Legjenda e Juventusit “hidhëron” Ronaldon: Modriç e meritoi, do fitojë edhe “Topin e Artë”

3 Shtator 2018, 12:32Sport TEMA

Gjatë shortit për fazën e grupeve të Champions-it në Montecarlo ka pasur një mundësi për të shpërblyer lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar, teksa çmimi më i rëndësishëm shkoi për Luka Modric.

Ky verdikt nuk u prit me të vërtetë mirë nga Cristiano Ronaldo, i cili nuk pranoi të merrte pjesë në mbrëmjen-gala.

Kjo sjellje e portugezit ka pasur mundësinë të diskutohet nga një legjendë e Juventusit, Alessandro Del Piero, gjatë programit “Sky Football Club”:

“Diçka shkoi keq dhe ka krijuar këtë polemikë. Nëse Cristiano do të kishte thënë herët se nuk mund të shkonte për arsye personale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, asgjë nuk do të kishte ndodhur.

Personalisht mendoj se Modric e ka merituar çmimin e më të mirit.

Ai ka fituar në Madrid dhe shkëlqeu me Kroacinë në Botërorin e Rusisë.

Ka bëri diçka të jashtëzakonshme. Zakonisht, ai që e fiton këtë çmim, në fund të vitit bën të vetin edhe “Topin e Artë”.

Ronaldo e ka ende zero kolonën e golave të shënuar e Juventusin në Seria A, pas tri jajëve të para.

Del Piero e shpjegon kështu këtë situatë:

“Në Itali ne mbrojmë në mënyrë unike, duke kërkuar për superioritetin numerik.

Cristiano ka ende për të mësuar, për t’iu përshtatur ligës sonë, por në Europë do të jetë ndryshe, do të ketë më shumë hapësira.

Te Real Madridi ka shënuar pa fund gola, ndaj i ka mundësitë ta bëjë këtë edhe me Juventusin, vetëm t’i japim kohë.

Bardhezinjtë nuk kanë pse të shqetësohen, pasi ndeshjet fitohen edhe pa golat e Ronaldos dhe Dybala”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje