Jari shpjegon 10 arsyet, përse duhet nisur revolucioni nga Shkodra

Pas fillimit të sezonit parlamentar të PD-së nga Shkodra, Jari bëri një postim për të shpjeguar aryset përse opozita duhej ta niste nga Shkodra.

Shpjegimi gjendet tek vargjet e Fan Nolit lidhur me revolucionin e Qershorit.

“Që nga Shkodra deri në Vlorë, o me vota, o me zor…”, shkruan Jari.

Dhe më poshtë vazhdon sqarimi i tij:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Arsyeja përse Luli duhet të niste betejën e madhe nga Shkodra lidhet me vargjet lapidare të Nolit, të cilat janë shumë aktuale sot: “Që nga Shkdora, deri në Vlorë.’

Sot më shumë se kurrë ka ardhur koha për një revolucion demokratik, edhe pse kjo datë përkon me krijimin e Mbretërisë.

Por shkuarja në Shkodër ka disa simbole.

E para, është kjo që thashë, për të krijuar idenë e nisjes së një revolucioni.

E dyta, ka një arsye të madhe. Ju e dini se armiqtë e PD, me ne krye zonjën Topalli, duan me nis nga Shkodra betejën kundër Lulit.

Topalli ka dy ditë që del në media dhe ka krijuar idenë se Shkodra është kundër Lulit.

Shkuarja në Shkodër është për të shuar vatrën e reaksionarëve që duan të marrin PD-në dhe për të eleminuar Lulin nga udhëheqja.

E treta, është se Doktori është i lodhur dhe nuk mund të vinte deri në Shkodër.

Po të shkonim në Tiranë, ai do dominonte Kuvendin dhe do krijonte imazh të keq.

E katërta, se Luli ka qenë shumë i angazhuar ditët e fundit dhe nuk e kishte bërë dot gati fjalimin për Kuvend.

Plus që ishte dhe ai betimi që Rama duhet të kalonte mbi trupin e tij, dhe nuk kishte lezet të shtrihej që ditën e parë.

E pesta, është se ne kemi informacione që Rama po përgatit një sulm me procesin e “Babales”, dhe mund ta bënte që sot në Kuvend.

Për të mos e nisur ters, ishte më mire ikja në Shkodër.

E gjashta, ka të bëjë me sigurinë e opozitës. Të vetmit që na dhanë garanci të flisnim, ishin mbështetësit tanë në Shkodër.

-Këtu mund të përmendni kë të doni, se nuk u nget kush, na thanë.

Në Shkodër për një muaj janë vra 6 vetë për të cilët thonë që kanë qenë persona problematikë dhe kanë akuzuar disa themelues të PD si autorë.

Kështu që me ikjen e  tyre, jemi ndjerë më të qetë dhe më të sigurtë.

E shtata, është se në Shkodër kena hotelin tonë dhe nuk i pagujmë lekë atyre për mbledhje.

Dhe kjo ka rëndësi në kushtet financiare ku gjendet opozita.

E teta, është se drekën e kishte marrë përsipër çuni i Fahros, të cilit ja kishte mundësuar një shok i babit me LSI-në.

E nënta, është se kush të dojë mund të flejë dhe pa lekë tek hoteli ku u zhvillua mbledhja në darkë.

E dhjeta, është se Voltana kishte kohë pa e takuar Lulin nga afër.

Për të gjitha këto arsye, Basha mendoj se ka të drejtë që e çeli sesionin parlamentar nga Shkodra.”

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...