Basha me strukturat e PD në Shkodër: “nën armë” kundër qeverisë, aksion radikal me “formacione” të vogla…

Kryedemokrati Basha kërkon të nxisë një revolt anti-qeveri në Shkodër, bastionin e saj ende në këmbë, pasi PS-ja e Ramës ende nuk ka mundur dot t’ja marrë bashkinë, por që e ka “bast jete” për zgjedhjet e afërta vendore.

Nga ana tjetër, situata e krimit në qytetin verior, po konvertohet në “lëndë të parë” politike për opozitën. Nga Shkodra, Basha porositi strukturat demokrate që të mobilizojnë njerëzit kundër qeverisë.

“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. 

Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka”, u tha Basha vartësve të tij në Shkodër.

Ky është dhe një test i brendshëm për të, se sa do mundet ta bëjë për vete një elektorat “të zemëruar” nga largimi prej tij i znj. Topalli.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...