"30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri"

4 Shtator 2018, 18:16Blog TEMA

Nga Eva Kushova

Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi

Se flas kudo gjuhën time

Se kurrë nuk ndihem e vetmuar

Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell

Se kemi histori të lashtë të admirueshme

Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua

Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime

Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm

Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë

Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t’u drejtohem kur kam një hall

Se di gjithë numrat e urgjencës, ambulancës dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë

Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarce

Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme

Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur.

Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s’ka punë.

Se edhe kur më kanë hequr pa të drejtë, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar

Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë.

Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush

Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë

Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet

Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar

Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie

Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune

Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten

Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë

Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj

Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar)

Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë

Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone

Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.

Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq.

Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë.

Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni.

Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim.

50 komente në ““30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri””

  1. mimi says:

    Duhet te kemi paqe me veten pa jetohet edhe ne mal.Me shume kemi zili pse iku kusheriri ne Amerike.

    1. KiKi says:

      Ama te gjithe Rilindasit nga emigracioni i kane kenduar ketij vendi!

      1. Skypion says:

        Ke harruar ate me kryesoren moj xhan: se je SOCIALISTE …!!!
        Eshte kjo arsyeja e arsyeve. Ato te 30 arsyet e tjera qe numeron ti, jane rrjedhoje e kesaj.
        (P.S: ju kerkoj ndjese miqve te mij trushkulur dhe trushpelare te ketij forumi, per komentin me te shkurter ne historine e kontrates komentuale qe kam me kete forum te nderuar. Faleminderit per mirekuptimin!)

        1. llaman says:

          Do besh mire ta vazhdosh kete trend shkurtimi, komentet nuk jane per “blog” personal sic ke kujtuar gjithe keto vite!

    2. Lulu says:

      Subkoshienca ben punen e vete, cfare titulli: “30 arsye pse jetoj ende ne Shqiperi”…ENDE!
      (Mund te kishe shtuar edhe ENDE SME KA DALE LLOTARIA AMERIKANE)

      1. Zeherr says:

        Ja kjo eshte Lei Feni i koheve demokratike!
        Njerez te tille jane te pa vipe se jetojne per vete e nuk shikojne per rreth!
        Ty nuk te kane rene “bythet ne uje”, moj cupe prandaj na betohesh per adheun tend privat!
        Ti na dhe 30 arsyet e tua,por harrove ca te tjera me te rendesishme se ato:
        – Ne veriun e Shqiperise jane te ngujuar mijra vete nga gjakmarrja dhe jetojne si ne mesjete,pa te ardhura,pa pune,pa shkolle,pa
        cerdhe,kopshte,kende lojrash,lulishte,libra,revista,drita,pa filma,spektakle,pa mbrojtje nga shteti,pa sport,pa shaka,por vetem nen terrorin e vdekjes cdo dite!
        Po te ishe si keta,do rrije ketu?
        Ne se politikanet kane pasuri te medha,llogari bankare pa fund,femijet ne shkolla te shtrenjta neper bote etj,s do te doje efhe ti te ishe keshtu,apo do rrije ketu me rroge shteti ose me pune te tjera koti qe te nxjerrin vetem buken e gojes?
        Ne se ke nje konflikt ne shtet,bashki,me fqinjet,me te afermit per prona etj dhe te duhet te ballafaqohesh me keta ne gjykate,por gjykata i jep te drejte tjetrit e jo ty,cfare do besh?
        Nr se OSHEE te bie faturen e dritave mujore me shifren 3 milion leke,nga 50000 leke qe psguan cdo musj,por te thone se duhet ta paguash njehere ,pastaj te shohim,cfare do besh?
        Sikur te kesh konflikt me pushtetaret dhe nuk te pret e degjon njeri dhe ti shkon ne PS si antare e saj,por nuk gjen asnjeri qe te prese,cfare do besh?
        Po sikur t’i shkruash email ministres se shendetesise per shrregullime ne ambulancen e lagjes dhe sjo nuk te pergjigjet asnjehere,cfare do besh?
        Nuk je vetem ti qe qenke rehat,moj zonje se populli ka mijra ankesa nga padrejtesite qe u ben pushteti,por qe nuk i zgjidh njeri po nuk dhe ryshfet!
        Bark ngopuri nuk pyet per bark pangopurin!
        Keshtu edhe ti!
        Boll me Lei Fenet se na hapet barkun!

  2. Klea says:

    Injorante debile.

  3. Ela says:

    25 nga 30 jane arsye boshe pasi vlejne kudo qe te shkosh, perfshi arsimin falas jo vetem deri ne universitetit por perfshi edhe universitetin, pervec amerikes qe dashke po s’ta jepka “Zoti”. Mund ta kishe mbyllur shume bukur me 5-6 arsyet e para, apo rendesi ka te shkruash gjate edhe pse jane kodra pas bregu! Cte bejme qe na ka rene risk te humbasim kohe duke lexuar cdo lloj idjoti qe i jep te drejten e botimit kjo gazete.

    1. Klodi says:

      Mese e vertete ??

  4. drini says:

    Ndoshta po te mendohesh edhe ca mund te gjesh akoma arsye per te qendruar.
    Psh se rakia eshte fantastike,
    se ushqimet kane nje shije shume te mire
    se dielli eshte shume i ngrohet nuk te pervelon dhe te shkakton kancer lekure
    se sheh vetem njerez te bukur dhe shume te rinje
    se ka shume vaj ulliri
    se deti eshte shume afer
    se shqiperia po zbukurohet cdo dite e me teper etj etj

  5. fieraku4u says:

    NESE JE MIRE ME PUN,E DHE TE ARDHURA FINANCIARE TE MIRA, NUK KE PER CFARE E DO AS AMERIKEN DHE AS EVROPEN. SE DO PERFUNDOSH SKLLAVE E PUNES. KE NJE BALANCE MIDIS JETES SOCIALE DHE PUNES NE SHQIPERI. LERI KETA PALLOSHAT QE SHKRUAJN GOMARLLIQE, SE TE GJITHVE KETYREVE I SHKON DJERSA NE ULLUK TE BYTHES. PUNOJN NGA 2 OSE 3 PUNE SI SKLLEVER. NE AMERIKE SHUMICA E KETYREVE, PUNOJN NGA 10-12 ORE DITA, NGA E HENA-DIELEN. KUR JETOJN NE SHQIPERI, KETA PALLOSHAT TE SHURDHOJNE VESHET DUKE THENE DUAM AMERIKEN APO ANGLINE, KUR E PROVOJN SE CFARE ESHTE AMERIKA, ANGLIA, E TE TJERA….FILLLOJN THE QURRAVITEN NGA MENGJESI NE DARKE.

    1. emilio says:

      A ta dha mami 2000 lekeshin sot ta pish kafen te blloku ? Bythgrisur dhe nuk ju lene as pordhet. Djersa ne ulluk mund tju veje palloshave si puna jote se ata qe kane dy pare mend ne koke e kan gjetur veten me se miri.

  6. DinPaku says:

    Mos ma merr per keq, Eva, por duhet te germosh akoma, sepse je 21 aresye mbrapa atij gazetarit qe i kish bere topin Shqiperise.

  7. Ageron says:

    Shkrim jo i sinqerte dhe vetem ndonje prej atyre me siper eshte e vertete!

    Une jetoj ne Shqiperi se me ra per pjese te lindja ketu dhe skam rrethanat e duhura oer tu larguar – nje fare pengu dmth.

    Per sa i perketarsyeve se ne Shqiperi nuk ke pse ben pune te rendomta dhe se shkolla e larte vlen jane me pak te sinqertat nga te gjitha: ne nje vend ku Kryetari i Bashkise se kryeqytetit ben punetorin e komunales, nuk. Di se cila mund te quhet pune elitare!

    Fatkeqesisht te gjithe jemi skllever te pronareve/shefave etj. pune te cilat nuk i leme dot se kemi familje per te ushqyer – kjo eshte e verteta.

    Nga ana tjeter shkrimi i Vejzaj ishte origjinal dhe i sinqerte, kuptohej se perballe ndjenjave te perzemerta per te mos u larguar kishte vendosur ato 51 arsyet pse duhej te laegohej, dhe ka te drejte per te gjitha!

    1. Tirons larg Tirone says:

      Thjesht,paster bukur
      Gjithmone do dalin kto debilet qe duhet me patjeter te bejne oponenca boshe vetem e vetem te thone dicka kundra rrymes per tju degjuar zeri si intelektuale dhe
      Patjeter duke luajtur me karten e patriotizmit pffff
      A thua se po ngrite kritika apo verejtje kundrejt vendit tend (per tu bere me mire) nuk na e dashke sipas truthareve!!!

  8. h says:

    E gezofsh shqiperine moj zonje,
    por mund te jap 300 arsye pse nuk dua te jetoj ne shqiperi.

  9. Nino says:

    Ke harruar nje gje,aty ti ha dhe ka**n

  10. Lora says:

    Se nuk la akoma drita ,24 ore uje se spitalet duan leke se pensionet,Jane,100 mijel leke se qeveritaret Jane tè korruptuar hajduta Jane edhe kto arsye qe njerezit ikin nga shqiperia

  11. agush says:

    Nga Eva Kushova
    Rreshti 2 nga Agush Brinja

    Shenim: reshti i pare eshte i autores ne cdo paragraf! I dyti,ose edhe me shume eshte i AGOS

    Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi
    Dhe do vazhdojme t’i kemi edhe jashte po te jetojme, madje qe andej edhe kemi mundesi t’i ndihmojme!

    Se flas kudo gjuhën time
    Kudo mund te flasesh gjuhen tende, madje do kesh te ligjurara edhe fjalet e huaja qe perdor ketu, si ciao, bye, call you etj!

    Se kurrë nuk ndihem e vetmuar
    As nuk ke pse ndihesh edhe jashte Shqiperise, pervecse e ke ne tip!

    Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell
    Vetem Shqiperia ka det, mal, natyre dhe dite me shume diell? Mjafton google maps dhe gjen shume vende te tjera!

    Se kemi histori të lashtë të admirueshme
    Histori qe nuk e njohin, ose me sakte na e kane fshehur baballaret e historise sone. Dhe dyshoj qe mund te kesh info mbi mitet pellazgjike, vazhdimesine deri te Iliret, me pas arberit dhe tani shqiptaret!

    Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua
    Ato kafene qe asnjehere nuk bejne te njeteen kafe, jo gjithmone te sjellin fature per pijen e porositur, dhe kur shpesh duhet t’i pershtatesh humorit te kamarierit te mehalles!

    Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime
    Ta besoj kete, vetem shpreso qe mos te ecesh ne autostradat e vdekjes, ku nuk di cfare te qellon dhe nga! pale kushtet e rrugeve te vendeve qe ke kujtime! Uroj te kesh kujtime nga zona me trafik te kufizuar dhe nga shkohet ne rruge qiellore, ose detare!

    Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm
    Te cilet dhe tani i takojme vetem neper rrjete sociale, mund ta besh kete edhe jashte Shqiperise!

    Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë
    Te duhet ndoshta pak kohe t’i mesosh edhe jashte, por eshte e sigurt qe nuk do mesosh firmen GABI, ku nuk dihet nga vijne dhe cfare financojne ato firma qe i sjellin ne Shqiperi, andej do ta dish te pakten, ka shtet qe i kontrollon!

    Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t’u drejtohem kur kam një hall
    Ky po eshte problem i madh! Andej nuk do kesh miq qe te te zgjidhin pune neper zyra, se ke shkruar nje artikull pozitiv per qeverine! Kete harroje!

    Se di gjithë numrat e urgjencës, ambulancës dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë
    HAHAHA, e vertete, edhe une i di, jane diku rreth 25-30 numra dhe varet a e kane me qejf ta hapin tel, pa thene qe mudn te rastise edhe ndonje qe tallet. Andej ke vetem nje numer: 911, ose 112 dhe nuk diskuohet qe te vijne ne dere te shtepise te gjitha sherbimet e emergjences si: Zjarrfikese, polici dhe ambulance!

    Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarce
    Kjo do te mungoje realisht. Vetem se do vish ne SHqiperi dhe do ti nderosh ata qe te kane ftuar, ndersa po te ishe ketu do merrje fustane me qira, keupce borxh, etj gjera te nevojshme per tu dukur nje fshatare shqiptare e devotshme per orientalizem dasmash!

    Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme
    Ditelindjet do jene akoma, je apo nuk je ti ketu! Nuk varen nga prania jote!

    Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur.
    Edhe mua me ka vlejtur, edhe shokeve te mi. Jemi te gjithe te punesuar ne faqen kerkoj pune! Shkolla e larte per diplomaci me vlejti, aq sa me tha edhe Kryeministri bej nje kurs per marangoz, ose hidraulik. por meqe ishin shume kandidate zgjodha saldator!

    Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s’ka punë.
    As une nuk kam ngelur pa pune ndonjehere. Blej buke here pas here, pastroj oborrin, derdh plehrat, etj! Neso do pune gjen kollaj, koheve te fundit edhe fishkellima quhet zanat!

    Se edhe kur më kanë hequr pa të drejtë, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar
    E vertete, kur te jesh jashte, e para nuk do te te heqin pa te drejte, e dyta do demshperblehesh per cenim te moralit. Kete pjesen e moralit ne SHqiperi e kishe zgjidhur kollaj, nuk je marre fare, ke gjetur dicka me te mire, qe te pranon ashtu sic je percjelle nga puna e meparshme, pra e hame turpin me buke!

    Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë.
    Kete nuk te pengon kush ta besh as jashte Shqiperise, madje andej mund edhe te shperblehesh per integritetin, ketu maksimumi fiton statusin i paafte, ose idiot, nese je i ndershem!

    Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush
    Te drejtat vetem ketu mund te kerkohen dhe nuk guxon kush t’i hedhe poshte, dhe a e di pse??? Sepse nuk te degjon kush, pasi te gjithe kane te drejta qe i neperkemben cdo dite dhe nuk kane kohe per t’u marre me te tuat! Jashte veshtire se dikush do guxonte t’i hidhte poshte, por do fillonte qe te pjesa e pare, askush nuk do guzonte te mosdegjonte te drejtat e tua, pasi do perballej me 1001 probleme ligjore!

    Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë
    Ketu nuk di cfare te them! Andej do i kishe ne nje kopesht, ose cerdhe te specializuar, qe ndihmon femijet te socializohen. Ndersa ketu miresia e gjyshes, i lejon te socializohen me qindra pislleqe turqizmash ne TV qe japin telenovela turke shumete shendetshme per femijet shqiptare, sidomos ata te moshave 2 -82 vjecc.

    Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet
    E vertete, vetem 12 mije leke te reaj ne muaj paguajne prinderit, dmth 1/3 e rroges se qelbur 3800 leke te reja ne muaj. Ne Gjermani do paguanin po njesoj 120 euro, duke marre 3400 euro ne muaj, 1/25 e rroges mujore. Po ku shkoi lumturia e renies se flokeve nga pagesat mujore nese do ishte aq e thjeshte sa ne GJermani????

    Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar
    Ketu nuk kemi cfare te themi! Ke perjetuar 2 sisteme brenda SHqiperise, mos i bej 3 duke ikur, se meshohesh keq me kete te 3 qe nuk e ke provuar akoma, dhe nuk vjen me pastaj!

    Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie
    As andej nuk mungojne politikanet si pjese e humorit! Duke nisur nga Trump. dhe po te ndihmoj ne iluminim, kete lloj humori me politikane, kemi filluar e vjedhim nga jashte Shqiperie, qe nga spektaklet e deri te shprehjet e perditshme!

    Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune
    Kjo eshte pak sadiste, jashate nuk do ta kesh kete kenaqesi qe quhet “Per inat te botes”, andej si me post, si pa post, jane njesoj njerezit! Kenaqesi e munguar alla shqiptarce per ta pare tjetrin ne graden e fundit!

    Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten
    HAHHAHA, ketu ne SHqiperi kjo???? Mundet sepse nuk kemi karakter, dhe kjo nuk eshte plus per te qendruar, por per t’ia mbathur qe ketej. Vetem ne rastin e inatcoreve dhe zemerkatraneve ka vlere kjo, pasi mezi presin te rrotullohet bota qe te marrin hak!

    Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë
    Kisha eshte universale, gjithandej do ti njihje te gjithe,, mjafton te gjesh veten ne besim!

    Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj
    Se ketu Zoti vendosi qe te lindje, por te dha gjithcka qe te jesh e lire te zgjedhesh ate qe do per veten!

    Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar)
    Ketu nuk kam cfare te them, pasi jashte SHqiperise as nuk do te te shkoje mendja te aplikosh, pasi do kesh gjithcka aty!

    Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë
    Me keto mend, lavdi Zotit qe nuk e kane bere!

    Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone
    Po vetem per turizem, edhe per kursim, pasi marrin 3000 euro ne muaj dhe jetojne ketu me vetem 1000 euro si mbreter, ndersa ne shqiptaret jetojme si princer me vetem 300 mije leke te qelbura prane tyre!

    Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.
    Mund ta gezojne femijet e tu, pasi te kene njohur si funksionon bota dhe te vijne te japin ndihmen e tyre qe te jete njesoj edhe ketu!

    Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq.
    Mire qe nuk kishe me shume se, kam pune tani, do blej buke!

    Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë.
    Sekreti eshte ta ndertosh lumturine, pavaresisht se ku!

    Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni.
    Dhe mendoni per te nesermen aty ku duhet te jeni!

    Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim.
    VETEM ME KETE TE FUNDIT JAM DAKORD PA ASNJE KUNDERSHTIM – Agush Brinja

  12. Illyria-Shqiperia says:

    U hodhen bishat ne sulm me sharje ne drejtim te vajze. Hajde dilni dhe ju te shkruani arsyet pse nuk doni te jetoni ne Shqiperi, por vajzen lereni te qete. Eshte mendimi I saj, fjalet e saj ndaj kini miresine ti respektoni. Faleminderit Eva per kete shkrim, qe te jep kurajo, qe ka ende njerez qe e duan Atdheun.

    1. Labi says:

      Ti je idiot Yliria,
      E them se te njoh, merr forme si uji,
      Kohet e fundit ke filluar te germosh “te mirat e Enverit.

    2. Labi says:

      Illyria, prap si plenium ti gumen rrushi?!
      Paske humb dialektin,lol.

    3. emilio says:

      Dmth ne qe jemi jashte nuk e dashkemi Atdheun!? Thjesht mundohemi tu tregojme te verteten ju miopeve dhe paraziteve qe nuk jeni per asgje. Dita dites gjithnje e me shume po vertetohet qe ne Atdhe kane ngelur politikane kriminele dhe popull bageti. Ti te cili grup hyn ?

      1. Labi says:

        Te ata qe jane jashte idiot.

  13. agush says:

    Nga Eva Kushova
    Rreshti 2 nga Agush Brinja

    Shenim: reshti i pare eshte i autores ne cdo paragraf! I dyti,ose edhe me shume eshte i AGOS

    Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi
    Dhe do vazhdojme t’i kemi edhe jashte po te jetojme, madje qe andej edhe kemi mundesi t’i ndihmojme!

    Se flas kudo gjuhën time
    Kudo mund te flasesh gjuhen tende, madje do kesh te ligjurara edhe fjalet e huaja qe perdor ketu, si ciao, bye, call you etj!

    Se kurrë nuk ndihem e vetmuar
    As nuk ke pse ndihesh edhe jashte Shqiperise, pervecse e ke ne tip!

    Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell
    Vetem Shqiperia ka det, mal, natyre dhe dite me shume diell? Mjafton google maps dhe gjen shume vende te tjera!

    Se kemi histori të lashtë të admirueshme
    Histori qe nuk e njohin, ose me sakte na e kane fshehur baballaret e historise sone. Dhe dyshoj qe mund te kesh info mbi mitet pellazgjike, vazhdimesine deri te Iliret, me pas arberit dhe tani shqiptaret!

    Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua
    Ato kafene qe asnjehere nuk bejne te njeteen kafe, jo gjithmone te sjellin fature per pijen e porositur, dhe kur shpesh duhet t’i pershtatesh humorit te kamarierit te mehalles!

    Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime
    Ta besoj kete, vetem shpreso qe mos te ecesh ne autostradat e vdekjes, ku nuk di cfare te qellon dhe nga! pale kushtet e rrugeve te vendeve qe ke kujtime! Uroj te kesh kujtime nga zona me trafik te kufizuar dhe nga shkohet ne rruge qiellore, ose detare!

    Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm
    Te cilet dhe tani i takojme vetem neper rrjete sociale, mund ta besh kete edhe jashte Shqiperise!

    Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë
    Te duhet ndoshta pak kohe t’i mesosh edhe jashte, por eshte e sigurt qe nuk do mesosh firmen GABI, ku nuk dihet nga vijne dhe cfare financojne ato firma qe i sjellin ne Shqiperi, andej do ta dish te pakten, ka shtet qe i kontrollon!

    Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t’u drejtohem kur kam një hall
    Ky po eshte problem i madh! Andej nuk do kesh miq qe te te zgjidhin pune neper zyra, se ke shkruar nje artikull pozitiv per qeverine! Kete harroje!

    Se di gjithë numrat e urgjencës, ambulancës dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë
    HAHAHA, e vertete, edhe une i di, jane diku rreth 25-30 numra dhe varet a e kane me qejf ta hapin tel, pa thene qe mudn te rastise edhe ndonje qe tallet. Andej ke vetem nje numer: 911, ose 112 dhe nuk diskuohet qe te vijne ne dere te shtepise te gjitha sherbimet e emergjences si: Zjarrfikese, polici dhe ambulance!

    Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarce
    Kjo do te mungoje realisht. Vetem se do vish ne SHqiperi dhe do ti nderosh ata qe te kane ftuar, ndersa po te ishe ketu do merrje fustane me qira, keupce borxh, etj gjera te nevojshme per tu dukur nje fshatare shqiptare e devotshme per orientalizem dasmash!

    Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme
    Ditelindjet do jene akoma, je apo nuk je ti ketu! Nuk varen nga prania jote!

    Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur.
    Edhe mua me ka vlejtur, edhe shokeve te mi. Jemi te gjithe te punesuar ne faqen kerkoj pune! Shkolla e larte per diplomaci me vlejti, aq sa me tha edhe Kryeministri bej nje kurs per marangoz, ose hidraulik. por meqe ishin shume kandidate zgjodha saldator!

    Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s’ka punë.
    As une nuk kam ngelur pa pune ndonjehere. Blej buke here pas here, pastroj oborrin, derdh plehrat, etj! Neso do pune gjen kollaj, koheve te fundit edhe fishkellima quhet zanat!

    Se edhe kur më kanë hequr pa të drejtë, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar
    E vertete, kur te jesh jashte, e para nuk do te te heqin pa te drejte, e dyta do demshperblehesh per cenim te moralit. Kete pjesen e moralit ne SHqiperi e kishe zgjidhur kollaj, nuk je marre fare, ke gjetur dicka me te mire, qe te pranon ashtu sic je percjelle nga puna e meparshme, pra e hame turpin me buke!

    Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë.
    Kete nuk te pengon kush ta besh as jashte Shqiperise, madje andej mund edhe te shperblehesh per integritetin, ketu maksimumi fiton statusin i paafte, ose idiot, nese je i ndershem!

    Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush
    Te drejtat vetem ketu mund te kerkohen dhe nuk guxon kush t’i hedhe poshte, dhe a e di pse??? Sepse nuk te degjon kush, pasi te gjithe kane te drejta qe i neperkemben cdo dite dhe nuk kane kohe per t’u marre me te tuat! Jashte veshtire se dikush do guxonte t’i hidhte poshte, por do fillonte qe te pjesa e pare, askush nuk do guzonte te mosdegjonte te drejtat e tua, pasi do perballej me 1001 probleme ligjore!

    Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë
    Ketu nuk di cfare te them! Andej do i kishe ne nje kopesht, ose cerdhe te specializuar, qe ndihmon femijet te socializohen. Ndersa ketu miresia e gjyshes, i lejon te socializohen me qindra pislleqe turqizmash ne TV qe japin telenovela turke shumete shendetshme per femijet shqiptare, sidomos ata te moshave 2 -82 vjecc.

    Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet
    E vertete, vetem 12 mije leke te reaj ne muaj paguajne prinderit, dmth 1/3 e rroges se qelbur 3800 leke te reja ne muaj. Ne Gjermani do paguanin po njesoj 120 euro, duke marre 3400 euro ne muaj, 1/25 e rroges mujore. Po ku shkoi lumturia e renies se flokeve nga pagesat mujore nese do ishte aq e thjeshte sa ne GJermani????

    Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar
    Ketu nuk kemi cfare te themi! Ke perjetuar 2 sisteme brenda SHqiperise, mos i bej 3 duke ikur, se meshohesh keq me kete te 3 qe nuk e ke provuar akoma, dhe nuk vjen me pastaj!

    Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie
    As andej nuk mungojne politikanet si pjese e humorit! Duke nisur nga Trump. dhe po te ndihmoj ne iluminim, kete lloj humori me politikane, kemi filluar e vjedhim nga jashte Shqiperie, qe nga spektaklet e deri te shprehjet e perditshme!

    Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune
    Kjo eshte pak sadiste, jashate nuk do ta kesh kete kenaqesi qe quhet “Per inat te botes”, andej si me post, si pa post, jane njesoj njerezit! Kenaqesi e munguar alla shqiptarce per ta pare tjetrin ne graden e fundit!

    Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten
    HAHHAHA, ketu ne SHqiperi kjo???? Mundet sepse nuk kemi karakter, dhe kjo nuk eshte plus per te qendruar, por per t’ia mbathur qe ketej. Vetem ne rastin e inatcoreve dhe zemerkatraneve ka vlere kjo, pasi mezi presin te rrotullohet bota qe te marrin hak!

    Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë
    Kisha eshte universale, gjithandej do ti njihje te gjithe,, mjafton te gjesh veten ne besim!

    Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj
    Se ketu Zoti vendosi qe te lindje, por te dha gjithcka qe te jesh e lire te zgjedhesh ate qe do per veten!

    Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse kam aplikuar)
    Ketu nuk kam cfare te them, pasi jashte SHqiperise as nuk do te te shkoje mendja te aplikosh, pasi do kesh gjithcka aty!

    Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë
    Me keto mend, lavdi Zotit qe nuk e kane bere!

    Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone
    Po vetem per turizem, edhe per kursim, pasi marrin 3000 euro ne muaj dhe jetojne ketu me vetem 1000 euro si mbreter, ndersa ne shqiptaret jetojme si princer me vetem 300 mije leke te qelbura prane tyre!

    Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.
    Mund ta gezojne femijet e tu, pasi te kene njohur si funksionon bota dhe te vijne te japin ndihmen e tyre qe te jete njesoj edhe ketu!

    Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq.
    Mire qe nuk kishe me shume se, kam pune tani, do blej buke!

    Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë.
    Sekreti eshte ta ndertosh lumturine, pavaresisht se ku!

    Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni.
    Dhe mendoni per te nesermen aty ku duhet te jeni!

    Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim.
    VETEM ME KETE TE FUNDIT JAM DAKORD PA ASNJE KUNDERSHTIM – Agush Brinja

  14. Arjani says:

    Shume sakt moj moter ,,,,,,,,,,,Edhe dicka te gjithe kerkojme nga Nena(Shqiperia)por asnje nuk kujtohet te bej dicka per Nenen(Shqiperine) te gjithe jasht punojme nga 14ore ne dite Kurse kur vemi tek Nena (Sh)rrime gjithe diten me cafe(u ham edhe leket e pensionit nenave) Ne shtepine tende shtrihesh me krevat edhe me kepuce(to hew edhe nena )kurse ne shtepine e tjetrit I hew kepucet tek porta,shtepia (vendi ,nena)edhe te varferedhe te shemtuar per mua jane me te bukrit e botes,,nuk ishaj (vendet nenat)mendimet e te tjereve por me shpirt dua vetem Nenen(Sh)time jasht nuk je nje ri me vlere por robot pune,futesh ne mengjez ne ashensor I pershendet nuk te kthejne aas koken ,,,,kurse SA futet nje qen apo mace e perkedhelin te gjithe,nxjerin qente qe me mengjez per te dh—-r. dhe nuk nxjerin nje here nenat shetitje per nje akullore kjo eshte “Parajsa”” ne vendet me emer te Madh,,nje I bardh nuk ka me te drejta por vetem detyrime,ka shuuuume por nje gj dua ta them foooort ne Shqiperi dhe per Nenen time dua te Jem ky Arjani qe jam,kurse ketu do doja te isha nje afrikan Pershendetje

  15. DETAR BREGU says:

    KAM DEGJUAR DHE LEXUAR SE EDHE TE PASURIT ME TE FAMSHEM , DHE LISTA KETU NUK DO ISH E VOGEL , NE FUND TE JETES SE TYRE KANE SHPALOSUR MENDIMIN ME TE SAKTE SE LUMTURINE NUK TA SJELL PARAJA…!
    PATJETER QE PARAJA DUHET , POR…LUMTURIA ME E MADHE GJENDET TEK CA GJERA TE CILAT I KEMI HARRUAR APO HEQUR NGA LISTA…!
    KUSH E KA THENE…??? NE MOS KESHTU PERAFERSISHT.
    MOS PRISNI CDO TE BEJ VENDI YT PER TY.
    POR LUFTO DHE PERPIQU TE BESH ME TE MIREN PER VENDIN TEND.
    BEJ SA TE MUNDESH POR LERE GJURMEN NE VENDIN TEND , ANI PSE KA NJEMIJE E NJE ARESYE PER ” REVOLTA ” TE BRENDSHME APO SHPERTHIME QE NGANJEHERE T3 MERZISIN KEQAS.
    NDERKOHE E MBESHTES EDHE ATE GAZETARIN E KLANIT QE ” ANKOHEJ ” DHE SHFRYNTE DUFIN POR JANE PERPJEKJET TONA PER TA BERE KETE “NJE CIKE” VEND TE ADMURUESHEM PER BREZAT…!

  16. Mërgimtari says:

    Një “arsye” gjithsesi e ka të sinqertë: Se nuk më ka dalë kurrë lotaria amerikane (edhe pse kam aolkuar).
    Se… po t’i kishte dalë lotaria amerikane, do na thurte 106 arsye me temën për të na treguar pse ka ikur nga shqipëria. Pykë! Një komentues në 56 arsyet e atij pykës tjetër, gazet-arit, e tha mirë: Çdo histori emigrimi është personale.

    1. Aksi says:

      Koment me vend! Kjo arsyeja e aplikimit, ishte fantastike fare, hodhi poshte cdo arsye tjeter…

  17. agush says:

    O ILLYRIA – SHQIPERIA, shkruhet ILIRIA o atdhedashes! Mos me thuaj qe emrin e ke Hasan dhe je Muhamedan???

    1. Xhixhi says:

      Per ate eshte me i bukur me Yyyyyyy.
      C’ka ndonje te keqe ketu??

  18. Arjan says:

    Shume sakt moj moter ,,,,,,,,,,,Edhe dicka te gjithe kerkojme nga Nena(Shqiperia)por asnje nuk kujtohet te bej dicka per Nenen(Shqiperine) te gjithe jasht punojme nga 14ore ne dite Kurse kur vemi tek Nena (Sh)rrime gjithe diten me cafe(u ham edhe leket e pensionit nenave) Ne shtepine tende shtrihesh me krevat edhe me kepuce(to hew edhe nena )kurse ne shtepine e tjetrit I hew kepucet tek porta,shtepia (vendi ,nena)edhe te varfer

  19. Arjan says:

    Shume sakt moj moter ,,,,,,,,,Edhe dicka te gjithe kerkojme nga Nena(Shqiperia)por asnje nuk kujtohet te bej dicka per Nenen(Shqiperine) te gjithe jasht punojme nga 14ore ne dite Kurse kur vemi tek Nena (Sh)rrime gjithe diten me cafe(u ham edhe leket e pensionit nenave) Ne shtepine tende shtrihesh me krevat edhe me kepuce(to hew edhe nena )kurse ne shtepine e tjetrit I hew kepucet tek porta,shtepia (vendi ,nena)edhe te varfer

  20. dardan says:

    Tipike konformiste shqiptare qe rron sa me honger e me flejt. Si bojn pershtypje pislliku modh, natyra shkaterrume, korrupsion e hajdutllik kudo, gjykata e spitale per ibret. Kjo i ka punet ne terezi se pi kafe ke lagjja e shkon per dasma e qoka per qejf te vet. Standart i mire per vend e njerez medoker qe sdun cilesi me te mira per vete e kalamojt e vet.

  21. Jimi says:

    Me pelqen! Shqiperia eshte ende nje “Purgator” por asnjehere nuk e humbas shpresen se nje dite jo te larget do te jete nje “Parajse”!

  22. patrioti says:

    Aty tek llotaria amerikane ke bere autogol zonare. D.m.th ke dash me ik nga Shqiperise.

  23. Labi says:

    O Illyria-Shqiperia,
    Nuk ka te beje me mosdashjen e atdheut ,o “patriot”,
    Ka te beje me ate qe ,Shqiperia me stastika eshte vendi me i varfer i Europes,
    Ka te beje me ate qe,Shqiperia eshte vendi me i piste i Europes,
    Vendi me i korruptuar i Europes,
    Vendi ku injorohet varferia e shumices dhe botohen brockullat e nje “Rilindase”, apo thjesht te dikujt “me fat”.
    Gumenet si ty ,jane pa forme, marrin formen e gotes ku i derdh,tavolines ku ulen, debatit ku hyne. Siperfaqesor dhe ne mos gabohem,djale komunisti.
    Nejse,ke filluar te shkruash shqipe letrare…

  24. yes_man says:

    ma vai a cagare….

  25. Leonard says:

    30 peralla nga eva kushova per femijet nga 2-5 vjec.

  26. Po ik o goceee says:

    Të të mbajë shendeti, se arsyetimi të bën të fala…

  27. jani says:

    E VERTETE ESHTE KEMI NJE DET DHE USHQIM TE MREKULLUESHEM,,,,,DHE NJEREZ TE SHKELQYESHEM,,,,,ME PAK PUNE ME MEND NUK NA DUHET TE IKIM FARE ,,,,TE ECIM ME TURIZMIN,,,,NAFTA TE KTHEHET NE DUART TONA,,KROMI,,,BAKRI,,,,TE BEJME GJERA TE BUKURA,,,SHTEPI+HOTELE,,,KJO DO E BENTE VENDIN TONE TE VIZITUESHEM NE CDO STINE,///ME E RENDESISHMJA TE BEJME POLITIKE PROTEKSIONISTE PER PRODHIMET TONA BUJQESORE,,,,MERRNI SHEMBULL NGA AMERIKA TANI,///

  28. Tomorr says:

    Shume bukur i ke rreshtuar arsyet per te qendruar ne shqiperi. Por ka edhe me
    qendroj ne shqiperi se nuk dua te jem e lidhur me mortgagen, krediine e shtepise apo edhe te maqines per gjithe jeten por dua te jem pronare e shtepise time
    Dua te qendroje ne shqiperi se e beje gjumin rehat nuk kam stresin e emigrantit qe thote cbera qe ika
    Dua te qendroje ne shqiperi per klimen e mrekullueshme dhe 300 ditet me diel
    Dua te qendroje ne shqiperi se ushqimet jane shume te shijshme dhe frutat jane organike
    Dua te qendroje ne shqiperi sepse asnje njeri nuk me percmon sic percmohesh ne greqi ap oitali apo France apo gjermani
    Dua te qendroj te vdese ne vendin tim aty ku jane varrosur te afermit e mi
    Dua te jetoje ne shqiperi se besoj se shqiperia po te ndryshoje me keto ritme per 10 vjete do te behet vend i preferuar per te huajt

  29. bekim says:

    hallall mjaton qe qi numurin e emergjences pavarsisht se te pergjigjet njeri apo te vjen emergjenca a jo.

  30. Alban says:

    Arsyeja : Sepse nuk me ka dale kurre llotarija amerikane ( edhe pse kam aplikuar ).
    ME KETE ARSYE I HEDH POSHTE DHE I SHKEL ME KEMBE TE GJITHA ARSYET E THERA.
    HIPOKRITE !

  31. 300 arsye mos jetosh ne shqiperi says:

    artikull debil…po te duash te jap 300 arsye pse nuk dua te jetoj ne shqiperi , as per pushime nuk me shkon mendja

  32. Drikar Shkari says:

    Epo mire o Eva, rri atje ku je e mos ha mut kot.

  33. Illyria-Shqiperia says:

    Ka vetem nje menyre per te shmangur kriticizmin: mos bej asgje, mos thuaj asgje, ji thjesht asgje (Aristoteli). Une zgjedh kritiken, edhe pse ajo eshte e mbushur me sharje e mallkime te natyres personale. Po te gjithe nuk mund te civilizohen njekohesisht…! Paqe ne shpirtin tuaj!

  34. buj says:

    e sidomos kur thua per nr e urgjences qe ti e di shume mire ja vlen te jetosh, mos e ke fjalen per nr urgjences dhe ke parasysh nr kryetarit/?

  35. Demokracia Shqiptare - Produkt Skarco i P.P.SH-së. says:

    SE UNE I PERKAS FRESH-it.
    TANI UNE BEJ PALLE NE JALE.
    NESER UNE TE THYEJ KOKEN ME LEK …

  36. Maelga says:

    Ke vetem nje arsye qe rri ne Shqiperi.
    Je rregulluar ne nje pune shume te mire, me te ardhura shume te mira. Kaq.
    Dhe kjo te jep mundesine te shijosh kafenete e Tiranes, ditelindjet cdo muaj, detin, malin, fushen, pyllin, e ku di une tjeter.
    Keshtu qe mos na caj koken shume me 30 arsyet e tua.
    Dhe boll me keto artikuj. Lerini njerezit te jetojne aty ku ndihen me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje