Djegia e Muzeut Kombëtar në Rio të Brazilit: Ja ç’mbeti nga mijra vjet trashëgimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Brazili, por dhe e gjithë bota shkencore, e kanë përjetuar si tragjedi zjarrin që ra në Muzeun Kombëtar në Rio de Janeiro, ku u shkrumbua gati gjithaçka, një pasuri e vyer shekullore, me artefakte unikale.

Zyrtarët në Brazil kanë fajësuar mungesën e fondeve për zjarrin e rëndë, si pasojë e së cilës u fshi një nga koleksionet më të mëdha antropologjike dhe historike të natyrës në Amerikë.

Aty ishin dhe mbetjet 12,000-vjeçare të një gruaje të njohur si “Luzia” – më e vjetra e zbuluar në Amerikën Latine.

Ka pasur gjithashtu një varg ankesash për gjendjen e rrënuar të muzeut 200-vjeçar.

“Asnjëherë nuk kemi patur mbështetje adekuate”, tha zëvendësdrejtori i muzeit pas zjarrit.

Ekspertët kishin paralajmëruar për vite të tëra një rrezik serioz zjarri në ndërtesë.

Kandidati presidencial Marina Silva kritikoi mungesën e investimeve.

Zjarri filloi të dielën mbrëma, pasi ndërtesa – një pallat mbretëror i shekullit të 19-të – u mbyll pas qëndrimit hapur gjatë ditën.

Shkaku nuk është i njohur, por ministri i Kulturës Sergio Sa Leitao u citua në mediat braziliane të thoshte se kjo zjarri mund të ketë ardhur nga ndonjë vatër ajri i nxehtë në çati.

Nuk janë raportuar viktima, por pjesa më e madhe e 20 milion relikeve që ishin në muze u përzhitën n në flakë.

Prof Paulo Buckup, një ekspert në shkencën e botës nënujore, mbërriti aty me urgjencë për të shpëtuar ç’mundej nga mostrat e kafshëve detare.

“Është për të ardhur keq, por zjarrfikësit nuk ishin në gjendje të bënin asgjë”, tha ai.

“Ata nuk kishin as ujë, as shkallë, ishin pa pajisje…Pra, ne morëm iniciativën për të hyrë në përpjekje për të shpëtuar ç’të mundnim duke patur ndihmën e ushtarëve”.

Prof Buckup nxitoi në ndërtesën e djegur për të shpëtuar koleksionin e gjerë të molusqeve ku nga disa mijëra mostra, një pjesë e vogël u nxorr që aty.

“Më vjen keq për kolegët e mi, disa prej të cilëve kanë punuar këtu për 30 apo 40 vjet. Tani të gjitha dëshmitë e punës së tyre janë të humbura, edhe jeta e tyre ka humbur kuptimin”.

Një zëvendësdrejtor në muze, Luiz Fernando Dias Duarte, shprehu zemërim të madh dhe akuzoi autoritetet braziliane për mungesë vëmendjeje.

“Ne luftuam vite më parë me qeveri të ndryshme, për të siguruar sa më shumë burime në ruajtjen në mënyrë adekuate të gjithçkaje që është shkatërruar sot”.

Ndërkohë, një plan modernizimi prej 5.3 milion dollarësh ishte miratuar në qershor, e që do të përfshinte dhe instalimin e pajisjeve për parandalimin e zjarrit, por vetëm pas zgjedhjeve të tetorit.

Bibliotekari i muzeumit, Edson Vargas da Silva u tha medias lokale se ndërtesa kishte dysheme druri dhe kjo ka bërë që të përshpejtohej djegia.

Muzeu u themelua në vitin 1818, me qëllim të promovimit të kërkimit shkencor duke u vënë në dispozicion të specialistëve të shumë fushave. (tesheshi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *