FOTOT: Bllokohen dy restorante si në mesjetë, ja kuzhinat nga ku ushqeheshin qytetarët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi tre subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Konkretisht, gjatë kontrollit që DRAKU, Gjirokastër ushtroi në subjektin me aktivitin “restorant” “Ana Beqiri” Çarshovë, Përmet u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa në restorantin “Altin Naçi”, Çarshovë, Përmet u konstatua se mungonte gjurmueshmeria dhe etiketimi i produkteve ushqimore.

Ndërkohë edhe nga DRAKU, Tiranë është evidentuar një subjekt me aktivitet “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” pranë sheshit Willson i cili ushtronte aktivitetin në kushte jashtë çdo standardi dhe me kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndaj subjekteve “restorant” “Ana Beqiri” dhe “Piceri/Emiljano Hysenbelliu” u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Ndërsa ndaj subjektit restorant “Altin Naçi” u mor masë administrative gjobë 150.000 lekë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

2 komente në “FOTOT: Bllokohen dy restorante si në mesjetë, ja kuzhinat nga ku ushqeheshin qytetarët”

  1. adeci says:

    Po cfare do kontrolli ne Carshove nuk e kuptoj, kush vete ha atje, shikoni a derezinj Tiranen, Durresin, Vloren etj.

  2. TITI says:

    JA QINI MOTREN KALBENI NE BURG SHKERDHATEN PLERA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *