Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë, paralajmërimi: Dua rezultate, ndryshe...

2 Shtator 2018, 19:15Kronika TEMA
Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë, paralajmërimi:

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër ku mbeti i vrarë biznesmeni 30-vjeçar, mësohet se Fatmir Xhafaj ka mbledhur drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime për BW bëjnë me dije, se mbledhja u thirr pas ngjarjes së Tiranës (plumbave ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala) dhe asaj të Shkodrës (ku u vra një biznesmen).

Në këtë mbledhje mësohet se Xhafaj u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të ndërmarrin masa të ashpra reaguese.

Thelbi i takimit ishte apeli për angazhim maksimal në funksion të luftës ndaj krimit, duke u referuar tek ngjarjet e fundit.

Të njëjtat burime, bëjnë me dije se Ministri kërkoi me force rezultate konkrete nga te gjithe strukturat, hetim të shpejtë dhe te gjithanshem si dhe efikasitet në punen hetimore, përmes bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligj zbatuese Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshem Ardi Veliu, largimin nga Drejtorite Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve te paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim.

2 komente në “Xhafaj mbledh me urgjencë drejtuesit e policisë, paralajmërimi: Dua rezultate, ndryshe…”

  1. mali robit says:

    Deri kur prisni rezultate zoti minister , deri kur ???? ohhhhh me falni harrova ore vllai i gonit , ik ore qelbesira, se njesoj jeni te gjith paperjashtim , ps-pd-lsi =pk , ju shkaperdheft klina ropt … ne keto zgjedhje do ju qime ne bythe te gjithve , me mire kryeminister sazan guri e jo me ju ropqira .

  2. Zambi says:

    Aman mos filloni ndonje operacion tjeter se do e forconi krimin me shume. Keshtu u tha dhe per operacionin e famshem Forca e Ligjit po tani po del qe krimi u forcua e jo ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje