Ekzekutimi në Shkodër, çfarë bëri vrasësi pasi viktima ra nga kali dhe aludimet se ai kishte ngatërruar objektiv

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Shkodrës vazhdon të marrë në pyetje persona që sipas saj mund të ndihmojnë me ndonjë të dhënë rreth vrasjes së Arian Ferracakut. Por deri tani asgjë nuk është bërë për zbardhjen apo kapjen e autorëve.

Kur u dëgjua krisma e parë ndaj Arian Ferracakut, kuajt me të cilët po kalëronin tre djemte, viktima, kushëriri i tij dhe një shok i tyre u trembën.

Të tre burrat u rrëzuan në tokë. Dy nga ata, kushëriri i 30-vjeçarit dhe shoku ikën me vrap dhe duke u zvarritur nëpër shkurre përfunduan në kanalin kryesor të fushës së Dobraçit.

Ata i thanë policisë se të njëjtën gjë kishin menduar edhe për njeriun e tyre Ferracakun.

Por e gjitha kishte ndodhur ndryshe. Autori e qëlloi të riun fillimisht, kur ishte lart mbi kalë.

Kur u rrëzua e qëlloi dhe njëherë tjetër.

Më pas vrasësi është afruar për ta parë nëse kishte vdekur apo jo dhe e ka qëlluar disa herë me kallashnikov në kokë.

Çka duket se përjashton dyshimet e policisë që Ferracaku mund të jetë vrarë për shkak se ekzekutuesi ka ngatërruar shenjestër, shkruan ABC.

Familja Ferracaku njihet në Shkodër me reputacion të mirë dhe jo konfliktualë.

Vetë Ariani ishte  biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër.

Vrasja u regjistrua në orën 13:50 të së shtunës së kaluar në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh tek hidrovori i fshatit Dobraç.

Zona njihet nga policia si vendi ku atentatorët fshehin gjurmët, djegin makinat. Dhe pse kanë kaluar kaq ditë nga ngjarja, grupi hetimor nuk ka gjurmë të autorëve që supozohet se ishin më shumë se dy persona.

Vrasja më e fundit ka tronditur opinionin, kurse opozita nisi aksionin e saj politik kundër qeverisë pikërisht nga Shkodra.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ekzekutimi në Shkodër, çfarë bëri vrasësi pasi viktima ra nga kali dhe aludimet se ai kishte ngatërruar objektiv”

  1. Arber iliri says:

    I paska vra saliu si me 2prill.pa shaka.

Lini një Përgjigje te Arber iliri Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *