Çfarë do të ndodhë në Shqipëri nëse nuk ndryshohet ora?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkimi Europian pritet të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore për herë të parë pas shumë dekadash. Për Shqipërinë kjo do të thotë që në muajt e dimrit, dielli të lindë rreth orës 8 dhe të perëndojë rreth orës 5.30 të pasdites.

Një vrojtim i kryer nga Bashkimi Europian zbuloi se shumica dërrmuese e të anketuarve në vendet anëtare ishin kundër shqetësimeve që i krijon ndryshimi i orës në pranverë dhe në vjeshtë, një praktikë që ka lindur një shekull më parë me qëllim të kursimit të energjisë gjatë muajve të verës. Kjo mjaftoi që presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të deklaronte se BE mund të miratojë heqjen dorë nga ndryshimi i orës. Kjo nuk do të thotë se të gjitha vendet do të heqin dorë, por që vendet anëtare mund të vendosin nëse duan ta ndryshojnë orën apo jo.

Nëse Shqipëria vendos të mbajë orën verore, ose atë dimërore, disa komplikacione të pakëndshme pritet të lindin. Aktualisht, ora verore në Shqipëri nënkupton që në ditën më të gjatë, (20 qershori), dielli lind rreth orës 4.10 të mëngjesit dhe perëndon rreth orës 8.30 të mbrëmjes. Ora e dimrit nënkupton që në ditën më të shkurtër të vitit, (21 dhjetor), dielli të lindë rreth orës 7.10 të mëngjesit dhe të perëndojë rreth orës 4.30 të pasdites.

Vendet e hemisferës perëndimore filluan ta përdorin orën verore gjatë Luftës së Parë Botërore dhe arsyeja ishte thjeshtë kursimi i energjisë. Një orë diell në mëngjes është e papërdorshme sepse njerëzit vijojnë të flenë deri sa të vijë orari për të vajtur në punë ndërsa në mbrëmje një orë ditë shtesë kursen nevojën për ndriçim. Jo të gjithë janë të bindur se kursimi i energjisë nga ndryshimi i orës është real ose është në përmasa të tilla që ia vlen në krahasim me stresin e shkaktuar nga ndryshimi. Ndriçimi përbën një pjesë të vogël të energjisë totale të konsumuar dhe sistemi që prodhon energjinë elektrike në shumicën e vendeve është i tillë që prodhon në vijimësi dhe ka fleksibilitet të ulët për të prodhuar më pak kur konsumi është më i vogël.

Arsyeja se pse ora ndryshon gjatë verës duke u afruar me një orë është që në orët jo të përdorshme të ditës në mëngjes të hiqet një orë dhe të shtohet në mbrëmje, kur njerëzit janë joaktivë. Nëse ora e dimrit do të mbahej edhe  gjatë muajve të verës, kjo do të thoshte që në Shqipëri dielli të lindte në 3.30 dhe të perëndonte në 7.30. Kjo do të thotë gjithashtu që nëse Shqipërisë do t’i duhet të marrë një vendim për këtë çështje, ka pak logjikë që ky vendim të jetë për mbajtjen e orës së dimrit edhe gjatë muajve të verës. Më shumë logjikë do të kishte mbajtja e orës së verës edhe gjatë muajve të dimrit. Kjo gjithsesi nuk do të ishte pa pasoja. Me orën aktuale të dimrit, dielli lind të orën 7.10 ndërsa shumica e aktivitetit të familjeve dhe punëtorëve nis gjithashtu rreth kësaj ore. Prindërit dërgojnë fëmijët në çerdhe, kopështe apo shkolla para orës tetë dhe puna në shtet fillon gjithashtu më 8 e puna në një pjesë të aktivitetit privat fillon më 9. Me orën e verës, kjo do të thotë se shqiptarët do të duhet të zgjohen ende pa zbardhur dhe të bëjnë rrugën nga shtëpia për në kopësht, shkollë apo punë në errësirë.

Alternativa tjetër, mbajtja e orës së dimrit edhe gjatë muajve të verës, ka gjasa do të sillte kosto të mëdha pasi perëndimi do të ishte në orën 7.30 dhe disa orë me diell në mëngjes do të ishin krejtësisht të papërdorshme.

Në të gjitha rastet Shqipëria ka të drejtë të zgjedhë të vijojë me sistemin aktual.(BIRN)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

20 komente në “Çfarë do të ndodhë në Shqipëri nëse nuk ndryshohet ora?”

  1. KATHARSIS says:

    VETEM ORE VERORE.SA ME SHUME DITE.

    1. Julian says:

      Jam kurioz te di se si ky ndryshim i ores do te afektonte kalendarin e seancave te kuvendit

  2. Emiljano says:

    Cfare thua o tu befsha,Shqiperia e ka sahatin 12:00 per jete te jeteve

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Shqiperia duhet te mbaje oren verore duke qene se synon te kthehet ne nje vend turistik. Madje do te ishte mire qe ora jone te ishte e njejte me ate te Turqise ose Greqise me qellim qe te errej sa me vone te ishte e mundur. Kjo do te bente qe sezoni turistik te zgjatej edhe ne muajin shtator.

    1. Grigor says:

      Po shyqyr o Thanas që nuk bere nje koment politik, dhe te akuzoje qeverinë, apo edhe opoziten, per ndryshimin e ores.
      Me thene te drejtën e ke aresyetuar shumë mire, dhe ka kuptim komenti yt. Se si do vendoset eshte pune tjeter pastaj dhe nuk na pyet njeri ne.
      Por ideja eshte po t’i shpetojme politizimit te do gjeje, ne do behemi tamam Europianë.

    2. prizem says:

      Edhe pse ndryshon ora dita zgjat po njesoj, nese do te erresohet vone (psh 9 apo 10 e darkes) atehere do te gdhihet vone (10 apo 11 e mengjesit)…llogarite e turizmit beji vete paskesaj.

      1. Thanasi qe ta plasi says:

        Ne vere dielli lind qe ne oren 5. Kush cohet te beje plazh ne oren 5? Me oren e Turqise dhe Greqise dielli do te lind ne oren 7. Nuk ka rendesi mengjesi se turizmi nuk fillon ne pike te mengjesit. Sa me vone te perendoje dielli aq me mire eshte per turizmin. Kete praktike ka ndjekur Spanja para 20 e ca vitesh dhe e detyroi dhe Europen qe ora ne dimer te nderrohej ne fund te tetorit dhe jo ne fund te shtatorit sic ishte dikur

  4. Tonny says:

    Hemisfere perendimore??????? Per here te pare po degjoj!! 2 jane hemisferat o gazetar perkthyes. Veriore dhe jugore te ndara nga ekuatori ose paraleli 0°. Back to school

    1. Lalai says:

      Fale, eshte punonjes shtypi ai qe e ka shkruar (bicim Veizi) dhe jo gazetar (bicim meroje)…

    2. Hosteni says:

      Hahahaha…..hemisfere perendimore…..ahhhhh pikaaaa. Ketij gazetari duhet t’i jepet direkt azili, ku te doje…vetem larg Shqiperise.

    3. Neroni says:

      Ne fakt ka 4 hemisfera: Perendimore, Lindore, Veriore dhe Jugore. Kerko ne internet “Hemisphere”.

    4. Meridian says:

      Shko ti vete ne shkolle njehere o Tono, se te ka mbetur pa mesuar per Meridianin e Grinuiçit. Po si duket do kesh qene pa qejf ate dite kur ia kane shpjeguar klases

  5. Bimi says:

    O Tonny e ke ti gabim se edhe dy hemisferat i ndan meridjani i Grenuicit dhe quhen hemisfera perndimore dhe lindore kurse shkrimi eshte i gjithe sa per te mbushur gazeten.

  6. —— says:

    Do mbaroje kafeja !!!

    Do jete dite zie

  7. Janullatos says:

    Tonny qenka vella i kaLit!. Ka hemisfere veriore dhe jugore, per ka edhe lindire dhe perendimire. 180 grage nga greenwich eshte libdore, 180 dhe pare eashte perendimire. Qenke i shkalluar ne perendim

  8. Shqipe says:

    Ora verore na jep Koh me shume . Nuk Jan dakort gjumashet e dembelet, madJe nje ore me grekun e Turkun.Ndoshta ndihmon dicKa sadopak, edhe zyrtaret rrine me pak ne kafe PARA PUNE?

  9. Viro says:

    Cfare shkruan or tej. Ajo qe ti quan ora dimerore eshte ora diellore ose ora reale. Ndryshimi ores fillon ne Mars deri ne Tetor, kur akrepat levizin para. Mosndryshimi nuk nenkupton qe te ruhet ora verore, moskthimi mbrapa ne fund te tetorit. Jo, ky ndryshim eshte I detyrushem qe te khehemi njehere ne oren reale, si gjithe bota dhe pastaj, vitin e ardheshem nuk behet ndryshimi.

  10. Shvejk says:

    Besoj se gazetari qe ka shkruajtur kte artikull eshte pjese e atyre 45 gazetareve qe u rezikohet jeta ne Shqiperi. Nuk ka si te ndodhi ndryshe, derisa hemisferat e planetit nga vjen ky i ndaka Greenwichi jo Ekuatori.

  11. buj says:

    asigjo nuk ndodh ktu.. gjume vetem!

  12. BRSS says:

    JAM KURIOZ KETYRE POLITIKANVE SHQIPTARE ME OREN E VJETER APO TE RE KAN PER TJA U SHKERDHYER GRAT DHE MOTRAT

Lini një Përgjigje te buj Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *