Arben Çuko shkarkohet si drejtor Burgjesh, në vend të tij ish-kryebashkiaku dhe ish-zv.ministri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-deputeti socialist Arben Çuko, është shkarkuar si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Në vend të tij është emëruar ish-kryebashkiaku i Sarandës dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Çipa.

Në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë, bëhet me dije se kjo lëvizje bëhet me qëllim përmirësimin e punës.

“Largohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa.

Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Arben Çuko shkarkohet si drejtor Burgjesh, në vend të tij ish-kryebashkiaku dhe ish-zv.ministri”

  1. Edi says:

    E ndriti Cipa si kryebashkiak e si zv.ministër….. Ju duhet të fortët e burgjeve për zgjedhjet, bravo G99-ta

  2. Shigjeta says:

    Mire shkruan komentuesi me inicialin edi , nuk bejne dot pa Stefan Cipen zoterinjte e PS-se ??? Stefani ketu, Stefani atje , Stefani posht , Stefani lart , sa qe kryebashkiak futi ne pune gjith piluriotet ne bashki e kudo ku i shkonte , u kritikua ashper nga kryeministri i sotem , duke i thene gjate nje vizite ne Sarande se kish bere gabim te madh qe e kish propozuar per kryebashkiak , dhe tani ??? Stefani prap perpara , po veni ndonje te ri , qe ka energji per pune , Stefani e ka mendjen te vjedhe ………tunduni eeeeeeeee tunduni se do ju fitoj Lul pordha , nuk do kete diskiminim me te madh te te fitoje Lul pyka , megjithate kujdes i madh , se keto gabime sjellin aksdentalisht opoziten e sotme ne qeveri , ashtu sic ndodhi ne 2005-en kur lamashi Fatos Nano solli ne pushtet kryehajdutet dhe kryekriminelet Sali Berisha dhe Ilir Meta …….tung

  3. ali says:

    Se pari Arben nuk beri asnje reforme ne burgje, por e kishte mendjen vetem per dreka dhe qoka. Stefani NUK MUND TE ARRIJ SUKSESE me shefa policie te korruptuar si ne Lezhe Kruje, 302, apo specialista ne drejtori si Femua Kamberi IliriI Nazua ca te rinj pa eksperience te cilet jane te denuar, spiune dhe kameleone apo hajdute qe ne cdo sistem mbijetojne fale veprimeve te dyshimta morali dhe antiligjore.
    Duhet reforme e thelle me specialista te mirefillte dhe te pakorruptuar

    1. Lezha says:

      Normal që ky sistem nuk mund të bëhet me te korruptum por mos përment emra të nderum me eksperiencë 20 vjeçare. Ky sistem përdhoset për ditë nga nga shokët e tu që keni ndrysh me qen mashkuj edlirin, Dashin, Fredin, Genci, kryetarin e sindikatës policave dmth një tufë hajnish dhe janë gjithë.loja në drejtori e plagëve dhe trenave.

  4. Dean says:

    U be Stefani si Maku,Stefan atje,Stefan ketu.. Nje njeri qe mendohet se i ben te gjitha perfundimisht nuk ben asgje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *