“Kaçi i Bardhë” thirrje shqiptarëve: Ngrihuni në revolta masive dhe të pandalshme, rrëzoni regjimin diktatorial të Ramës

Që pas përjashtimit nga lista “Basha”, Kastriot Islami është shndërruar në një “trajner” publik ku stërvit ligjvënësit opozitarë mbi betejat e reja politike.

Ai i sugjeron që të ngrihen në revolta masive dhe të pandalshme për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij qeveritar.

Ish-deputeti socialisto-demokrat, gjykon që qeverisja “Rama” është diktatoriale dhe nevoitet një kryeministër i ri.

“Edi Rama ja mbyllur të gjitha mundësitë veprimit institucional opozitar dhe shprehjes publike të mendimit opozitar. Ai ka paralizuar dhe vrarë çdo mundësi reagimi demokratik. Ai ka shkuar aq larg sat ë komprometojë dhe zyrtarë të lartë të huaj që merren me zhvillimet në Shqipëri.. 

Për rrjedhojë, hapësira e veprimit opozitar është ngushtuar në ekstrem. 

Opozitës dhe qytetarëve nuk ju ka mbetur gjë tjetër, ose të nënshtrohen dhe të pranojnë vendosjen e një regjimi diktatorial hibrid.

 Ose të ngrihen në revolta masive dhe të pandalshme deri në largimin e këtij regjimi të rrezikshëm që po vjedh pronën publike dhe po boshatis vendin nga shqiptarët”, thotë Islami. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...