Lojtari më i mirë nga FIFA/ Ronaldo, Salah dhe Modriç sërish në garë, Mesi është “i humbur”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Disa ditë më parë, Luka Modriç u shpall lojtari më i mirë nga UEFA, duke mposhtur Salah dhe Ronaldon për këtë çmim. Tashmë, të tre këta futbollistë janë nominuar sërish, tashmë për lojtarin më të mirë nga FIFA.

Dy lojtarë të Premier Ligës janë nominuar për çmimin më të mirë të FIFA-s për portier, duke përfshirë Hugo Loris të Totenham dhe Kasper Shmajkëll të Leister. Ish-portieri i Çelsit, Tibo Kurtua, i cili nënshkroi për Real Madridin në verë, është gjithashtu i nominuar.

Çmimi “FIFA Puskas”, i dhënë për golin më të mirë të vitit, është i përbërë nga dhjetë kandidatët, përfshirë golin me roveshatë të Garet Bejl në finalen e Ligës së Kampionëve dhe supergolin e Benxhamin Pavard në fitoren 4-3 të Francës kundër Argjentinës në Kupën e Botës.

Momenti i magjishëm i Lionel Mesit kundër Nigerisë, goli i Denis Çerishev kundër Kroacisë dhe rrjeta “trivela” e Rikardo Kuaresma për Portugalinë kundër Iranit janë nominimet e tjera të bazuara në Kupën e Botës për golin më të mirë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *