Lulzim Basha është i dënuar të shkojë drejt hapit final

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Zgjedhja e Lulzim Bashës, për të bojkotuar hapjen e punimeve të kuvendit, duke u nisur drejt Shkodrës, mund të kishte qenë një lëvizje e zgjuar propogande. Ai arriti në pak minuta t’i sfumonte fjalimet bajate të socialistëve, ai mori vëmendjen e mediave dhe zëri i tij u dëgjua live, përpara Taulant Ballës apo Fatmir Xhafajt, që flisnin në të njëjtën kohë.

Nëse qëllimi i tij i vërtetë ka qenë ky, ai me siguri që i’a ka dalë.

Ai u bë sot lajm i parë.

Por, po të dëgjoje ato që Basha tha, pretendimi ishte shumë më i madh. Pasi floli për Agron Xhafaj, 6 vrasjet dhe 2 rrëmbimet në Shkodër, deputetët e lidhur me bandën e Shullazit, kreu i PD arriti në përfundimin: “vendi ynë nuk mund të jetë në një fole krimi siç është sot parlamenti shqiptar”.

Por, megjithëse ky konkluzion, që u përforcua me dhjetra shembuj të tjerë, mëtonte të shpjegonte se përse opozita nuk ishte në parlament, por në sallën e turizmit të vjetër të qytetit verior, ai mund të shërbejë si guri i themelit të një pyetje më të madhe.

Sepse të gjithë argumentat që kryedemokrati dha për të mos qenë në sallën e Kuvendit ditën e parë, janë njësoj të vlefshme për të argumentuar edhe pse opozita nuk duhet të kthehet më kurrë aty.

Të thuash se vendi i opozitës nuk mund të jetë brenda një çerdheje krimi, nuk ka vlerë vetëm për një ditë: ajo ose është fillesa e një bojkoti më të madh, ose është thjeshtë frasa propogandistike e radhës.

Me mënyrën se si e ka nisur këtë sesion të ri parlamentar, Basha e ka vënë veten para dilemës së përhershme, asaj të njeriut që ngre gjithnjë steka të larta, megjithëse e di që s’do t’i kapërcejë dot ato.

Ky përfytyrim kolektiv, ka bërë që shpesh ditët e fundit, kundërshtarët e vendosur t’a përkthejnë radikalizmin e tij me ftesën për një pazar të ri, të ngjashëm me atë të 18 majit.

Kjo i ka bërë edhe kritikët brenda llojit që mos i marrin seriozisht ultimatumet që ai ka lëshuar ndaj oligarkëve të Ramës.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të gëlojnë memet që e paraqesin me jastëk në dorë.

Edhe për këto arsye, Lulzim Basha është i dënuar të shkojë drejt hapit final. Argumentat që dha sot nuk mund t’i kthejë më pas. Po t’i besosh ato, ai vërtet nuk ka më vend në atë parlament.

Ose në të kundërt, kritikët dhe kundërshtarët kanë të drejtë: ambicia e tij nuk shkon më shumë sesa një pakt humbës me Ramën, apo se vjedhja e audiencës së Taulantit dhe Fatmirit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Lulzim Basha është i dënuar të shkojë drejt hapit final”

  1. Lee lee says:

    O Bushat .Rama para ketij “Tartufit” eshte engjell.Vetem nga emri o Bushat Lulzim.. .Ne parlamentet Evropiane 60% e deputetve jane o jurista ose ekonomista se ke te besh me ligje dhe me ekonomine .Shiko ketu gjysma kane diplome te Kristalit.I pari tip evropian dhe karizmatik por piktor dhe publicist .L dyti lere me mire se sja vlen te zgjatem.Tani kush bojkoton ke .Flasim per cudira o Bushat

    1. Lloji says:

      Te jesh i denuar te lexosh Andi Bushatin migrenen e kazanit te ndyre mediatik…..fundi

  2. Rrok cubi says:

    Merre ti me shoke situaten ne dore ,se na mori lumi,kjo eshte e vetmja zgjidhje,na shpetoni

  3. niki says:

    Te kesh besim tek Basha do te thote te jesh , jo vetem si ai , por he ed me keq

  4. nipce,leviaja e LULIT ISHTE NJE BUDALLAKLLEK I TERE shkrimi yt idiot eshte per te qare hallin.
    Te shkosh ne shkoder dhe te bejsh mbledhje ne nje dhome 4×4 me deputetet e tu dhe te marre borxh ca LSI nuk ke bere asgje.Kercenimet qesharake nga ky deshtak i bezdishem jane gjeja me pa vlere

  5. M....mecit says:

    Ik o kelysh bushtre komunisti, ti je nje fundurrine si gjith ata te tjeret e kazanit, vetem mllef dhe vrer nxirni ae di pse se jeni jashitja e tubacioneve qe derdhen ne lane, pike. po te kish dhene nonji kocke RAMA ty do flisje komplet ndryshe o pleh. ne grupin e antipatikeve ti ze vendin e par. je nje lemosh pa vler dhe i pa afte…Sa me shume ta shani RAMEN aq me shum fiton pike ai, se juve ju ka dale s’tukua se boja po epo.

  6. J. koreshi says:

    U lodhet o teveqela, keni dy vite resht duke e shtyre veahgjatin Basha ta provoje shijen e fluturimit me pras nga pas.
    Duket qe ja doni the miren.
    Provojeni vete nje here, pastazaj shohim Lul jastikun.

  7. M....mecit says:

    Postoni komentet ju lutem!!!!!!!!

  8. Komentuesi says:

    E tha mire nje profesor qe dha nje intervist te Roland Qafoku,,,Basha eshte i mbaruar.Ai nuk ka dipolom te shkolles se larte.Atehere,ç’pret me nga Lulzim Basha? Asgje.Ai e ka varur shpresen te disa deputet te tije qe jane turpi i partise.Perveç kesaj,Basha nuk ka aftesi te drejtoi pd-ke.Eshte njeri fallco.Majmun qe imiton te tjeret.

  9. Germicoku says:

    Na ke shkruar nje derr-derre te degjuar per ditte si nga Lulzim Basha edhe Ti kaqoli i Saliut. Me shume te dhimbset plaku Sali qe dikur te ka lare bythen se sa ajo gjyshja jote qe ke ne shtepi. Basha me çakenjte e tij vajti ne Shkoder,per t’u thene Shkodraneve : mos me braktisni se une jam ai engjelli qe u duhet juve. Por Shkdranet i varen teneqene se kur ishte ai minister i brendshem , Shkodra kishe edhe 10 te vrare me shume. Te ngrihesh nga Tirana e te thuash ne Shkoder ato qe i ka thene per dite ,e shume mire mund t’i persriste ne sallen e parlamentit eshte injorance ,te cilen vetem Basha e trashegon. Sigur isht edhe Basha nuk shkoi vetem me injorancen e tij ,por e urdheroi ustaj i qoshese, Sali Berisha. Lehu dhe qeni i familjes Meta , petrit Vasili dhe vetem kaq. Po Shkodranet e shkodranet dine te dallojne se cila eshte e bardhe e cila e zeze. Di te dalloi edhe kohen e Enver Hoxhes , di te thote se si ishte qetesia ne ate kohe e si eshte sot..E kete e degjuame nga goja e Shkodraneve ne ekranet televizive,ndaj o BUshat futi nje pershesh me qumesht qe te jep gjyshe Vitua. Ha persheshin puthi doren asaj gruaje te nderuar dhe rri rehat…

  10. Korabi says:

    Ky shkrim, nuk e di pse, me sjell ne mendje ate fshatarin e pa pergjegjshem, i cili, u ndersen qente e rrugeve bashkefshatareve qe shkojne ne pune.

  11. Kali says:

    O bytheqire te ka kalu ndonje shuk me euro o bytheqire.

  12. @ says:

    Nuk pashe nje, qe te shaje autorin me fakte konkrete.
    Sulmet personale dhe familjare nuk jane argumenta.
    Bravo Bushati! Konciz dhe i sakte!

  13. Klea says:

    Bravoooo. Shkrim ingoditur

  14. eri says:

    @@fakte konkrete????si mundet nipi I hysni kapos te japi ide per ndertimin e kauzave te partise qe perfaqeson antikomunizmin,nacionalizmin dhe ish te perndjekurit politik me shqiperi.gjyshi I ketij bandilli ka firmosur,urdheruar dhe organizuar shfarrosjen dhe internimin e mijra parardhesve te antareve te PD.nuk I lexoj fare faktet nga nje pjelle komuniste

Lini një Përgjigje te Kali Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *