Shkodra, një histori bandash: Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore.

Vrasjet për hakmarrje, gjakmarrje dhe larje hesapesh, janë lehtësisht të lidhshme edhe me aktivitetet kriminale, ku më e zakonshmja është gjobëvënia. Pak kohë më parë, një grup personash u kap si pjesë e një organizate kriminale që u vendoste gjoba tregtarëve të vegjël.

Tregtarët e frikësuar në atë kohë dolën në rresht të tregonin se paratë i jepnin me dëshirë.

Në qytetin verilindor kishte ndodhur një prishje e balancave. Familjet që dikur kontrollonin periferitë, ruanin distancë mes tyre, por ndërsa nisën të pranonin emisarë të politikës, nisi përçarja dhe vrasjet. Në zgjedhjet e vitit 2013, pothuajse të gjitha bandat e kishin nga një protektor politik, por në zgjedhjet e vitit 2015 nisën të lëkunden balancat, për tu prishur fare në zgjedhjet e vitit 2017.

Mëritë në Shkodër kthehen shpejt në përplasje me armë e vrasje dhe kjo ndodhi. Më 13 janar, ndaj Lulzim Kullës u bë atentat me eksploziv. 42-vjeçari me precedentë penalë ka lidhje familjare me një nga familjet e njohura që kontrollojnë gjobëvënien e biznesit. Shënjestra shpëtoi, por arrestohet më vonë ndërsa po ikte në Greqi.

Pak muaj më vonë, vritet me armë zjarri Mehdi Kavaja, pronari i një servisi të automjeteve. Ai u qëllua me plumb në kokë në banesën e tij, por asnjë autor dhe motiv nuk u zbulua.

Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.

Në 10 gusht vritet në atentat 53-vjeçari Fatbardh Lici ndërsa ndodhej në lagjen e tij. Ai ka qenë i dyshuar se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje ndaj një tjetër familjeje në Shkodër. Fatbardh Lici ka lidhje familjare me Lulzim Kullën.

Që prej datës 23 gusht janë zhdukur dy persona në Shkodër, daja dhe nipi i tij, Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa. Vrasja e fundit, ajo e 30-vjeçarit Arjan Verracaku, mendohet se ka lidhje me serinë e ngjarjeve nga përplasja e dy familjeve me emër në Shkodër.

Një pistë është se shënjestra e vërtetë mund të ketë qenë një nga shoqëruesit e biznesmenit. Policia pas kësaj bëri kontroll dhe shoqëroi 30 persona, mes tyre edhe një 16-vjeçar në familjen Lici. Babai i tij, një këshilltar bashkiak, kryetar i një partie të vogël, aleate me PD-në, nga ngujimi tha se pushteti ndihmon bandat. Ai bëri edhe një premtim: “Jemi nën kontrollin e familjes, jemi nën disiplinën e familjes dhe do të qëndrojmë këtu sepse e kuptojmë që ky shtet ka vendosur që të luftojë me familjen Lici”.

Në Shkodër qytetarët janë të shqetësuar, por mundohen që të qëndrojnë larg asaj që po ndodh.

“Nuk ka siguri, po vriten njerëzit përditë. Kur nuk ka shtet, nuk ka as rend”, thonë qytetarët.

Që nga janari i këtij viti, në Shkodër kanë ndodhur disa vrasje të cilat nuk janë zbardhur. Ngjarje të rënda kriminale të cilat, sipas banorëve të frikësuar, kanë ndodhur për shkak të përplasjes së familjeve që kanë marrë karakter mafioz.

Stili i punës së tyre janë gjobëvënia, zhvatja, por edhe trafiqet. Për opozitën, ngjarjet kanë sfond politik, por këtu në Shkodër të gjithë e dinë dhe e thonë nën zë se këto familje kanë lidhje të forta politike.

Dikur punonin bashkë, pa hyrë në territorin e njëri-tjetrit, por tani duket se politika ka prishur balancat dhe ajo që po ndodh në Shkodër i ngjan shumë Palermos apo Napolit të viteve ‘70. Forca e shtetit nuk po ndihet, ndërsa të fortët kanë kthyer në fortesa lagjet periferike të këtij qyteti që sot më shumë se kurrë ndjen presionin e krimit të organizuar.(TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

21 komente në “Shkodra, një histori bandash: Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze”

  1. Tur Tironsi says:

    Ne vitet 87-90 kam pas shok dhome ne burgun e Tr nje cun nga Shkodra. Nin Bubaci quhej. Nga 97 skam marr vesh ndonje lajm prej tij. Une vet kam 25 vjet ne USA.

    1. Shkodra says:

      Tur Te uroj te mos shkosh andej nga ka shkuar Nin Bubaqi.
      Ninit I asht harru emri n shkoder.
      Nini asht ba ushqim per krimba.

      1. Kozma says:

        Banditet i ka ne Parlament Shkodra.Agron Cela..kapobanda qe drejton Shkodren nga maja e Hoteleve Grand (Shkoder,Velipoje e Golem)

    2. Shkodra says:

      Tur tironsi nin bubaqi ndodhet ne londer

  2. Objekti says:

    Termi shenjester nuk perdoret per personat ne Shqip, more shtaze. Ka fhale te tjera plot, po ju nuk lexoni dhe nuk i njihni

  3. Komentuesi says:

    Bandat ne Shkoder kane qene dhe nuk jane krijuar sot.Ato,qe dikur kane qene te ndara ne zona te veçanta,tani jane perzier dhe po bejne reprazalje.Nuk mund te pranohet se qeveria ka lidhje me ato,se ajo nuk ka nevoje fare,dhe nuk mund te demtoi punen e saj,por eshte opozita ajo qe organizon apo i nxite keto banda se ka favore duke i ndersyer kundra qeverise se soteme.Qendrimi agresiv i Berishes,dhe Bashes,per armatosje dhe lufte,eshte nje argument i sakt per financimin e ketyre bandave,qe sot opozita ja faturon mazhorances.Keto marifete te opozites,kuptohen qarte nga populli,i cili i ve kufirin te thana,dhe te vota ne kutine e votimit.

    1. Doni apo nuku doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET,ndaj bershavicerve,metavicerve,bashavicerve e ramavicerve me shoke . says:

      Per kujtese e dije,vertet bandat ne Shkodër nuku jane krijuar sot,po aqe vertete eshte sa sot PS-ja po vazhdon ti beje avokatine krimit,ne vend qe ti ndeshkoje me fuqine e ligjeve. Mjaft eshte Mjaft .Nje fashat qe duket nuku ka nevoje per kallauzer ;thote populli.Vetem sot qe te gjithe tepsine e pushtetit e ka Ramavici,nuke ka justifikim,por vetem se ,pandeshkueshmeri dhe binjakezim me boten e krimit,dhe kjo vetem per nga pangopesia per leke te piset e pushtet pa kufi e me c’do forme e cmim brenda djallit. Justifikimeve bajate tashme i shkoje vapa me gushtin ;thote populli.Nuku do te kete leke te piset e pushtet brenda ligesise qe ti shpetoje nga banga e Drejtesise si autore e bashkepunetore me boten e krimit e korrupsionit dhe pandeshkueshmerine e tyre.Besoni,binduni e reflektoni dhe rrefehuni sa nuku eshte vone qe POOPULLI, SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

  4. Romak says:

    Qytet mafioz,kriminel.
    Pordhet me djepkulture jane vetem vetsugjestionim i shkodraneve qe kane rekordet e spiuneve,te krimeve,te vjedhjeve,te servileve.te bythlepiresve,te mashtruesve,te ekstremeve fetare sidomos katolike.
    Plus malcor me tonelata ne Shkoder,malcor gjysem kafshe te kanunit qe te vrasin per nje shikim.

  5. petriti kiras says:

    Komentuesi jam 100% me mendimin tan ne kohe te Hales apo Sales si thu tij kto zhumile kan pase leke edhe nuk jan ndie fort tash qe i kane ra breket po bajne te fortin .Min. Xhafe duhet me cue ne Filipine me msu prejj Duertes,se si vriten kto qej zorresh!!

  6. Sahani i perbashket says:

    Lexoni pak sesi e percjellin mediat e pushtetit lajmin mbi bandat dhe vrasjet ne Shkoder. I permendin te gjithe me emer, vrases dhe te vrare, bile edhe familje mafioze gjobevenese, pervec njeres qe nuk ua nxe dot goja, por thone qe “emrin e se ciles e permend opozita ne denoncimet e saj si te lidhur me eksponente te se majtes”. Vetem ky fakt eshte nje tregues se ajo familje qe keta nuk ia thone emrin (d.m.th Bajrajt) eshte e lidhur me pushtetin nga i cili edhe Top Channel, Merua dhe Bajrajt majmen cdo dite ose thene ndryshe, hane ne te njejtin sahan.
    “…Në 15 korrik u ekzekutuan me armë zjarri në makinë çifti Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci. Ish-polici ishte dyshuar për lidhje kriminale me një prej familjeve, emrin e të cilës së fundmi opozita e përmend si të lidhur ngushtësisht me eksponentë të së majtës.”

  7. Agron says:

    Qytet I verilindor ?
    Budall gazetar , Shkodra eshte veriperendim i Shqiperise

  8. Goli says:

    Gjobevenia… menyra me e mire per te bere lek shpejt.
    Mbrapa gjobevenjes qendron gjithenje nje njeri me shume pushtet…nga polici i lagjes tek prokurori ,nga gjykatsi tek ministri e der tek kryeministri.

  9. Kaonia says:

    Popull frikacak , u vendosin gjoba dhe shkojne i japin leket si skllever.Njeriu nje here ka lindur e njehere do vdesi,pse keta te fortet nuk kane familje…

  10. Korabi says:

    Shkoder locja! Keshtjelle e pa mposhtur e te ashtuquajtures demokraci alla tribale.

  11. Ilo says:

    Mua me habit kur thone se Shkodra eshte vater e kultures ne Shkoder qe ne vitet 70 pas ores 8 te darkes i shmanginin rrugicat e pandricuara dhe periferite pasi kishin frike se ne noj cep mund te ndeshje hajnat dukagjins me thika ne brez dhe nuk kane qene te pakta rastet kur ka patur grabitje apo perdhunime te femrave.

  12. @ says:

    Ti Komentuesi, qe i kuptoke mire keto marifete, thua qe bandat e krimit i financon Opozita. Ta zeme se ke te drejte. Po Pozita qe po qeveris prej 6 vitesh dhe ka popullin me vete, pse nuk i eliminon keto banda? Pret kutite e votimit?

  13. Lumi says:

    Po u more me pune te pista nje dite do e pagush. U ka marre mendjen leku dhe po vrasin njeri tjetrin, shume mire le ta vrasin. Ky stan kete bulmet ka, thote populli.

  14. Meço says:

    Kudo,eshtë bërë deti,i kripur,por më i kripur se në Shkoder,eshtënë Vlorë e Durrës.Por ndokujt,i intereson ta trazojë Shkodren.

  15. Alfredi says:

    Shkodra ka pas kulture po ata shkodran te mire qe kam njoft me kane then qe Shkodren e kan prish ata te ramt prej maleve,dukagjinsit.Ne Kir thoshin asht ba si cifutllik.

  16. Gjeloshi says:

    Pse habiteni per keto banda?
    Ky pra eshte njeriu i ri kapitalist,qe nxjerr milionat per 5 minuta e jo si njeriu i ri socialist qe rropatej ne pune vullnetare per ndertimin e hekurudhave, brezareve me agrume,korrjen e misrit ne Myzeqe,etj!
    Te ka lezet shpirti sot kur lexon ne shtylla vdekjet e te rinjve,se ne socializem u ngopem duke lexuar vetem emra pleqsh!
    Edhe varrezat jane bere sot rinore se blloku ne Tirane!
    Ky eshte edhe kushti per t’u integruar ne Europe!
    Para Shkodra loce na co ne Europe me pistolete ne dore!

  17. Tironci says:

    Ah moj Shkodra loke ku ke perfundu, tallen kriminelet se kane mbeshtetjen e politikes.
    Ndersa ti vun e renkon.
    Cdo Shqiptar duhet te dije historine e Shkodres, qytet me patriot e me kulture mijera vjecare. Mos e harroni rrethimin e Shkodres ku Shkodranet si burra e patriote edhe macet hongren por qytetin nuk e dorezun.
    Sot jan mbledh banda dhe terrorizojne kete qytet ! , e ju poitikanet e kurves qe ja nxite faqen jo vetem Shkodres por gjithe Shqiperise.
    Shkodra trime , ngrehu e merre vete fatin tend ne dore.

Lini një Përgjigje te @ Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *