BATUTAT/ Qytetarja-Ramës: Sa kokfortë që je, po haje një gliko Përmeti…

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë personalisht disa libra për fëmijët, para nisjes së shkollës.

Ai ka qenë në familjen Karaj, bashkë me ministren Lindita Nikolla.

Aty ai ka shkëmnbyer edhe disa batuta me të zonjën e shtëpisë, që këmbëngulte ta qeraste atë me gliko.

Zonja: Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti.

Rama: Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë.

Zonja: Absolutisht, ju do të provoni glikonë.

Rama: Nuk ka qerasje më të mirë sesa këto ëmbëlsira dhe unë e kam kokën shumë të fortë.

*Rama çohet të ikë

Zonja:  Shumë të fortë e paske kokën me gjithë mend. Shumë kokëfortë!

Rama: Ashtu jam. Shumë të fortë e kam kokën.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...