Baton Haxhiu në forumet UET: BE favorizon destabilitetin në Ballkan, Serbia ka përfituar nga “mirësia” e kësaj politike…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I ftuar në një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës, nën moderimin e shefes së Departamentit të Komunikimit Belina Budini, analisti Baton Haxhiu foli për situatën historike në të cilën gjendet Kosova sot, për një marrëveshje të mundshme me Serbinë.

Në Kosovë disa e konsiderojnë një personazh të guximshëm, që artikulon e trazon çështje të nxehta që shumëkush nuk do i mendonte që t’i hapte, disa të tjerë e quajnë edhe “tradhëtar” i interesave kombëtare, por statura e Baton Haxhiut, ja lejon që të jetë ndër zërat që artikulohet e madje ofron arsye e motiv pro marrëveshjes për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë.

Në vazhdën e Forumeve UET për këtë vit, Haxhiu qartazi nuk mbështet politikën e BE-së ndër vite, që sipas tij e kanë lënë Kosovën në një vegjetim pa të ardhme dhe me një Serbi e cila vetëm ka përfituar nga BE-ja.

“Bashkimi Europian favorizon destabilitetin në Ballkan”-tha Haxhiu, ndëtsa thekson se që nga viti 2011 dhe në vijim Serbia ka përfituar nga “mirësia” e BE, në aspektin ekonomik dhe politik.

Ndërsa Kosova është në një situatë që nuk njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së, nuk është pjesë e UNESCO-s, Interpol, apo organizmave të tjerë.

“Kjo lloj politike e BE-së jo vetëm ka dështuar, por besoj se ka mbajtur gjallë destabilitetin në Ballkan”-deklaroi Haxhiu.

Nëse Hashim Thaçi ka zgjedhur që ta artikolojë çëshjen e “korrigjimit të kufijve” me serbinë në rangje politike, Haxhiu është ai interlekutor që po investohet si aktor kryesor në një marrëveshje Kosovë-Serbi, që mund të nëkuptojë kalimin e Veriut të Mitrovicës në pjesën serbe, por gjithashtu edhe përfshirja e Luginës së Preshëvës nën Kosovë.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *