Kë trimëroi opozita në Shkodër?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Nuk jam kundër gjesteve si ai i opozitës sot, që shkon në një qytet, ku ka probleme me sigurinë. Gjashtë vrasje brenda muajit janë shumë për një qytet, sidomos kur janë pa autor. Në këto raste ka shumë rëndësi rritja e besimit të qytetarëve dhe vrasja e frikës.

Shkuarja e opozitës në Shkodër mund të justifikohej vetëm me këtë qëllim. Nëse ajo ka informacione se krimi është i mbrojtur politikisht, ajo duhet të shkonte sot në Shkodër dhe të artikulonte emra konkretë kriminelësh.

E di që nuk është e lehtë, por opozita mbi të gjitha është mision, nuk është burokraci shteti. Dhe misioni i saj është t’i mbajë qytetarët me shpresë, dhe në qytete problematike si Shkodra.

Shkuarja e Bashës në Shkodër, nuk i trimëroi dot qytetarët. Ata nuk dëgjuan ndonjë gjë të re nga ato që do të dëgjonin, edhe sikur Basha të ishte në sallën e Kuvendit.

Të sulmosh Fatmir Xhafajn e Taulant Ballën është e lehtë, se ata janë politikanë, dhe nuk rrezikojnë njeri. Pastaj i takon në kafe të Kuvendit dhe u thua mos u mërzitni se kështu e do puna.

Kur shkon në një qytet si Shkodra në emër të rritjes së kriminalitetit, duhet të mendohesh mirë, pasi nuk po shkon në dasëm, por në një vend, ku vrasësit kanë emra të përveçëm, parti politike pas vetes, dhe mbështetje në strukturat e policisë.

Fakti që ti shkon aty si opozitë dhe nuk guxon të përmendësh askënd, ose ke probleme se të thonë ata vendalinjtë se vrasësit janë “tanët”, mos i ngacmo, ose ke frikë prej tyre. Në të dyja rastet, është mirë të mos nisesh kot për udhë të gjatë dhe të bësh atë që mund ta bëje pa lëvizur nga vendi në Tiranë.

Pasi kjo është dhe më keq. Shkuarja në Shkodër dhe ligjërimi bajat për broçkulla që mund t’i thoje në Tiranë, trimëron më shumë banditët e Shkodrës dhe frikëson më shumë qytetarët. Trimëron banditët, pasi u jep atyre një dëshmi që as opozita nuk guxon t’i përmendë, dhe rrit paranojën tek qytetarët se banditët kanë kapur politikën.

Në Shkodër i njohin kriminelët. I njohin dhe ata që shkojnë pas PD-së, edhe ata që shkojnë pas PS-së. E dinë mirë kush vret, kush qëllon në shenjë, e kush ngatërron shënjestër.

Por sot i vetmi që ka ngatërruar destinacion është Lulzim Basha. Ai ose duhet të shkonte aty për të bërë histori, e për të trimëruar qytetarët, ose duhet të mos dilte nga zyra në Tiranë.

Shkodra nuk ka nevojë për spektakle që dëshmojnë frikën e politikës nga krimi. Ka nevojë për betejë kundër krimit.

Dhe kur s’ke bythë ta bësh, të paktën mos bë keq. Mos i bëj banditët të ndjehen të fituar. Nëse s’ta kanë kërkuar si nder!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Kë trimëroi opozita në Shkodër?”

  1. Shqiptari says:

    BRAVO MERO !

    1. Skypion says:

      Takimi i partive opozitare ne Shkoder, pati efekt te menjehershem. Fill pas denoncimit te Bashes, forcat speciale zbarkuan ne Shkoder. Dhe, po bejne patrullim , pikerisht ne ate zone qe zoti Basha e quajti zone ku nuk shkohet.
      Kur flasim per efekt te menjehershem, e kemi fjalen per efektin pozitiv, ne te mire te se mires publike, per vendosjen e rendit dhe sigurise ne zone.
      Keshtu, nga nje i jashtem, zoti Basha mund te shihet sikur te ishte Minister i Brendshem, dhe jo ai qe eshte formalisht.
      Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo. Keshtu ka ndodhur edhe ne Elbasan. Dhe shume here para tij. Ka denoncuar Opozita Frrokun , megjithese pas perseritjesh te vazhdueshme te denoncimit, ka reaguar policia, prokurori dhe me pas edhe gjykatat; po keshtu me Ndoken, me Roshin, me Shullazin…
      Ka denoncuar Opozita, pa eshte vene ne levizje Policia e Shtetit dhe me pas edhe institucionet e tjera.
      Por te mbetemi tek Policia. Tek veren venien ne levizje te Policise se Shtetit vetem pas deklaratave publike te Bashes , te duket sikur ky i fundit eshte Minister i Brendshem , dhe jo Fatmir Xhafa, apo me para ketij, Sajmir Tahiri…!
      Si rastet e meparshme, ashtu edhe ky i Shkodres, provojne katerciperisht qe Policia e Shtetit drejtohet nga njerez, qe ne rastin me te mire, jane peng i organizatave kriminale.
      Nuk ndodh askund, qe Policia e Shtetit te vihet ne levizje, vetem pas denoncimeve te Opozites. Kjo ndodh vetem ne Shqiperi. Sepse, vetem ne Shqiperi, qeveria qeveris ne bashkepunim te hapur me kriminelet, trafikante dhe vrases.
      Fjalimi i djeshem i zotit Basha, ne Shkoder, ishte me te vertete i forte, si asnjehere tjeter dhe, c’eshte me e rendesishmja, ishte shume i vertete ne ato qe thoshte; shume bindes. Edhe pse politik, ai nuk dukej aspak i tille; pikerisht pra, pse ato qe thoshte ishin te gjithe te verteta, te paekzagjeruara.
      Shume qe e kane degjuar, jam i bindur, se kete pershtypje si une kane patur.
      Nderkohe qe Basha denonconte ne Shkoder, ne Tirane, Edi Rama, mu si ndonje nga ata korrozinjte e alush agait, perqeshte dhe zgerdhihej duke leshuar nga ato batutat bajate, jo si lopa bajgen, po si biithmuterit qe iu shpeton vend e pavend.
      Keshtu ka bere perhere sociopati. Pas cdo denoncimi te bere , duke filluar qe me tutoret e prostitutave ne parlament, vazhduar me avionet e droges, me Frrokun, Roshin, Shullazin, Sejdinin, Ballen, Cyrbjen etj etj.
      Opozita denonco – Rama zgerdhihu, tallu dhe perqesh – Policia e Shtetit vihet ne veprim (natyrisht e detyruar nga nje mori rrethanash) …
      Kjo eshte ne thelb cka ka ndodhur keto 5 vite qeverisje socialistash ne raportet mes politikes dhe krimit.
      Pa u denoncuar krimi nga Opozita, Policia nuk ka vepruar, edhe pse kjo eshte nen varesine dhe urdherat e drejtperdrejta te Pozites.
      Pa u denoncuar krimi nga Basha, Policia nuk ka vepruar, dhe shefi i shefit te shefit te Policise se Shtetit, dmth, Edi Rama, eshte tallur, duke qeshur dhe perqeshur denoncimet e Bashes.
      Ketu s’po permendim edhe venien ne levizje te Policise se Shtetit nga Sali Berisha. Ka disa raste. Ai i Shullazit eshte me spektakolari. Duhej ta denonconte Sali Berisha ate Shullazin, qe Policia e Shtetit te vihej ne levizje, sepse, po marrin rastin me te mire per socialistat, edhe sikur Rama ta paskesh dashur ta hiqte qafe vete Shullazin, si nje bezdi qe po behej e padurueshme , edhe keshtu te ishte pra, nuk e kishte guximin t’i kundervihej atij!
      Pa denoncimin e Sali Berishes, ju siguroj qe Shullazi do te ishte i lire, dhe jo vetem Cyrbjen, por edhe shume ushtare te tjere do t’i kishte ne Parlament sot.
      Shkodra eshte rast i vecante, edhe per shkak se lidhja e Rames me krimin, ketu, del ne nje drite me te qarte. AShtu sic ka bere edhe ne qytete te tjera ne Veri, Rama, mundesine e vetme per te fituar atje, e ka pare duke bashkepunuar me te ashtuquajturit te “forte”, qe nuk jane gje tejter vece kriminele, trafikante droge dhe prostitucioni.
      Ne Shkoder, duke qene edhe qyteti me i madh ne Veri, ca me shume akoma. Bashkepunimi me bandat kriminale, i menduar me pare si i kontrollueshem, per shkak te faktorit droge te ketyre viteve te fundit, ka dale jashte kontrollit. Tani edhe sikur te duan socialistet, nuk munden. Aq keq jane perlyer.

      1. Grigor says:

        U plake, por nuk zure mend. Vazhdo me Lolo Bashën se keni per ta rrezuar Ramen.
        Rama rrezohet ose me intelektuale si Gjergj Bojaxhiu, ose me trima si rahmetliu Olldashi.
        Me Lolo si Basha, dhe me keshilltare debila si puna jote, na mbeti Rama peshqesh edhe nja 8 vjet.
        Nga do që ta kapesh, nga do që ta rrotullosh, PD eshte e dhjere dhe te bën pis.
        Prandaj njerezit shohin vetëm Ramen dhe PS I alternative qeverisese. Vetem kur ta kuptoni kete, do keni shpresa te fitoni zgjedhjet.
        Gogoli Sali dhe Loloja që I vjen anes kane filluar te trembin edhe femijët tani,

  2. Ladi says:

    Sa shume qe e degjeneren ket manallin e pedese…pupupu

    1. Komentuesi says:

      Te lumt Mero.I ke rene pikes.

  3. kasem gahinji says:

    fakti qe ne shkoder nuk u pa askush ti thosh mireseerdhet eshte domethenes.jo se shkodra ka frike nga kriminelet,por per tu treguar se ju ,deputetet e pd,lsi nuk mund te luftoni krimin.ata qe mbollen faren e krimit nuk mund ta luftojne sepse jane te kompromentuar keq me ta.bastioni i pd ka patur vazhdimisht rekorde krimi,trafiku.jane ata qei nxiten,i organizuan,i mbeshteten.vrasesit e 2 prillit a nuk u organizuan nga pd?bluzat e bardha qe nuk bene autopsine per te fshehur provat nuk ishin te pd?po rrjetin e konabandes se naftes nuk e ngriten njerzit e lidhur e pd?e shumete tjera.fillova nga 92 per te treguar rrenjet e thella dhe pergjegjesine e ketyre “luftetareve te antikrimit”.sot e pane qe shkodra u ka vene vulen e turpit.sot lexova te nje portal,”pamfleti”,se pd ka nje skenar.per te krijuar idene e daljes se situates nga dora,pd ka udhezua ngritjen e njesiteve guerile me objekt venie flake,bllokime pusetash dhe kanalesh per te shkaktuar permbytje,provokime per grindje,rrahje,pra ushtrim dhune,etjne disa qytete kryesore te vendit,vendsje eksplozivi ,defekte te sistemit elektrik dhe ujesjelles,etj.nese keto udhezime per organizim jane te verteta,a nuk kemi te bejme me nje rrjet te organizuar kriminal.?pra sot lxoj te pamfleti,qe pretendon nga burime te besueshme.a nuk mund ti kerkojme lulush hollandezit te prononcohet publikisht er kete lajm.aty jepen emra per nje shtab orgaizator ku permenden ,vec lulushit deputete si salijani,noka,etj.ndaj duhet ti kerkohet hapur dhe publikisht,ndersa organet e specialiuara duhet te bejne detyren.per mua ata jane fillesa estrukturave te tipit i isis.

    1. Komentuesi says:

      Kasem Gahinji! Me eshte dukur ky komenti yt nga me ineresantet,por mund te kete edhe te verteta.Nqs eshte keshtu,qe pd-ke me lsi-n kane plane ugurzeza,duke provokuar ato gjera makabre,atehere qeveria ne bashkepunim me nderkombetret,duhet te preukupohet seriozisht,pasi opozite kerkon te hedhin ne ere gjithe shqiperine.Dihet mire nga te gjithe,se ishte pd-ke ajo qe hidhte shtyllat elektrike ne ere me eksploziv.Pd-ke eshte nje fatkeqesi e madhe per vendin ton.Mallkuar qofte ajo dite qe u krijua kjo parti e ashtuquajtur demokratike.

  4. Shkodra says:

    Është Shkodra që ti bëj gjyq vetes sot dhe jo teveqeli i rradhës që politika çon si pullë poste atje!
    Shkodra që një satrap hajdut, vrasës, injorant, harbut, tribal dhe orjental si Sali Berisha e ktheu në një profet. U identifikua me broçkullat antikomuniste të Sali Berishës dhe partisë së tij familjare dhe u zgjua si qyteti më orjental, më i domagtizuar, më i pazhvilluar, më militant, më në anarki i gjithë republikës. Shkodra sot ka fytyrën e Sali Berishës.
    Pisllëk, llum religjoz, mut berishist, mafje, kaos pronash, urrejtje dhe luftë brenda llojit, kulturë masive antiqytetare, si qyteti simbol që dritat ja paguajnë pensionistët e Shqipërisë.
    Shkodra sot e meritoi edhe teveqelin që Sali Berisha dhe familja e tij ju sajuan për liderin e së ardhmes të PDsë dhe Shkodrës, Lulin që ju çon si shpëtimtar.
    Shkodra zgjidhjen duhet ta gjejë tek vetja. Të depolitizohet dhe të arsyetojë me ndërgjegje qytetare. Të rigjejë harmoninë sociale dhe të braktisë luftën hipokrite përçarëse gjoja antikomuniste, brenda vetes. Thirrjet e çmendura që po helmijnë qytetin si ato Shkodrës së pavarur, ashtu si ato të Himarës greke, janë qëndrimet më antishqiptare, që duhen izoluar dhe dënuar. Pak kohë më parë drejtoresha e Teatrit të Shkodrës, deklaroi një akt poshtërues dhe antiqytetar të qytetit, ndaj një artisti të saj të mrekullueshëm, Tano Banushit, memorje e kulturës shkodrane, të helmuar nga ekstremizmi politik që Sali Berisha mbolli. Shkodra gjithashtu duhet të izolojë dhe ata zëra fashistë si Zhozefina Topalli, një gjobë politike apo politikanë mafjozë që e përfaqësojnë si Doshi apo Frrokajt. Shkodra duhet të rigjejë laiçizmin e saj, pasi llumi religjoz e ka fundosur. Shkodra duhet të përdorë kulturën e saj qytetare, që Topalli përdor si pështyjmë ndaj të tjerëve, për tu ngritur, jo llucën ideologjike të partive mafjoze apo religjoneve!
    Lufta e të gjithë shqiptarëve është lufta ndaj Mafjes, lufta ndaj llumit mesjetar religjoz, lufta ndaj ekstremizmit përçarës politik, lufta ndaj injorancës dhe varfërisë.
    Frenat e Shkodrës nuk janë në dorë të qytetarëve të saj, por në dorë të Saliut dhe teveqelit që shet për lider, në dorë të Mafjes së tokave, në dorë të Vatikanit dhe Erdoganit.
    Është koha që Shkodra të zgjohet dhe të marrë në dorë fatet e qytetit dhe qytetarëve të saj, pa pritur mrekullira nga profetët e rremë.

    1. Mon Kukaleshi says:

      Frenat e Shkodres nuk do te jene kurre ne doren e qytetareve te saj, sepse ata kane vite qe kane marre arratine.
      Shkodra sot eshte prone e dukagjinasve apo malsoreve te te gjitha ngjyrave. Aty mbizoteron antikultura, injoranca, idiotesia, kanuni, dhe komandon mafja fshataro-malsore, ndersa ata pak qytetare autoktone qe kane ngelur jetojne nen terror.

    2. Grigor says:

      Zoti Shkodra
      Nderime. Komenti yt eshte me shumë vlera, dhe baraz me shkrimin e Meros. Hallall kush te ka rritur dhe edukuar se nuk u ka humbur mundi kot.
      Shoresoj te ketë shumë shqipetare si ty, qe te mos humbasim shpresat se vertet do kemi edhe ne nhe atdhe me parametra Europiane, dhe Jo arabo-mesjetare.
      Edhe nje here nderime.

  5. rumpallhana e ripjelljes says:

    Hajde muhabet kafeje hajde. Mire e ka ky Mero opozita duhet te shkoje dhe ti arestoje jo vetem ti denoncoje me emra se keshtu duhet se policia eshte bere pale sipas meros dhe ky eDRAMA te fokusohet ne punet e mrdha te Rilindjes. Te ndahen punet Rilindja te rruaj leket dhe keto te kapin kriminelet. Shyqyr qe je ti mero qe na ftillon si duhen bere gjerat

  6. ce says:

    Analize me te thelle dhe te bukur nuk mund te behet, Mero je- 1 sh je analisti me i mire ne Shqipëri,

  7. FFFFFFFFFFF says:

    Mire Basha ka ngaterruar destinacion dhe nuk guxon tu permende emrin ne shkelje te moralit si opozitar, po Xhafaj dhe KM perse nuk i arrestojne keta qe i njeh gjithe Shkodra cilet jane? Nese Basha shkel moralin e opozitarit ne kete rast keta funksionare te shtetit qe paguhen me leket tona per te bere detyren, shkelin ligjin dhe detyren per te cilen jane zgjedhur e per te cilen paguhen. Je bere sh bajat z. Baze. Jam i bindur se duke qene njeri inteligjent edhe ti e di kete gje por thuaj nuk ke cfare tu besh boseve te tu.

  8. i permalluem per humor says:

    Pasha zotin bajagi me ka marre malli per humor t’Shkoders. Ku asht njaj gaz, ku jane njato barcoleta te mrekullishme? Pse ju ashte mbylle goja o shkodrane gazmore?

  9. shqip says:

    Nuk eshte diçka qe nuk dihet . Sa here qe Saliu i shqupit kerkon te destabilizoje jeten politike , gjithnje ngrihen falangat dhe krijojne terror . Me thoni : pse nuk kishte kaq vrasje dy muaj me pare ? Strategjia e rrezimit te Rames ne shtator , ka patur pikerisht kete plan ogurzi . Dhe qe ky plan te jete me shume efikas , si gjithnje merret Shkodra . Ashtu si ne 92, ashtu si ne 98-99 . Kriminelet jane e kane qene gjithmone ne anen e Pd . Problemi i Rames eshte ky : Sado qe perpiqet te beje shtet , nuk ka njerez per ta bere kete shtet . Kujt ti besosh poste drejtoresh , policesh , shefash ? Keta nuk kane integritet . E kuptoni se ç’bejne shquptaret ? Pregatisin terrenin per te ngritur shkodranet . Se nga Tirana e poshte nuk u bindet njeri . Pse nuk e bene mbledhjen ne ate fshatin e Vlores , ku ai tipi vrau 8 persona . Por jo . Atyre u duhet Shkodra , qe akoma vqzhdojne me dekomunistikimin , lufte me mullinjte e eres . Sado braktisje ti bejne parlamentit , aty do kthehen . Kthehen gjithmone ne limitin e djegjes se mandateve . Per te mos humbur pagesat . Mero edhe ju e dini kush qendron pas kesaj situate . Eshte e pafalshme nga nje gazetar me eksperience , te mos lexoje operativitetin e forcave destruktive . Kur “une them ” ; ne shtator do shikoni çfare do ndodhe , ne shtator do ti biem , do ta hedhim , etj . Ju çfare perceptimi keni per gjithe keto paralajmerime ? Keta ishin aq te qete me pushimet e tyre . Si na u alarmuan keshtu pa pritur ? Kjo Shqiperi do vuaje . Po do vuaje gjate , per sa kohe sekti vrastar i vicidolit di vazhdoje te prodhoje terror e destabilitet .

  10. Gri says:

    Qe Pd te vij ne pushtet duhet ta fillonte me Kullen e Vicidolit. Per punen e 26 te Gerdecit dhe 4 te vraret e 21J. Ne do e kuptonin qr ky eshte reflektim ontelegjent!
    Kurse qe LSI te vij ne pushtet duhet te shkonte ne Malin e Tomorrit dhe te shfaqte dy vidio:
    1. Vidion e 7%.
    2. Vidion e shpartallimit te Tomorrit per te marre mermer.

  11. Gri says:

    Mendoj qe Lulzim Basha te jete kandidate per Kryetar Bashkie ne Shkoder! Tit Vasilin dhe M. ti marre nenkryetar! Mulin me marrveshje ta bejne shef policie! Keshtu rregullohet Shkodra si ka qene 20 vjete me pare!

  12. Peço says:

    Gazetarët duken e paskan kthyer në mision tani së fundmi të trimërojnë pushtetarët, qofshin këta në pozitë dhe opozitë. Dje e bëri ajo keçja na Vlora, Rudina Xhunga, ku i kërkonte ministrit tu dilte në mbrojtje policëve, sot po e bënë Mero Baze duke i kërkuar Bashës të bëjë punën e policisë, të gjejë dhe denoncojë me emër vrasësit në Shkodër. Por dhe i ziu Basha nuk di se çfarë të bëjë, ti denoncojë sic bëri me tojotat Yaris, do i thotë Baze pse dekonspiron aksionet e policisë, të mos flasi konkretisht si në këtë rast, Baze i thotë pse nuk flet konkretisht dhe me emër e mbiemër, sepse, kuptohet, kriminelët sipas Bazes në Shkodër komandohen nga PD dhe ajo i di kush janë. Hajde ti gjesh oreksin gazetarëve tani, të kam rixha! Kaq të varur politikisht janë bërë sa edhe gjetjen e vrasëve nuk e kërkojnë më nga organet konpetente, por nga partitë politike.

  13. Zigur Qarri says:

    Opozita nuk permend askend,sepse i mungon guximi?Shullazin qe nuk paten bythe jo vetem gazetaret,por edhe qeveria,
    e denoncoi opozita,ndryshe do te ishte akoma ne aktivitet edhe sot ai dhe banda e tij,qe sfidonin shtetin ne Kryeqytet.
    Arben Ndoken e denoncoi opozita,ndersa ju e mbrojtet edhe kur e tregoi rrugaçerine ne koridoret e Parlamentit!
    Lere politiken Mero,shko Mero dhe investigo nje here te vetme nje jeten tende gangsterat,dhe mos u kufizo duke permendur
    ne mijera shkrime vetem ne disa emra,duke e kthyer ne personale,ashtu si bejn vetem provincialet,sherbetoret e politikes.
    Ne foton me Ben Blushin,kriminelin Lul Berisha e nxorret pozitiv,sepse keshtu deshironte Rama,qe nuk i interesojn kriminelat
    qe po asfiksojn shoqerine shqiptare,por diskretitimi i Ben Blushave qe e kritikojn.Kë trimerove dhe kë frikesove?Qeveria e la te
    lire kriminelin Lul Berisha,ti e trimerove qe te diskretitoje Ben Blushin!Sulmove vleren me antivleren!Kriminelat e sollen Ramen
    ne pushttet,dhe ai ja shperbleu.Per te gjith banditet e PS-s qe iken nga Parlamenti dhe atyre qe akoma jan aty,jo qe nuk ke guxuar
    edhe nje here te vetme ti akuzosh edhe kur eshte vertetuar se jan te inkriminuar,por perkundrazi, i ke lene edhe hapsire ne gazeten
    tende per ti permisuar imazhin.Edhe Zoti te kishte zbritur ne Toke,do ti kishe gjetur ndonje te mete,Rames dhe Veliajt akoma jo!
    Jep nje parashikim per Teatrin,apo pret se çfar do te thote komandanti?Po ktheu ai,do te gjesh qindra argumente per ti dhene
    te drejte?Do te shembet Teatri,apo do te terhiqet Rama?

  14. Titi says:

    Bravo Mero,ja ke kaluar dhe Taulatit nga Librzhdi.E meriton teseren e Rilindjes.

  15. Igli says:

    E vertete qe se luan as topi.Kush do te kuptoje,kupton.Koha e kesaj opozite ka perenduar,ose me mire nuk ka egzistuar kurre.

  16. njaci says:

    Ka ardh ne Shkoder per te fol per krimin ai qe vrau 4 te pa fajshem ne mes te bulevardit, ai qe vodhi miljonat e rruges se kombit, ai qe shkateroi PD.

  17. Mjer mileti says:

    Mero I sakte.
    Vecoj: ‘Të sulmosh Fatmir Xhafajn e Taulant Ballën është e lehtë…
    Pastaj i takon në kafe të Kuvendit
    dhe u thua mos u mërzitni se
    kështu e do puna’. – Qepallore!!

    Kur shkon në një qytet si Shkodra ,
    nuk po shkon në dasëm, por aty ku vrasësit kanë emra të përveçëm, mbështetje në strukturat e policisë.
    Shkodra I di.
    Fakti që nuk guxon të përmendësh emra,
    ose se të thone vrasësit janë “tanët”,
    ose ke frikë prej tyre.
    Sakte.
    fare me poshte se Babale Opozite.
    Edhe njehere demostrohet qe kemi nje Opozite qepalloro- impotente (per arsye se eshte e kapur& kalbet)
    qe ben shown karagjoze te rradhes ‘do djegim’ (pushtetin e KRIMit), ‘KapoKrimineli rama mund te kaloje vetem mbi trupin tim’
    (- pasketaj: Qepallon (me Partnerin Romeo) )
    E pershendetje Shkodren, kaq qe. By by ‘Palermo’, boj durim, cdo pellembe Shqiperi eshte keshtu.
    Nga Ana tjeter ajo ish-e hekurta dizenjatore ben shown e vet: vaj, qyteti jem….’.
    Kjo e hekurt lëneshe (dikur me bande)
    qe psheretin pada: salibrisha!, ky Shpellari qe beri Xhungel shpellarisht, por ne Xhungel kjo qe Pantere…
    Tani qe ky tjetri, Piktori, po vijon me tej,
    po e ben te hekurt Xhunglen,
    kesaj po I keputet shpirti per Shkodren e ‘saj’, dmth uff qe s’jam Pantere por breshke Dizenjatore …ah salibrisha jem!!!

    Mjer ky Milet!

  18. Alban says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date:
    From: Alban Dega
    Date: May 19, 2018 at 7:49:45 AM EDT

    KUR JE I DHJERE… MOS E NGRI KOKEN !
    Populli

    Po per keto “ heroizma” te Sali Lul, Mul, Fatmir, Xen….a i njoftuat TRUMPIN, BE, OKB, KSK, CIA,DEA, FBI-ne….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    NuK jane hipoteza as shpifje, as sajime, as intriga as komplote as “ mosbindje civile “ ala Vladimir Putin, Beograd, Athine…
    Jane krime teper te renda, shkelja Kartash OKB-je , KS OKB-ja, Karte Heklsinki, Karte te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut, Konventash Gjeneve, genocid, krime kunder njerezimit te perseritura ……
    Fjale e fakt… Fakt e fjale !
    Jane deshmi me ze e me figure ne syte e shqiptareve e nderkombetareve..,
    Nuk jane falsikime, as fabrikime….
    Jane vendime me firme e me vule te Sali Berishes, te Keshillit te Ministrave, te ministrive perkatese …
    Edhe nese i keni zhdukur apo djegur jane kopjet origjinale, mikrofilmat, rregjistrimet tokesore e satelitore,…
    Jane sarajet e dugajat, bizneset e hotelet multimilioneshe deri ne kryeqytetin e Botes Nju Jork, Abu Dabi…. e Kine….
    Jane Gjiri i Lalezit e Farkat, Prezat e Jalat, Shengjini e Vajni, Valbona e Thethi, jane Velipoja e Dardha, Thehi e Razma….
    Jane gjaku i mbi 11 000 shqiptareve te ekzekutuar pa gjyqe e ne tortura, me barut e municion Gerdeci e urdhera makaber 21 janari Jane ata qe mos qofshi antievropianet e antiamerikanet me fjale e me vepra, me emra e mbiemra, jane atdheshitesit e atdherrenuesit me firma e vula ne dokumente e marreveshje nderkombetare ala Otranto e vendime Gjykate Kushtetuese …. !?
    Mungon vetem drejtesia e Vetingu qe po ecin me hap breshke e rreshqitje kermilli, por po e do te behen ose populli do te marre vete ne dore drejtesine e do harrohet Bastija !
    Nese kini dyshim lexoni vetem mikroanalizen e meposhteme per te kuptuar cmendurine e Sali Berishes, lemerine e Lulezim Bashes e Flamur Nokes, Mona Cizmes e Petrit Vasilit, terbimin e Enkeled Alibeajt e Ylli Manjanit…. e Fatmir Medihoxhes e Xen Gerdec CHEZ-it… e krejt “ Bandes se Gangstereve “ e “ Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit “ …..

    From: Alban Dega
    Date: April 6, 2018 at 1:03:44 AM EDT.

    ” I NDERSHEM” SI SALA APO KRYEHAJDUT SI BERISHA E CO, !?

    – Kryekriminelet e kryekusaret e Shqiperise kane emer e mbiemer…

    – Deshmite jane pa fund… me ze e me figure, ne kamera e kudo

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po c’faj ka Sali Berisha pse vjedh Ilir Meta, mund te pyese dikush !
    Vallahi bilahi Sali Berisha eshte i ndershem, hidhen te tjere .
    Shihni ku jeton !?
    Ne nje apartament te zakonshem si gjithe te tjeret… e terrci e verrcii…. e verrci e terrci!

    Si eshte e verteta!?

    Cfare thone faktet !?
    A e dini se para se ti nxirrte ne publik Dritan Prifti ia kishte treguar 86 video te tjera me vjedhje e korrupsion jo vetem te Metes e LSI-se por edhe te ministrave e zevendeministrave e zyrtareve te Sali Berishes si Genc Ruli, Fatmir Mediu, Genc Pollo, Ridvan Bode…. dhe Ilir Metes !
    Berisha jo vetem kishte heshtur, por e kishte keshilluar Dritanin ta mbyllte ato afera megakusarie multimilioneshe ‘?
    Jo vetem aq… !
    A nuk ishte kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij garantuesi i suksesit te cdo kontrate qe i kerkonte
    Argita e Shkelzeni si “Tokat e Helmatisura” te Damir Fazlicit, Gerdeci, qe gjoja “nuk e dinte ku
    binte”, megjithese Keshilli e Sigurimit Kombetar te SHBA, sherbimet e sigurise se Departamentit
    te Shtetit dhe ambasades amerikane i kishin kerkuar qe te nderpritej puna ne Gerdec gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane e Fushe Kruje!?

    Keta as te genjejne nuk dine !?

    Vetdemeskohen keqazi !
    A nuk i shkaktoi 100 milione euro investim te humbur te nje multiimilioneri pakistanez e bija Argita me kerkesen per 3 milione euro qe do te fuste n xhepin e saj si shperblim per suksesin e paragarantuar te miratimit te kontrates nga i jati dhe qeveria e tij !?
    A nuk ishte Sali Berisha e qeveria e komanduar prej tij, qe i shkaktoi mbi 620 milione dollare humbje shtetit e popullit shqiptar me marreveshjen antishqiptare e antikombetare te CEZ-it vetem qe i biri Shkelzen Berisha dhe sekseri shqipfoles Nue Kalaj i tij te fusnin ne xhepat e tyre 7 milione dollare me nje dore e nuk dihet sa miliona te tjere nen dore, per cka ka dokumente e tabulata, mesazhe e prova pa fund!?
    A nuk ishte dhenderri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi, qe i shkaktoi nje humbje prej 150 milione dollaresh te Bankes Boterore per projektin madhor te turizmit ne zemren e tij Bregdetin Vlore- Sarande dhe rrenoi me dhjetra shtepi te banoreve te zones e jo vetem nuk iu fut nje ferre ne kembe, por sot eshte nje nder kandidatet kryesore per te zevendesuar kryehajdutin e Autostrades se Kusarise se Kombit, Lulezim Bashen me mbi 500 milione euro te vjedhura e plackitura siqptareve qe e rrenoi ekonomine e financat shqiptare !?
    A nuk ishte qeveria e Sali Berishes qe me nje afere teper te dyshimte e tipike mafioze me sponsorin e Shoqates se bashkeshortes Lirie Berisha per Femijet Talasemike, qe nuk e kalojne numrin 250 ne Shqiperi, Rezart Taci, i shkaktoi nje humbje te paster prej 650 milione dollaresh, te nje kompanie kineze, shume e garantuar nga qeveria e superfuqise ekonomike e financiare e Botes ajo kineze, ofroi dhe u mund nga megamashtrimi i ketij hajduti e aventurieri qe ofroi 850
    milione dollare leshi me dokumente te falsifikuara e rrena !?

    A nuk mjafton vetem kaq ….?

    A nuk mjafton vetem njeri prej ketyre fakteve qe Sali Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli e co. te denohen me burg te perjetshem pa te drejte faljeje per demin kolosal qe i sollen popullit e shtetit shqiptar!?
    A nuk mjaftojne vetem keto 5 midis qindra fakteve te tjera qe Sali Berishes e Like Flori Tepsise sa Sheshi Skenderbej te LSI-se te denohen me burg te perjetshem e konfiskim edhe te Kulles se Drakules se Vicidolit e te Sarajeve te Xenit, Argites, Monikes e Berishes ne Farke e ne Gjirin e
    Lalezit, vilat e pallatet e Lulezim Bashes ne Tirane, Vlore e Hollande te blera me para e gjak, me vrasje vetvrasje piramidash e shitje deri mandatesh deputetesh nga 250 000- 500 000 euro ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017!?
    A nuk mjaftojne keto pese fakte dhe cifligjet e Aleksander Frangajt e vilat qindra mijera auroeshe te gazetareve te Kazanit te Sali Berishes dhe te Tepsise sa Sheshi Skenderdebej te LSI-se Ilir Metes jo vetem tu konfiskohen pasurite por edhe tu hiqet e drejta e ushtrimit te mbulimit, fshehjes se ketyre krimeve, dizinformimit dhe shtremberimit te ketyre fakteve skandaloze e rrenimtare per shqiptaret e Shqiperine, nje pjese e te cilave eshte perdorur per te blere mediat e korruptuara po aq sa edhe politika shqiptare !?

    25 miliarde dollare kusari ne 27 vjet Salikraci !

    A e dini vellzer e motra shqiptare sa eshte shuma e vjedhur shqiptareve e Shqiperise ne keto 27 vjet nga kjo “Bande Gangsteresh” e nga kjo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!?
    Nga 20 – 25 miliarde dollare!?
    Ku shkuan !? Kush i mori!? Cfare u be me mbi 2 miliarde dollaret evetem te Piramidave !?
    Ne xhepat e kujt e ne cilat parajsa fiskale kane perfunduar !?
    Prandaj Shqiperia eshte ne kete dite halli !!!
    Prandaj shqiptaret jane ne varferi, ne papunesi, ne rruget e kurbetit!
    Eshte mekat !
    Eshte megakrim!
    Eshte tragjedi qe nje popull si shqiptaret te linde, te rritet, te plaket e te vdese fakir mbi nje truall flori, me bukuri natyrore hyjnore, me nje klime fantastike !
    E keshtu ishte, keshtu eshte e keshtu do te jete derisa populli do te duroje, derisa tia hedhim fajin, derisa do te ndjeke, derisa do te shkoje ai ne burg ne vend qe te coje ne burg shkaktaret e fatkeqesise se vet pa dallim feje, ideje, partie, krahine, ideje !

    Zgjidhja: fuqia e ligjit !

    Ata kane emra e mbiemra konkrete!
    Eshte koha qe ne vend qe behemi mish per topat e tyre, tua veme “topat e uraganit” popullor ketyre kusareve e vrastareve, ketyre hajnave me cizme, e vrasesve me fjale e vrasesve me plumba, ketyre atdheshitesve e atdherrenuesve te hurit e litarit !
    Eshte koha qe ashtu si francezet iu versulen Basitjes edhe populli shqiptar jo me vare e bidona me benzine, por me fuqine e votes dhe forcen e ligjit tu versulet Sarajeve e dugajave, Gjirit e Lalezit e Farkes, blloqeve te tyre, para te cileve ai i Enver Hoxhes duket si Kasollja e Galigatit,
    Parate, pronat e pasurite e vjedhura popullit duhet ti kthehen pronarit te ligjshem te tyre – popullit !
    Nuk eshte koha qe populli te paguaje tarifat e kusarise se Sali Berishes e Lulezim Bashes se autostradave jo autostrada e rrugeve pa rruge te Like Floririt e Monika Kryemadhit e co.
    Eshte koha per ligj e drejtesi
    Parate e vjedhura popullit dhe te sekuestrimit te pasurive te kusareve dhe vrasesve te tyre e te Shqiperise te perdoren per tarifat e rrugeve dhe per nje jete me te mire e me te begate te popullit !
    Nuk eshte as e drejte dhe as njerezore, nuk eshte demokratike qe 3 milione shqiptare te paguajne per hajnine, per korrupsionin, per luksin e 4 – 500 banditeve, gangstereve dhe mafiozeve qe e moren peng dhe kthyen ne ciflig te vetin Shqiperine
    Hajnat me cizme ne burg !
    Te shkoje haka tek i Zoti, populli !

  19. LUL JE VRASES ..(YLL NE NGJITJE I ARVIZISE) says:

    Mesazhe dashamirese per zotin Mero
    .
    E para
    Nuk keni pse uleni ne dy karrike.
    .E kam fjalen per komentuesin Skypion qe gjithe dynjaja e di qe eshte Artan Fuks Hoxha ai presidenti 12 oresh.
    .
    Problemi qendron se Mero ne nje fare menyre e “perkrah” duke ja botuar komentet me nje saktesi te cuditeshme dhe eshte ‘DIRTY JOB” e kesaj gazeta.Ketu nuk eshte problemi se shan Edi Ramen dhe sfidon Meron sepse sa me shume te shkruaje Skypion-i aq me shume urrejne lexuesit Salisumen dhe Lulzat e tij.
    .
    Kjo puna me Skypin e Shqupit ngjason me te ndjerin Olldashi qe ndersa Mero ishte heroi i 21 janarit kurse shoku i tij “i fjetur” do vriste 300 kokapalare…pra morali e ka nje vije te kuqe qe nuk duhet kaluar.
    .
    E dyta
    .Kush duhet te jete sot objektivi Meros dhe i cdo gazetari qe ka te pakten 1 perqind gjak shqiptari.
    .
    Duhet uluritur e te madhe se ndersa vrasjet e koheve te fundit ne Shkoder jane vrasje ordinere ..ne KEMI LULIN VRASES ME KOLLARE..i cili me plot gojen thote se VRAVA SIPAS KORNIZAVE LIGJORE…qe eshte turp ne rradhe te pare per te ZIUN ARVIZI dhe ato qe jane pas tij qe e kane YLL NE NGJITJE..
    .
    e treta:
    Ndegjojne sot kryevrasesin Berishorri qe ben thirrje por permbysje me dhune te ‘Psikopatit Rama” dhe eshte pikerisht ky derivat i Rajersonit ( antishqiptarit me te madh per te gjithe kohrat) qe ne 14 shtator 1998 kreu nje grusht shteti qe denohet me egzekutim edhe pse eshte hequr ligji denimit me vdekje.
    .
    Eshte turp per shtetet e lulbashkuara te amerikes dhe shteteve te shkerdhyera te Europes qe me dipllomatet e tyre ne tetor 1998 bene presion kriminale qe te mos arrestohej krimineli Berishe qe eshte nje Pinocet i tyre….
    .
    Pse sot ambasada amerikane apo e ndonje shteti europjan nuk denoncon thirrjet terroriste per rrezim me dhune te nje qeverie te ligjeshme te Sali Satanait por po na cajne mender me fjalen demokraci ( lexo demonkraci)
    .
    E FUNDIT
    Me cfare gjuhe duhet te flasin shqiptaret dhe Merot e shtypit shqiptar ( nqs ka ngelur ndonje) me kete kriminel..ndiqeni por me nje lule nuk vjen pranvera:

    SERBasha takim me studentët, pedagogia e quan “Vrasës”!
    LUL JE VRASESS
    2 Maj 2011 – 20:02
    Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit është përballur paraditen e sotme me një situatë të papritur. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, një pedagoge i është drejtuar SERBashës me fjalët: VRASËS!
    …………..

    Të gjendur në vështirësi, truprojat e SERBashës mesohet ta kenë nxjerrë jashtë pedagogen në fjalë me dhunë. Sipas personave të pranishëm në takim, studentët e kanë duartrokitur gjestin e pedagoges së tyre.

    Flora Osmani dhe është pedagoge e lëndës së Analizë Algjebër. Po sipas këtij burimi, Basha i është drejtuar zonjës me fjalët “do e shohim pas 9 majit cili është vrasës!”

    Kliko për videon http://www.youtube.com/watch?v=fz3b80smJF0

Lini një Përgjigje te Igli Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *