“May kundërshton një referendum të dytë për Brexit”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sa më shumë që afrohet dalja nga BE, aq më shumë spekulohet në Britaninë e Madhe për një referendum të dytë. Kryeministrja Theresa May u ndje e detyruar të bëjë një sqarim. Negociatori i BE, Barnier shton presionin.

Në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me BE, kryeministrja britanike Theresa May i kundërshtoi në mënyrë të prerë kërkesat në vendin e saj për një referendum të dytë për Brexitin.

“Që ta shtrosh këtë pyetje të gjithën edhe një herë nga e para do të ishte mashtrim në stil të gjerë për demokracinë tonë”, shkroi May në një artikull e ftuar në gazetën “Sunday Telegraph”.

Së fundi, edhe deputetë nga partia konservatore e Mayt janë shprehur për nevojën e mbajtjes së një referendumi të dytë, po ta refuzojë parlamenti britanik rezultatin e negociatave të daljes nga BE me Brukselin. Një grup politikanësh proevropianë përpiqet që ta vërë këtë në rend të ditës në kongresin e partisë laburiste në fund të shtatorit.
Deri tani, krerët e dy partive të mëdha e refuzojnë në parim mbajtjen e një referendumi të ri. Sondazhet megjithatë tregojnë se është e mundur që në popull të krijohet një shumicë mbështetëse për mbajtjen e një referendumi të dytë.

Barnier kundërshton

Deri në këtë moment nuk është as e qartë, nëse deri në daljen në BE në 29 mars 2019 do të arrihet një marrëveshje, për të cilën të mund të votohet. Negociatat ecin me vështirësi. Me këtë shtohen gjasat që Britania e Madhe të dalë pa marrëveshje nga BE – gjë që do të kishte pasoja të rënda.

Por një shtyrje e datës së daljes së Britanisë së Madhe nga BE nuk vjen në diskutim për kryenegociatorin e BE Michel Barnier. “Neve nuk na duhet më tepër kohë. Ajo për të cilën kemi nevojë janë vendimet politike”, i thotë ish-ministri i Jashtëm francez dhe ish-Komisar i BE gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”. Bisedimet, rithekson ai, duhet të kenë përfunduar deri në mes të nëntorit.

Qeveria britanike kërkon për vendin e saj një marrëveshje të posaçme me akses të privilegjuar në tregun e brendshëm të BE për degë të veçanta. Për Brukselin vjen në diskutim vetëm një marrëveshje e tipit të zakonshëm të tregtisë së lirë. (DW)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““May kundërshton një referendum të dytë për Brexit””

  1. Kalec Dega says:

    Po cju duhet ju kjo puna e Brexit.Si Brexit si ne EU kjo nuk ka lidhje me Albanistanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *