Mbledhja e kryetarëve, PD i rikthehet akuzave për Ramën, Ballën dhe teatrin: Po e çoni vendin drejt paqëndrueshmërisë, qeveria është e kriminalizuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas mbledhjes me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit t të PD, Edmond Spaho i është rikthyer akuzave ndaj mazhorancës.

Ai ka akuzuar drejtpërdrejtë Taulant Ballën, ku ka ka thënë se  krimi në vend është rritur krimi.

“Ngrita shqetësimin për kriminalitetin në vend, kjo gjendje është rezultat i një qeverisje të kriminalizuar. 

Solla në vëmendje dhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, gjë që është pika kulmore e asaj politikë konstante në denigrimin dhe luftën e ashpër ndaj përfaqësuesve të medias që kanë qenë kundër tij. 

Solla në vëmendje rastin e lidhjes së Taulant  Ballës me një të dënuar, solla rastin e Ergys Çurbjes, siç është bërë e ditur nga media ai komunikon me një bandë shumë e rrezikshme, siç është banda e Shullazit. Këto raste janë nën juridiksionin e ligjit të dekriminalizimit. 

Për sa i takon kalendarit, ngrita çështjen e Teatrin, qeveria duhet të sjellë dekretin në Kuvend dhe ta rrëzojë ligjin.

 Por duket se qeveria nuk e ka këtë mendim. Me veprimet e tyre do ta çojnë vendin ku paqëndrueshmëria politike do të jetë tipari kryesor mes qeverisë dhe opozitës.”, deklaroi Spaho pas mbledhjes.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Mbledhja e kryetarëve, PD i rikthehet akuzave për Ramën, Ballën dhe teatrin: Po e çoni vendin drejt paqëndrueshmërisë, qeveria është e kriminalizuar”

  1. Zigur Qarri says:

    Kush i ka vrare 4 personat me 21 janar 2011 ,Sali Berisha apo Lulzim Basha?-sepse me shpesh kemi lexuar te akuzohet Berisha.
    Ashtu si tragjedia e Gerdecit,edhe 21 Janari,eshte perdorur vetem si loje e piset politike,por kurre per te nxjerre te verteten ne
    drite,per te denuar pergjegjesit sipas ligjit,gjë nuk do te ndodhi kurre.Perse?-sepse 4 fatkeqet i futi ne kurth Rama,i cili nuk ishte
    vete ne proteste,per te krijuar alibine e asaj qe do te ndodhte,tragjedise se parapergatitur,si mjet te vetem per te marre pushttetin,
    dhe e mori.Prandaj Rama demshperbleu 4 familjet e fatkeqeve mbi 2 milion euro,qe te quhet histori e mbyllur.I lare me viktimat,
    si edhe me qeverine,”paqe” me te gjith.“8 vite(10 tani) pas Gërdecit, qeveria Berisha vrau 26 persona, qeveria Rama luftë kundër dëmshpërblimit të viktimave në Strasburg”!!!Hipokrizia dhe poshtersia e “rilindasve”,nuk njeh kufi.Armando Prenga,Tom Doshi,
    Termet Peçi,Mark Frroku,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu, Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,
    Taulant Balla,Engjell Agaçi,Denar Biba,Edi Rama,Erion Veliaj,Jurgis Çyrbja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *