Komploti: Si dështuan britanikët, në përmbysjen e regjimit bolshevik në Rusi

3 Shtator 2018, 10:51Dossier TEMA

Në dhjetor 1917, Vladimir Iliç Lenin emëroi Feliks Xhërxhezhinskin si Komisar për Punë të Brendshme dhe kreun e Komisionit të Jashtëzakonshëm të të Gjithë Rusisë për Luftën ndaj Kundërrevolucionit dhe Sabotazhit (Cheka).

Xhërzhezhinki deklaroi në korrikun e 1918-ës:”Ne mbështesim terrorin e organizuar – kjo duhet të pranohet me sinqertet. Terrori është një domosdoshmëri absolute gjatë kohërave revolucionare Synimi ynë, është të luftojmë kundër armiqve të qeverisë sovjetike, dhe të rendit të ri të jetës. Gjykimi i shpejtë, në shumicën e rasteve, kërkon vetëm një ditë ndërmjet kapjes së kriminelit dhe dënimit të tij. Në rast se përballen me prova, kriminelët në pothuajse çdo rast pranojnë fajin e tyre, dhe cili argument mund të ketë peshë më të madhe, se sa vetë rrëfimi i një krimineli?”.

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Xhërxhezhinkit, Viktor Serzh, deklaroi më vonë: “Unë besoj se formimi i Çekës, ishte një nga gabimet më të rënda dhe më të palejueshme që liderët bolshevikë bënë në vitin 1918, kur komplotet, sabotazhet dhe ndërhyrjet, i bënin ata të humbnin arsyen.

Të gjitha provat tregonin se gjykatat revolucionare, duke funksionuar në transparencë dhe duke pranuar të drejtën e mbrojtjes, do të kishin arritur të njëjtën efiçencë, me abuzime dhe keqtrajtime shumë më të vogla. A ishte vërtet e nevojshme të riktheheshin procedurat e Inkuizicionit?”.

Më 31 gusht 1918, Dora Kaplan u përpoq të vriste Leninin. U pretendua se kjo ishte pjesë e komplotit britanik për të përmbysur qeverinë bolshevike. Xhërxhezhinki urdhëroi arrestimin e agjentëve britanikë në ambasadën Britanike në Petrograd. Atasheu detar, Frensis Kromi u vra pasi i rezistoi arrestimit.

Agjenti tjetër britanik, Robert Brus Lokhart, u zgjua nga një zë i vrazhdë që e urdhëroi të çohej urgjent nga shtrati. Lokhart u dërgua në Burgun e Lubjankas. Lokhart, që ishte zyrtarisht një diplomat i akredituar, u ankua për trajtimin e tij. Por një nga drejtuesit e ÇEKA, Jakov Piters i shpërfilli këto komente, dhe e pyeti nëse e njihte Dora Kaplan. Kur i tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për të, Piters e pyeti për vendndodhjen e agjentit britanik Sidni Rajli.

Lokhart tanimë e dinte se Çeka kishte zbuluar komplotin britanik kundër Leninit. Kjo u konfirmua, kur ai prodhoi letrën që Lokhart kishte shkruar personalisht për kolonelin Eduard Berzin, si një hyrje për gjeneralin Frederik Pull, kreu i forcës pushtuese britanike në Rusinë Veriore.

Përkundër dëshmive që kishte kundër tij, Piters vendosi të lirojë përkohësisht Lokhart. Ndërkohë Xhërxhezhinki, sipas këshillës së Josif Stalinit, nxiti terrorin e kuq. Gazeta bolshevike, “Krasnaja Gazeta”, raportoi më 1 shtator 1918:”Ne do t’i kthejmë zemrat tona në çelik, do t’i ato mizore, në mënyrë që të mos depërtojë mëshira. Do t’i vrasim armiqtë tanë, qofshin qindra apo edhe mijëra. Le të mbyten në gjakun e tyre, për gjakun e Leninit dhe Uritskit, Zinovidit dhe Volodaririt, le të mbytet në gjak borgjezia – më shumë gjak, sa më shumë që të jetë e mundur!”.

Vlerësohet se në muajt që pasuan, 800 socialistë u arrestuan dhe u pushkatuan pa gjyq. Më 2 shtator 1918, gazetat bolshevike botuan në faqet e tyre të para zbulimin e një komploti anglo-francez, që përfshinte agjentë dhe diplomatë të fshehtë.

Një shkrim i “Pravda”, deklaroi se Lokhart ishte organizatori kryesor i komplotit, dhe u etiketua si “një vrasës dhe konspirator kundër qeverisë sovjetike”. Të nesërmen ai u arrestua dhe u akuzua për vrasje, vrasje në tentativë dhe planifikim të një grushti shteti. Për të tria krimet parashikohej dënim me vdekje. Jakov Piters, mori në pyetje Lockhart për disa ditë. Pas pesë ditësh burgim në Lubjanka, britanku u transferua në Kremlin. Shtypi vazhdoi të ngrinte akuza kundër tij.  Xhërxhezhinski ishte i vetëdijshëm se britanikët vazhdonin të komplotonin kundër qeverisë bolshevike.

Dy figurat kryesore në këtë komplot ishin Boris Savinkov një ish-terrorist rus dhe anëtar i Partisë Revolucionare Socialiste dhe Sidni Rajli, një agjent i MI6. Xhërxhezhinki vendosi të krijojë organizatën e tij antibolshevike, Unionin Monarkist të Rusisë Qendrore (i njohur edhe si “Trusti”).

Savinkov i kërkoi Rajlit të kryejë hetime mbi “Trustin”. Rajli kontaktoi me Ernest Bojsin, kreun e seksionit rus të MI6. Ky konfirmoi se organizata ishte me sa duket një lëvizje e fuqishme brenda Rusisë. Agjentët e saj, kishin furnizuar me inteligjencë të vlefshme Shërbimet Sekrete të një numri të vendesh antibolshevike, dhe ishte i bindur se nuk ishte nën kontrollin e Shërbimit Sekret rus.

I panjohur për Rajlim, ishte fakti që Bojsi ishte në listë-pagesën e Çekës. Sidni Rajli e dinte që Uinston Çërçill ishte një përkrahës i apasionuar i ndërhyrjes në Rusi. Ai i tha atij, se Boris Savinkov ishte njeriu më i mire, për të koordinuar një përmbysje të bolshevikëve nga pushteti. Ndërksa kryeministri Dejvid Lloid Xhorxh kishte dyshime rreth këtij plani.

Më 10 gusht 1924, Savinkovi u nis për në Rusi. Nëntëmbëdhjetë ditë më vonë, gazeta “Izvestia” njoftoi arrestimin e tij. Gjatë muajve të ardhshëm gazeta njoftoi se ai ishte dënuar me vdekje; dënim i ndryshuar në 10 vjet burgim, ndërsa në fund u raportua se ishte liruar. Sipas burimeve zyrtare, ai jetonte në një shtëpi të rehatshme në sheshin Lubjanka.

Savinkovi i shkroi Sidnej Rajlit, se kishte ndryshuar pikëpamjet e tij mbi bolshevikët:”Sa iluzione dhe përralla kam varrosur këtu në Lubjanka! Nuk mund ta mohoj se Rusia sot po rilind”. Rajli besonte se letra ishte shkruar nga GPU. Boris Savinkov vdiq më 7 maj 1925. Sipas qeverisë ai kreu vetëvrasje, duke u hedhur nga një dritare në burgun e Lubjankas.

Megjithatë, burime të tjera pohojnë se ai u vra në burg nga agjentët e Administratës Politike të Shteteve të Bashkuara (GPU). Rajli këmbënguli se Savinkovi u vra në që në gushtin e vitit 1924, kur u përpoq të largohej nga Rusia.

Ernest Bojsi, shefi i degës së MI6 në Helsinki, i shkroi Sidnej Rajlit duke i kërkuar atij të takohej me udhëheqësit e Unionit Monarkist të Rusisë Qendrore në Moskë. Rajli kaloi kufirin finlandez më 25 shtator 1925. Në një shtëpi jashtë Moskës dy ditë më vonë, ai pati një takim me udhëheqësit e MUCR, ku u arrestua nga policia sekrete.

Atij iu tha se do të ekzekutohej, për shkak të përpjekjeve të tij për të përmbysur qeverinë bolshevike në vitin 1918. Sipas dosjes sovjetike të marrjes në pyetje të tij më 13 tetor 1925, Rajli i shkroi Feliks Xhërxhezhinkit, duke i thënë se ishte gati të bashkëpunonte dhe të jepte informacion të plotë për shërbimet e inteligjencës britanike dhe amerikane. Apeli i tij ra në vesh të shurdhër, dhe ai u ekzekutua më 5 nëntor 1925.

Burimi: Marrë më shkurtime nga Spartacus Educational

Në shqip nga bota.al

4 komente në “Komploti: Si dështuan britanikët, në përmbysjen e regjimit bolshevik në Rusi”

  1. kasem gahinji says:

    interesant ky shkrim i spartakus edukacion.por,mos valle rusia ne periudhen qe behet fjale,ishte ne gjendje lufte?ne 1918 ishte ne perfundim lufa e pare boterore.nga 1918 ne1923 zhvillohej lufte civile dhe intervecioni i madh kunder rusise.ne lufte ome vret o te vras.edhe nje gje tjeter qe ndofta autoret e ketij botimi e fshehin ose nuk e dine.kapllan ,atentatorja kunder leninit,sic del edhe nga shkrimi,eshte pjrse e komplotit,ekzekutore e atentatit,finalizuese e komplotit,pasoje e te ciles jane”pushkatimi pa gjyq i pjesmarresve ne komplot”.po zonja kapllan pse nuk u pushkatua pa gjyq?jo vetem kaq,por pas denimit me burg ,jetoi ne leningrad deri ne vitet 1950 e prapa.daten e sakte nuk e di ,por ish studente shqiptare ne kete qytet e kane pare te gjalle,njihej nga publiku si atentatorja qe plagosi leninin dhe qe eshte lene gjalle me porosi te leninit.ndaj me duket e cuditeshme.nese ata 700 jane vrare gjate perleshjeve te armatosura,ma do mendja ne disa perleshje,atehere nuk jane viktima ,kane emer tjeter.ne ate kohe kane qene pjese e intervecionit te madh kunder rusise.mire qe historine e shqiperise e katranoset,mire qe bashkepuntoret e nazifashizmit i bete martire dhe i dekoroni,por keni marre persiper te ribeni historine e rusise.iniciative e forte.apo doni te zbuloni krimet kunder njerezimit?po mire ,ribeni dhe historinr boterore.psh disa piketa:-kur filloi kthesa historike ne luften e dyte boterore.kush mbajti mbi shpatulla peshen kryesore te luftes.a mund te gjukohet se hedhja e dy bombave atomike ne hiroshima dhe nagasaki,jane krime lufte,krime kunder njerezimit?.po bombarimet e nje vendi sovran,pushtimi i 1/2 se territorit,lufta e eger disavjecare ne vjetnem?a mund te quhenamerikanet qe luftuan dhe u vrane ne vjetnam heroj,ndersa ata qe luftuac per clirim kriminele.u gjukua njeri per humbjet njerezore e vjetnam?ka shume piketa,por po perend vetem keto.sa jane viktimat ne keto piketa dhe cili mbajti pergjegjesi per to?mire do jete qe te kompletoni shkrimin e historise dhe jo te histerise.

  2. ELIOT says:

    HA HA HA RRENAT E BOLSHEVIKEVE …. GJENIN PRETEKSA PER TE VRARE POPULLIN .. JANE IDIOTIZMA ….KETU LENINI E KA GJETUR RASTIN TE HAKMERRTE ME SHUME RUSE ..DHE I VRANE PA GJYGJE ….. TAMAN KRIMINELA KY ISHTE REVOLUCIONI I KRIMEVE DHE PISELLIQEVE ….PO TROCKIN KUSH E VRAU ANGLEZET ??..KUSH I THA HYPI TRENIT DHE TE MOS SHOH ME NE RUSI SE DO TA KEPUSE KOKEN SI ZOG ….KUSH E SHPURI …. I MADHI STALIN SE JA KISHTE FRIKEN .ISHTE ME IDE ME TE PASTRA…QE T ADINI NE SHQIPERI SE NE 1917 KISHTE SHUME QEVERI PARTI QE DONIN VENDIN E CARIT .. DHE KUNDESHTART E LENINIT E QUANIN SPIUN SEPSE GJERMANET JA PRENE BILETEN PER NE RUSI …SE ISHTE REFUGJAT NE SVICER …PRA PER RUSET ISHTE KALI I TROHJES NGA GJERMANIA ….. TE TJERAT JANE SALLATA ..

  3. Dhia says:

    Pyetni nese jane te verteta keto ate injorantin pionier pensionist Guri Shytin se i njeh mire sllavet komuniste çlirimtare.

  4. Fadil says:

    Kasem gahinji nuk eshte e vertete ajo qe te kane thene per atentatoren e Leninit.Atentatorja e Leninit quhej Fanja Kaplan dhe eshte ekzekutuar ne 1918.Ka bere 11vjet ne kamp pune ne Siberi per pjesmarrje ne atentat kunder nje zyrtari carist dhe ka dale prej atje ne 1917 kur filloi revolucioni ne 1917.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje