Deklarata e fortë e Vuçiç: Duhet të largojmë urrejtjen 200 vjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta largojnë urrejtjen 200 vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve.

Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë detaje lidhur me debatet për korrigjimin dhe shkëmbimin e territoreve me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se është shumë e vështirë që të arrihet një zgjidhje, por se e ka shumë të rëndësishme që të mbetet e shkruar ajo se çfarë kemi mundur të kemi dhe se gjithçka që ka folur e bërë do të shkruhet në histori.

“Të gjithë më pyesni për kufijtë por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Ne themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur.

Në këtë situatë secili e vendos kufirin e vet. Por, a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi duke larguar kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjet 200 vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari.

Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të merremi vesh si duam të jetojmë dhe jo dikujt tjetër t’i plotësojmë dëshirat”, është shprehur Vuçiç.

Ai dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në vendkalimin kufitar mes dy vendeve, në Tabanoc afër Kumanovës përuruan një pikë të përbashkët doganore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq kanë shpalosur së fundmi idenë për korrigjim të kufijve. Thaçi e Vuçiq do të takohen më 7 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Deklarata e fortë e Vuçiç: Duhet të largojmë urrejtjen 200 vjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve”

  1. Kalec Dega says:

    200 shekullore? Pjesen tjeter ja ka hequr me mik Ramuti dhe Ilir Meta, miqte e Serbve.
    Serbet u pushtuan nga Turku dhe jo Shqiptari por me Turkun nuk kane armiqesi 500 vjecare. Turku ka byrazera shqyptaret por me Serbine ka maredhenie te ngushta dhe te perbashka miqesore.Ne Shqiperi Turqia nderTon xhamia, ne Serbi fabrika e uzina.

    Ne fund et fundit, cna intereson se cfare deklaron nje serb per Shqiptaret.Ata na kane nevoje dhe jo anasjelltas.Nuk eshte keq te kemi maredhenie ekonoike por sdo te thote ti lutemi ,falemi apo perulemi Serbeve te ardhur ne Ballkan.

    Sa per Kosoven, pune e tyre, sna intereson .Kosova eshte shtet dhe republike me vete me Thac , Hajredin, Mustafa e Albin, pra nen udheheqjen e Turqve shqiptare.

Lini një Përgjigje te Kalec Dega Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *