Kreshnik Spahiu: Rama ka emëruar drejtor të Drejtorisë për opozitën shokun e tij të mirë Lulzim Basha. Berishës i ka garantuar pension të posaçëm

Kreshnik Spahiu, ish aleati i Lulzim Bashës në aksionin politik të çadrës vitin e kaluar, por që e tradhëtoi me bërjen e listave të kandidatëve për deputetë, nuk pushon së bëri ironi.

Teksa e cilëson opozitën si një drejtori të Ramës, ai shkruan se kryeministri ka emëruar mikun e tij të mirë Lul Basha drejtor të saj.

Njëherësh sipas Spahiut, Rama i ka garantuar pension të posaçëm ish kryeministrit Berisha, ndërkohë që lufta politike është bërë lojë luftash.

“Pas 28 vitesh Shqipëria i

ri-kthehet sistemit monist me një parti. Kryeministri ka emëruar drejtor të Drejtorisë për Opozitën shokun e tij të mirë Lulzim Basha dhe i ka garantuar pension të posaçëm ish-Kryeminstrit Berisha.

Militantët shohin lojë luftash në TV

“Poshtë Komunizmi””, reagon në rrjetin social Kreshnik Spahiu.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...