Rrefimi i bujshëm, Lionel Messi: Nuk e imagjinoja largimin e Ronaldo-s

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lionel Messi beson se Real Madrid është dobësuar pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Juventus. Ronaldo u transferua te Juventus për shumën e £88 milionë, pas fitimit të tre trofeve të një pas njëshëm të Champions League me Zinedine Zidane. Real Madrid humbi finalen e Super Kupës ndaj Atletico Madrid, por ka fituar tre ndeshje radhazi në këtë fillim të La Liga. Tashmë Los Blancos kanë një trajner të ri, Julen Lopetegui, i cili u shkarkua nga drejtimi i përfaqësueses së Spanjës, vetëm pak orë para fillimit të Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi kishte nënshkruar më parë me klubin galaktik.

Në një intervistë të dhënë për “Catalunya Radio”, Messi deklaroi se Real Madrid është dobësuar si pasojë e largimit të Ronaldos dhe se Juventus, nga ana tjetër është përmirësuar për shkak të blerjes së portugezit. “Real Madrid është një prej skuadrave më të mira në botë dhe kanë një skuadër shumë të mirë, por është e dukshme që mungesa e Ronaldos i bën ata më pak të mirë, ndërsa favorizon Juventus, për të fituar Champions League. Jam çuditur, nuk e imagjinoja Ronaldon të largohej nga Madridi apo që të bashkohej me Juventus. Kishte shumë skuadra që e donin atë. Më surprizoi, por shkoi te një skuadër shumë e mirë”, deklaroi Messi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *