Ahmetaj jep lajmin e mirë për pensionistët, ja sa shpërblim do të marrin në fund të vitit

4 Shtator 2018, 10:54Ekonomia TEMA

Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj deklaroi se këtë vit paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet me një shifër konkrete. 

Ndërsa raportoi në komisionin parlamentar për ekonominë e financat, aktin normativ për buxhetin e 2018, ministri Ahmetaj dha dhe lajmin e mirë për pensionistët ku njoftoi se në fund të vitit ata do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim. 

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral.  

Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. 

 Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej Ahmetaj tha se ka një rritje të investimeve të huaja në nivel rekord. Ministri theksoi se ka rritje të konsumit, punësimit që ka arritur në 690 mijë të punësuar në rang vendi, si edhe të investimeve të huaja, që kanë arritur në 210 milionë euro.

“Investimet e huaja në 3 mujorin e dytë, në shifra rekord. Investimet e huaja, rreth 210 milionë euro. Turizmi ka njohur një rritje tëlartë. Kemi rritje të konsumit për disa tremujorë rresht.

Ky tregues qëndron mbi mesataren afatgjatë që prej tremujorit të dytë të vitit 2016. Faktorët ekonomikë vetëm janë rritur dhe konsoliduar, dhe shifrat janë pozitive për ekonominë shqiptare.

Në aktin normative të miratuar nga qeveria shqiptare, totali i buxhetit nuk ka ndryshuar. As totali i të ardhurave nuk ka ndryshuar.

Janë rregulluar të dhënat e dhe për muajtë që vijnë. Për t’i thënë qytetarëve, që buxheti ka pësuar një goditje prej 5 miliardë lekë, për shkak të mbivlerësimit të lekut.

Të dhënën e gushtit e kemi operative, por do ta përditësojmë kur ta kemi më të saktë. Situata e vitit të kaluar uli, të dhënat e KESH dhe OSHEE. Sqarojmë se situate jo e favorshme e vitit të kaluar është rikuperuar. Kompanitë do të rrisin fitimet dhe do të reflektohet tek të ardhurat e tatim-fitimit. 724 mijë vende pune të deklaruara.

 690 mijë të punësuar. Krahasojeni që nga dita 1 e demokracisë. 240 mijë janë punësuar në 4 vitet e fundit. Janë punësuar në mandatin e parë të qeverisë Rama. Kemi ardhur nga një krizë e rëndë ekonomike fiskale.

2013 ishte viti kur varfëria arriti kulmin në Shqipëri. papunësia dhe mjerimi krahasoheshin nga BB me ’97-98. Kemi mundur që ekonomia të krijojë 240 mijë të punësuar. Janë mbi 35% e vendeve të punës të krijuara në 30 vite bashkë në Shqipëri.- tha ndër të tjare Ahmetaj. (TemA) 

25 komente në “Ahmetaj jep lajmin e mirë për pensionistët, ja sa shpërblim do të marrin në fund të vitit”

  1. ME EMER says:

    .. yt morre ..!

    1. Peza says:

      Kaq na jepte edhe krimineli Berisha dikur!
      Mbani mend kur t’a dredhin edhe kete duke shtuar se kjo shifer eshte per te dy pensionistet familjare te vetmuar,ndersa ata qe banojne me femijet asnje lek!
      Po mire more qener keta pensioniste gjysher s nuk mund t’u dhurojne dot niperve dhe mbesave ndonje loder per vitin e ri!
      Po gjate vitit s nuk duhet t’u japin nje akullore,t’i cojne ne kendin e lojrave etj?
      Po per ditelindjet e tyre a nuk duhet t’u bejne ndonje dhurate?
      Pensionistet i trajtoni si skllever e jo si njerez!

    2. Ekonomisti 3 Diploma says:

      Prefesori kur e nx …si antene t e V…
      Ky a Ministri I Ramu tit!, I ripjelljes dhe nje peshkacen i vogel.

  2. blerta says:

    Qenkeni thyer ne mes…..

  3. Pantera says:

    Mos e jepni lajmin kaq shpejt , ne fillim thoini pensionisteve te gjejne canda te medha , voluminoze te vene parate e shumta , pastaj konfirmoni lajmin ……….

  4. ela says:

    O idiot cfare jane keto lajme? ik mor gamor mos u tall me njerezit,ate qe ti ua jep ua ke mare 1 milion here kane punu tere jeten u ke m,bajt leket dhe je tall me ta.pensioni nuk mund te matet me nivelin e kontribuseve qe jane tani, ajo eshte nje vlere qe ti e ke perdorur per shtetin dhe shteti duhet te na pergjigjet me nivelin e pensioneve europiane ,sepse kostoja e jeteses nuk eshte 25000 por eshte te pakten per nje pensionist eshte 400000 mije leke dhe po te jene te dy gjalle te pakten sdo presin nga femijet.Po te kesh nje drejtor si Ali Emini me harbuti dhe me fshatar nuk ka.ashtu ka jetu si kryetar koperative p[lehra,dhe vete ben ligje idiote dhe ti si shkencetar ne ekonomi ben deklarat te tilla

  5. perlat spahiu says:

    turpi dhe roli i tije ne mendjen e kooperativistit mahmut ah-metaj.a mund te proklamosh dhenien e 5 mije lekeve ,shperblim per pensionistet.ehhhh mor kerma talluni.kur tregon gjithe kto shifra pozitive,perse nuk rrit pensionet ne baze te nevojes per te jetuar ne menyre dinjitoze.a mund te jetosh ne shqiperi me nje pension 14 mije o 20 mije ne muaj.lerre propoganden e kalo ne fakte, rrisni pensionet e ulni perfitimet tuaja.

  6. Pensionisti says:

    Po shkundni breket.

  7. Pensionisti says:

    Po shkundni breket.po na jepni reston e avionave dhe lluksit tuaj

  8. ........... says:

    5mije lekshi eshte i ri o rrypa.

  9. besniku says:

    Turp i madh.Në vend që të thotë nje pension na thotë katër muaj para 5 mijë leke….Lamë kockat nëpër miniera dhe tani edhe na tallin….

  10. Emigranti says:

    Pse nuk jepet pensioni i trembëdhjetë, si në gjithë Europën!?

  11. Linda says:

    Jepni tredicesima si ne te gjithe europen o hajduta

  12. Shpetim says:

    Mjaft se po beheni qesharake. Po rrisni rrogat e pushtetareve me 100% ndersa pensionistet tallni bezhdilet. Turp tu vije, mor horra.

  13. edi says:

    Premtuat 70 deri 100 mije (te vjetra), S’keni turp talleni me popullin.

  14. nardi says:

    kaposhin e detit e jep qeveria gratis

    1. K. P. says:

      Kujdes! Ky qe i thote vetes Minister i Financave, apo ndonjeri nga kabineti i shefit te tij, mund te kete hapur ndonje biznes per rritjen e gjelave te detit, dhe keshtu ai 5 mije-lekeshi do subvencionoje aktivitetin e gjela-rritesit, -shitesit, etj.

      Ik ore humbameno dhe mos na konsumo kohen duke lexuar brockullat e tua! Nejse, ti s`ke faj Per kete si dhe per faktin, qe ti je pjese e “ekzekutivit” duhet pergjigjemi vete ne!

  15. Ne krye kemi uqer, qe ndjekin gjat gjithe kohes edhe qindarken e fundit tek delet pensionist,deri sa tu dale fryma,
    dhe tallen duke lene njdonje bakshish nga taksat e vjela……

  16. ermal berati says:

    better than nothing, Thanks

  17. Plaku says:

    Po’ kaposhin e jepte edhe Berisha do te thote qe kemi mbetur mbrapa

  18. Lani says:

    Talluni o maskarenj se shqiptarët jane bere per lemoshe .talluni ju talluni

  19. Ariu says:

    Robt Ku ti keni ju dhe salistet 5000 lek ju sju dalin Telefon ne muaj

  20. Pensionisti says:

    Gazetarit të këtij shkrimi të aktualitetit i bëj me dije se në arkën A/29-1(TR) ka muaj që sorollaten pensionistët për të marrë pensionin!Duhet të shkosh disa herë mbasi ka mungesë parash!Investigoni këtë rast se lajmi për shpërblimin i intereson në radhë të parë politikës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje