“Jeff Bezosi i Kinës” arrestohet për ngacmim seksual në SHBA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një nga njerëzit më të pasur të Kinës është arrestuar nga policia amerikane në Minesota për ngacmim seksual.

Liu Qiangdong, themelues i gjigantit të shitjeve online JD.com, u arrestua nga policia e Mineapolisit të premten pas mesnate dhe u lirua të nesërmen.

Miliarderi që njihet si Jeff Bezosi i Kinës dhe ka qenë konkurrenti kryesor i perandorisë Alibaba të Jack Ma.

Nuk janë bërë të ditura detaje në lidhje me shkeljen që ka kryer biznesmeni kinez, i cili në Amerikë njohet edhe si Richard Liu.

Vitin e kaluar, ai u rendit i 18 në klasifikimin e “Forbes” për njerëzit më të pasur në Kinë.

Zëdhënësi i policisë, John Elder, tha se Liu është liruar pa paguar garanci, pasi autoritetet kanë besim se mund ta gjejnë në rast se është e nevojshme.

Ndërkohë, në një njoftim në faqen e kompanisë së tij, pretendimet për ngacmim seksual cilësohen të rreme dhe thuhet se për këtë do të ndërmerren veprime ligjore.

Edhe pse ai nuk është akuzuar asnjëherë më parë për ngacmim seksual, në vitin 2015 u raportua për një episod të tillë në një nga pronat e tij në Australi.

JD.com është konsideruar si një nga konkurrentët kryesorë të Alibabës.

Në qershor, Google investoi 500 milionë dollarë në kompani, duke i siguruar kompanisë akses në tregjet jashtë Azisë. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *