Tripletë e Reginaldos, Kukësi “fundos” Tiranën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Duhet të shërbente si ndeshja e kthesës për të dyja skudrat, por në fund fati i buzëqeshi Kukësit, për meritë edhe të sulmuesit mozimbikas Reginaldo.

3-golëshi i parë i bomberit afrikan me fanellën e Kukësit i dha fitoren e parë skuadrës së Cunbgut në këtë sezon dhe fundosi Tiranën e Ze Marias që ka grumbulluar vetëm 1 pikë pas 3 ndeshjeve të para dhe lë pas në renditje vetëm Luftëtarin.

Në Loro Boriçi përfundoi gjithçka me fitoren 3-1 të Kukësit, një ndeshje e zgjidhur shpejt nga verilindorët ndërsa për Tiranën e vetmja notë pozitive ishte gjetja e golit të parë në të këtë sezon që erdhi nga këmbët e talentit 17-vjeçar Muçi.

Kukësi arriti të zhbllokonte shumë shpejtë shifrat, pa u mbushur ende 2 minuta lojë, me Reginaldon që përfitoi nga një kundërsulm vrastar i vendasve duke vallzuar edhe me një mbrojtës kundërshtar për ta kaluar topin poshtë trupit të të rikthyerit të madh te bardheblutë Ilion Lika.

Në sekondat e fundit të shtesës në pjesën e parë, një krosim i Zguros gjeti kokën e sulmuesit mozambikas i cili shënoi edhe golin e dytë personal duke dyfishuar shifrat. Në fillimin e pjesës së dytë trajneri i kryeqytetasve Ze Maria bëri 3 zëvendësime të menjëhershme duke aktivizuar edhe të riun Muçi i cili në minutën e 61-të u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të realizuar golin e parë të Tiranës.

Por sfida u rihap për vetëm 3 minuta sepse Reginaldo në të 64-ën me një goditje të saktë nga brenda zonës vulosi suksesin e Kukësit që mori fitoren e parë në këtë sezon dhe u ngjit në kuotën e 4 pikëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *