Wikileaks, zhduket bashkëpunëtori i Julian Assange

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia norvegjeze po heton zhdukjen e Arjen Kamphuis, ortaku i themeluesit të Wikileaks-it, Julian Assange.

Kamphuis, ekspert i sigurisë kompjuterike, është parë për herë të fundit në veri të Norvegjisë në gusht.

Zëdhënësi i policisë norvegjeze, Tommy Bech, i ka thënë agjencisë AFP, se në lidhje me rastin ka nisur një hetim.

“Ne refuzojmë të spekulojmë për atë që mund t’i ketë ndodhur”, tha ai.

Ky rast i diskutueshëm nuk e ka bindur WikiLeaks, e cila të shtunën denoncoi në Twitter e “zhdukjen çuditshme” të Kamphuis, duke thënë se ai u pa më 20 gusht, pas largimit nga hoteli i tij në Bodo në veri të Norvegjisë.

Sipas WikiLeaks, Kamphuis kishte një biletë fluturimi për datën 22 gusht, udhëtim që niste niste nga Trondheim, më shumë se 700 kilometra në jug të Bodo.

“Udhëtimi me tren mes këtyre dy distancave zgjat rreth 10 orë”, shkroi WikiLeaks, duke u lënë vend teorive të konspiracionit.

Julian Assange, 47 vjeç, shtetas australian, ndodhet që prej vitit 2012 në ambasadën ekuadoriane në Londër për t’i shpëtuar drejtësisë amerikane, e cili ka hapur një proces gjyqësor në ngarkim të tij në lidhje me publikimet e dokumenteve ushtarake dhe diplomatike amerikane në vitin 2010.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *