FOTOT/ Këngëtarja e njohur tregon varësinë ndaj seksit: Kam qenë e fiksuar dhe s’më vjen turp, paguaja prostituta për të kryer marrëdhënie

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Ndihesha e humbur dhe e vetmuar, ndaj kam bërë seks me disa prostituta gjatë kohës që isha në turne.”

Ky është rrëfimi shokues i Lily Allen. Tani këngëtarja thotë se i ka hedhur pas krahëve momentet e errëta të jetës së saj, por në 2014-n, gjatë periudhës së krizës me bashkëshortin Sam Cooper, krizë që solli edhe ndarjen e çiftit, ka provuar gjithçka për të humbur pak mendjen.

“Nuk jam krenare për çfarë kam bërë, por as turp nuk më vjen”, ka shkruar në Instagram këngëtarja.

Tabloidi britanik “Mail On Sunday” ka publikuar disa pasazhe nga autobiografia e Lily-t, e cila pritet të dalë më 20 shtator.

Në librin “Mendimet e mia ekzaktësisht”, kantautorja tregon ‘pa dorashka” për jetën e saj mes seksit, drogës, aborteve, tradhtive, depresioneve, ndarjeve dhe divorcit.

Allen rrëfen 33 vitet e saj të jetës dhe nuk ‘kursen’ askënd, duke nisur nga i ati, ‘fajtor’ që la të ëmën kur ajo ishte vetëm 4 vjeç, rrjedhimisht përgjegjës për një fëmijëri rebele në të cilën ndërroi 13 herë shkollën në 10 vjet, iku nga shtëpia dhe braktisi studimet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

1 komente në “FOTOT/ Këngëtarja e njohur tregon varësinë ndaj seksit: Kam qenë e fiksuar dhe s’më vjen turp, paguaja prostituta për të kryer marrëdhënie”

  1. Pajdhany Me čibuk says:

    E paska bo luadhin e pajdhit fush beteje si termopilet ku n ngel ushtar pa u perul …n luft

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *