Balla dhe Xhafaj i përgjigjen kreut të opozitës: Vrasjet në Shkodër janë më pak edhe gjatë kohës kur Basha ishte ministër i Brendshëm

3 Shtator 2018, 18:41Politika TEMA

Ndërkohë që opozita është mbledhur në Shkodër në nisje të sesionit parlamenetar, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se krimet në Shkodër kohët e fundit duhet të zbardhen dhe autorët të ndëshkohën. Për këtë ai i bëri thirrje ministrit Xhafaj që të reagojë.

Duke bërë një bilanc të vrasjeve në Shkodër, Balla tha se ato janë më të pakta sesa në mandatin kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.

Në 2010 kur ministri i Brendshëm ishte Basha ato arritën në nivelin më të lartë, 18 vrasje. Krahasuar me një shifër 8 vrasje gjatë tetë mujori janar-gusht 2018. Edhe gjatë 2012 ka qenë një numër i lartë 18 dhe mesatarja ka qenë 15 vrasje në mandatin e dytë dhe të fundit të PD krahasuar me një numër 9  mesatarja gjatë mandatit tonë të parë. Vrasjet në Shkodër duhen zbuluar dhe ndëshkuar menjëherë dhe sa më parë. Zoti Ministër i Brendshëm ne kemi besim te puna juaj dhe e policisë dhe presim menjeherë reagimin, sa më të shpejtë dhe të fortë, një përgjigje kuptim plotë ndaj kudo që ka gisht në shqetësimin e qytetarëve shkodranë”, deklaroi Balla

Ndërsa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni paralajmëroi se në muajt shtator dhe tetor do të goditen disa prej grupeve kriminale.

Ndërsa në lidhje me vrasjet e fundit, kryesisht në Shkodër, Xhafaj tha se janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund ketyre ngjarjeve të rënda. Ndërsa tha se opozita ka zgjidhur kauzën e gabuar dhe se po bën sulm agresiv të qëllimshëm.

Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që shumë shpejt do të përgjigjen para ligjit si autorët, ekzekutorët e tyre ashtu edhe nxitësit e këtyre ngjarjeve të rënda. Kjo sa i përket përgjegjësisë sonë shtetërore dhe përgjegjësisë përballë qytetarëve të Shkodrës. Sa i përket opozitës kanë zgjedhur një kauz të gabuar. Parasëgjithash do të duhej të jepnin llogari përpara qytetarëve të Shkodrës për sigurinë dhe rendin në periudhën që ata kanë drejtuar vendin”, tha Xhafaj.

Ministri bëri dhe një krasim me ngjarjet e rënda të cilat kanë ndodhur në Shkodër gjatë kohës që qeveriste PD që sot është në opozitë.

“Vrasjet me dashje në Shqipëri në mandatin e parë të PD kanë qenë rreth 230 vrasje, me një mesatare 58 vrasje në vit. Në mandatin e dytë në një mesatare prej 72 vrasje në vit. Në mandatin tonë të parë mesatarja e vrasje ka qenë 43 dhe për këtë vit deri në këtë moment që po flasim janë 24. Kjo është arsyeja që ne jemi përfshirë në një luftë intenisve me grupet kriminale. Kemi bërë një skanim të plotë të tyre, një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje, as pardje por që e kanë zanafillën me vite të tera me aktivitet intensiv. Kemi goditur një pjesë të konsiderueshme të grupeve kriminale”, vazhdoi më tej Xhafaj.

Numri 1 i Ministrisë së Brendshme bëri dhe një deklaratë të fortë duke thënë se “Gjatë muajit shtator- tator në saj të provave që kemi mbledhur dhe punës intesive që kemi bërë jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve krimianel. Ne do të vijojmë me përgjegjësi luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve krimianale. Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar dhe do të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete në një luftë pa kompromis me të gjitha grupet kriminale të çfarëdo qofshin dhe kudoqofshin”, deklaroi Xhafaj.

6 komente në “Balla dhe Xhafaj i përgjigjen kreut të opozitës: Vrasjet në Shkodër janë më pak edhe gjatë kohës kur Basha ishte ministër i Brendshëm”

  1. luani u.s.a. says:

    Vlen te theksohet se eshte absurde dhe qesharake deklaratat e zyrtareve te larte ne Shqiperi sic jane kryeministri,ministri i rendit…, qe deklarojne se ne Shqiperi vrasjet jane me pak se ne te kaluaren,kurse cdo dite ne Shqiperi ka vrasje,aksidente,vjedhje,kontrabande droge me kete ka falimentuar shteti dhe populli…!!!

    1. prizem says:

      Di ndonje metode tjeter ti luani u.s.a se ne te ghithe boten perfshire dhe USA bilanci i krimit behet me statistike…apo edhe USA dhe populli amerikan ka falimentuar.

  2. Ardi says:

    Lere opoziten o Xhafe se opozita ate pune ka. Te bej gam gam kot.

  3. merti says:

    Ku kemi opozit. Ata jane ca ish pushtetar miliardera qe sot na bejn der der dhe na mbajn moral per jeten dhe rendin e sigurine nga shkodra.

  4. Uran says:

    E di i madh e i vogel i ksaj rrepublike se cfare qellimi ka basha dhe cfare administrimi i beri Ministrise se Brendshme kur ishte minister qe u mbush vendi me te vrare e me droge kshu qe mos humb kohe kot me te miku im

  5. luan says:

    hajde llogjike hajde..
    nqs do mateni me te kaluaren e afert ku ishte bashsa minister rendi perse nuk mateni me te kaluaren e larget ku ishte xhaxhi npushtet?
    nuk them qe basha ka te drejte po mos kini pd si pike referimi se eshte afermendesh qe jemi me mire se ne 97-ten..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje