëtimet 1-ditore në këtë lumë. Alda e cila e vizitoi e fundit këtë destinacion tregon se pamja ishte po aq mbresëlënëse sa fotot.

“Nuk jam e zhgënjyer nga ajo që gjeta. Gjithçka ishte ashtu siç duket në foto. Paketa që morëm nga agjencia kushtonte vetëm 2500 lekë. Por përpara mbërritjes tek Lumi i Shalës të duhej të kaloje një aventurë më vete me rrugën. Rruga ishte tepër primitive dhe e vështirë dhe kjo kuptohet se zona është e tillë dhe terren i vështirë. Deri në Koman duhet të shkosh me furgon. Aty merr disa varka që të çojnë deri te lumi. Tek ajo që hipëm ne nuk kishte aspak siguri.

Më pajisën me jelek vetëm pasi e kërkova disa herë me këmbëngulje, ndërkohë që mbushja e varkës ishte më shumë se kapaciteti. Udhëtimi zgjati 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe a la tre herë benzina në mes të liqenit. Kjo ndoshta është diçka që duhet parë, për të rritur pjesën e sigurisë pasi një udhëtim turistik mund të kthehet në tragjedi”, – tregon ajo.

Tek zona e Lumit janë të ngritura dy lokale dhe njëri prej tyre ofron edhe akomodim për 40 persona. Po kështu, për të ngrënë ofrohen menu standarde me kosto 1500 lekë, ku përfshihet sallatë fshati, një supë dhe peshk troftë, e shoqëruar me patate furre. Për ata që nuk donim peshk, zëvendësimi është me mish derri. “Në përgjithësi ushqimi ishte i shijshëm, por paketat ishin të limituara në numër. Nëse nuk kishe marrë ushqim me vete dhe nuk arrije në kohë për të siguruar një paketë te lokali mund të mbeteshe pa ngrënë”, – tregon Alda. Gjithsesi në bilancin total, ajo mendon se udhëtimi për në lumin e Shalës ia vlejti.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Të gjitha ngjyrat e turizmit të kësaj vere: Një bilanc konkret nga Veriu në Jug”

  1. Kalec Dega says:

    mjft u tallet me shqiptaret , tregojani turistave ..se ata tre dite deri ne 1 jave maksimum kalojne ne Shqiperi per ta kujtuar ne boten tjeter….

    Na tregoni ndonje fotografi te hekurudhave shqiptare me trena dy vagonsh ose autobuzat elektrik te Llai Erit….
    ose me mire, rruget e perfunduara (16km vetem) te Rilindjes ….ne 5 vjet pushtet……ose aeroportet e Kukesit, Vlores a rrugen e kombit…..

    1. Aldo says:

      Bravo ju qofte u bete milionera duke mashtruar shqiptaret. Tani turizmin mbajeni per vete se ne po ikim.

  2. Inxh . ENGJELL GU.... says:

    ME NJE RRUGE 4 METRA VAJTJE ARDHJE ,LDIHEN 6 QYTETET KRYESORE JUGORE TE SHQIPERISE ..SALI BEJ BERISHA NDERTOI 2 AUTOSTRADA KRYESORE LUSHNJE -FIER ,EDHE VLORE FIER ..KA 5 VJET QE JO PA QELLIM KY BAY-PAS NUK NDERTOHET ..KUSH ESHTE ARESYEJA ??? GREQIA I KA DHENE ULTIMATUM EDI RAMES QE …N.Q.S KY ZHVILLON TURIZMIN NE JUG TE VENDIT, GREKET MENJEHERE KRYEJNE ZHDUKJEN FIZIKE TE RAMES … PRANDAJ QE NJE TURIST SHQIPETAR OSE I HUAJ ESHTE I DESTINUAR QE MOS TE ARIJE DOT KURRE NE JUG TE SHQIPERISE PER PLAZH ..A NUK ESHTE E VERTETE ??? ATO 8 000 000 EURO QE TE LIDHEN 2 AUTOSTRADAT KRYESORE JUGORE I MUNGOJNE SHQIPERISE ??? JOO ATO JANE 1 DITE E VETME VALUTE QE SJELLIN EMIGRANTET NE SHQIPERI..LIDHJA E DY AUTOSTRADAVE ESHTE GATI ,VETEM DISA PUNIME DITORE E ASFALTIMI KA NGELUR NGA QEVERIA E PARA 6 VITEVE ..TURP TURP E VETEM TURP PER KETE POPULL QE HESHT PER KETO VEPRA MADHORE QE DUHET TE PERFUNDONIN ME MARJEN NE DORE TE PUSHTETIT….

  3. Inxh . ENGJELL GU.... says:

    ME NJE RRUGE 4 METRA VAJTJE ARDHJE ,LDIHEN 6 QYTETET KRYESORE JUGORE TE SHQIPERISE ..SALI BEJ BERISHA NDERTOI 2 AUTOSTRADA KRYESORE LUSHNJE -FIER ,EDHE VLORE FIER ..KA 5 VJET QE JO PA QELLIM KY BAY-PAS NUK NDERTOHET ..KUSH ESHTE ARESYEJA ??? GREQIA I KA DHENE ULTIMATUM EDI RAMES QE …N.Q.S KY ZHVILLON TURIZMIN NE JUG TE VENDIT, GREKET MENJEHERE KRYEJNE ZHDUKJEN FIZIKE TE RAMES … PRANDAJ QE NJE TURIST SHQIPETAR OSE I HUAJ ESHTE I DESTINUAR QE MOS TE ARIJE DOT KURRE NE JUG TE SHQIPERISE PER PLAZH ..A NUK ESHTE E VERTETE ??? ATO 8 000 000 EURO QE TE LIDHEN 2 AUTOSTRADAT KRYESORE JUGORE I MUNGOJNE SHQIPERISE ??? JOO ATO JANE 1 DITE E VETME VALUTE QE SJELLIN EMIGRANTET NE SHQIPERI..LIDHJA E DY AUTOSTRADAVE ESHTE GATI ,VETEM DISA PUNIME DITORE E ASFALTIMI KA NGELUR NGA QEVERIA E PARA 6 VITEVE ..TURP TURP E VETEM TURP PER KETE POPULL QE HESHT PER KETO VEPRA MADHORE QE DUHET TE PERFUNDONIN ME MARJEN NE DORE TE PUSHTETIT….QEVERIA TE NISE PUNIMET MENJEHERE ,SE DO VIJE DITA QE VETEM PER KETE AKT TE SHEMTUAR ARMIQESOR ,DO GJYKOHEN JO VETEM RAMA ,POR EDHE DISA TE TJERE QE RINE NE HIJE E BEJNE LOJEN E SHEMTUAR E TE DEGJENERUAR ,,,,,,

    1. Tani says:

      @Inxh. Engjel Gu… Keto qe thua zotrote jane idiotizma. z. Rama sapo ka shpallur autostradat e jugut dhe do te ndertohen, perfshire edhe bypassin e Fierit dhe tuneline Llogarase. Mos hidh helm te kote. Do te te vije turp per keto qe thua kur te shikosh se si do te behet jugu ne 2-3 vjet.

  4. inxh .ENGJELL GU.... says:

    JU LUTEM BOTOHINI KOMENTET

  5. HERA says:

    PO C’FARE TURIZMI ,,,,NUK BEHET TURIZEM PA RESORTE DHE HOTELE ME 5 YJE,,,NE MAJORKA NJE CADER KUSHTON 45 EURO,,,,,SEPSE ATJE I KA TE GJITHA TURIZMI,,RRUGA QE TE VISH,,,PARKINGE KU TE LESH MAKINEN,,,HOTELIN DHE RESORTIN KU TE FLESH ME UJE ,DRITA,PISHINA,SHERBIM,,SIGURI QE TE MOS TE VJEDHIN,,,QYTETE TE RREGULLUARA ME SEMAFORE DHE KULTURE NE TRAFIK,,,NJEREZ QE TE SILLEN ME RESPEKT ,,,TE NE QELLOJNE ME ARME NE MES TE VLORES,,,,,NA KA MBETUR AUTOSTRADA NE FIER DHE NUK E COJME DOT DERI NE SARANDE,,,,SEPSE EDI RAMA DHE QEVERIA E TIJ E KA MENDJEN TE VJEDHE DHE JO TE ZHVIDHOJE TURIZMIN,,,,,E BERI LUNGOMAREN NE VLORE ,,POR AJO RRUGE DUHET TE JETE RRUGE LOKALE,,,DHE TRAFIKU PER NE SARANDE TE MOS FUTET ATY POR TE KALOJE NE AUTOSTRADEN FIER —SARANDE ,,QE KUSHEDI SE KUR DO MBAROI ME KETA PISA./////

  6. atdhetari says:

    Shtetezoni pasurite kombetare qe i kemi pafund si gazi, nafta, mineralet.Enver Hoxha me kero pasuri ndertoi shtet dhe ushtri. Shtetezojini dhe shfrytezojini me kriter merrjuani te huajve dhe boll na cate derrasat me turizem. Doni te hiqni vemendjen nga koncensionet na shisni turizmin si zgjedhje. Shtetet qevaren mha turizmi falimentojnr.

  7. atdhetari says:

    Shtetezoni pasurite kombetare qe i kemi pafund si gazi, nafta, mineralet.Enver Hoxha me kero pasuri ndertoi shtet dhe ushtri. Shtetezojini dhe shfrytezojini me kriter merrjuani te huajve dhe boll na cate derrasat me turizem. Doni te hiqni vemendjen nga koncensionet na shisni turizmin si zgjedhje. Shtetet qe varen nga turizmi falimentojne

  8. M.... mecos says:

    Ky Inxh..Engjell GUGASHI a GUGOLLI, a ku ta dim si e quajn, vetem ENGJELL nuk eshte ky, Ky do jet nonji SORRE e sali TALEBANIT, se s’ka mundsi nje qe duhet te ket syt ne balle te flasi pallavra… o gugash inxh.. sorra ke rrug filloj saliu jote dhe e mbaroj me thoj vetem 1!!!!!???????????? po ti duhet te jesh nonji hajdut te rrugeve te shqiprise, me ate ANDI TOMAN e DASHAMIR XHIKEN ae more vesh, o sharlatan. YYYYTTTTTTT rrac hajdutesh..

  9. M....Mecit says:

    Pse nuk i nxirni te gjitha KOMENTET!!!!!????? pse ne ju ndjekim gjithmon juve!! kjo dote thote munges respekti per lexusit e te perdicmes tuaj… TURP

Lini një Përgjigje te HERA Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *