Ndryshime në qeveri? Ahmetaj: Proces politik, e presim si të tillë. Kryeministri Rama vendos….

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Arben Ahmetaj ishte i ftuari i parë në programin “Top Talk” në Top Channel me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Një nga temat e fundgushtit e këtij fillim shtatori janë ndryshimet e pritshme në qeveri, e nisur edhe nga mbledhja e kryesisë së PS mëngjesin e së hënës, Ahmetaj u pyet rreth kësaj çështje, për të cilën ka tepër interes.

“Sjellja e ministrave është sjellje politike, në fund vlerësohet puna, pritet vendimmarrja e kryeministrit. 

Por në mënyrë politike siç jemi vendosur ministra, po në mënyrë politike do të prisnim ndryshimet në qeveri”, u shpreh Ahmetaj duke theksuar se i takon vetëm kryeministrit Rama që të vendosë nëse do të ketë ose jo ndryshime në qeveri.

Një tjetër vendim i rëndësishëm duket se do të merret edhe për Teatrin Kombëtar, pasi ligji që i hapte rrugë shembjes së godinës së vjetër dhe ndërtimit të një godine të re u kthye mbrapsht nga Presidenti Meta.

Kjo nisur edhe nga qëndrimi i ashpër që kanë mbajtur partitë opozitare LSI e PD, të cilat e kanë quajtur shpesh si “vija e kuqe” prishjen e godinës së vjetër.

“Teatri është një proces i zakonshëm investim, apo konsiderimi administrativ.

Besoj se gjithë diskutimin e ka marrë ndër muaj. Kur të vijë dekreti në parlament besoj do kemi një qëndrim”, tha Ahmetaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *