Ekzekutoi prindërit dhe motrën në Dibër, flet nipi i familjes: Ju tregoj arsyen e vërtetë se pse kushërira i vrau

4 Shtator 2018, 18:01Kronika TEMA

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ekzekutimin e çiftit dhe vajzës nga vajza e madhe e familjes, ngjarje kjo e ndodhur me datë 26 të muajit të shkuar.  

Në një rrëfim nipi i Amit Pocesta, Amir Findo nga Dibra i cili jeton në Itali, ka zbuluar të dhëna të reja.

Sipas nipit të familjes ngjarja ka ndodhur për refuzimin e lidhjes që vajza kishte me një 31-vjecar, i cili tashmë është arrestuar së bashku me një shtetas tjetër, ku akuzohen si bashkëpunëtor të krimit.

“Daja nuk pranoi lidhjen e Blertës me këtë djalin, sepse ka qenë i martuar dhe me fëmijë. Ky djali, Ferdi Malikoglu ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes. 

Më tepër nuk di ç’të them, jam në Itali dhe nuk kam informacione më shumë për këtë person. Ka pasur lidhje sentimentale, daja im nuk e pranoi, kjo është dhe arsyeja e vrasjes mos pranimi”, rrëfehet  Amir Findo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 26 gusht në Dibër të Madhe të Maqedonisë, ku vajza e madhe e familjes Blerta Pocesta, ka vrarë me armë zjarri, prindërit dhe motrën. 28-vjecarja është arrestuar në Maqedoni pak ditë më parë.

Frekuenca shkruan se familja shqiptare jetonte prej vitesh në Itali, dhe sipas mediave vendase ajo ka pranuar vrasjen e prindërve dhe motrës, ndërsa nuk ka rrëfyer arsyet që çuan në ekzekutimin e tyre.

Disa media shkruajnë se vrasja në fakt ka ndodhur për shkak të pasurive, pasi 28-vjeçarja do të përfitonte 1.5 milionë euro nga sigurimet e familjarëve dhe pronat e prindërve.

Për momentin nuk ka ende një version zyrtar të vrasjes makabre, por vetëm aludime.

5 komente në “Ekzekutoi prindërit dhe motrën në Dibër, flet nipi i familjes: Ju tregoj arsyen e vërtetë se pse kushërira i vrau”

  1. xx says:

    Po pse ,e izoloi babai vajzen dhe ajo nuk mund te bashkejetonte me ate burre???,Nga e gjeti gjithe ate guxim dhe vrau gjithe familjen(,duke shpresuar se vajza nuk eshte mire nga trute),dhe nuk kishte guxim te bashkejetonte me ate qe donte???.Po ky sentimentalisti,sa shume e dashka kete vajze qe e terhoqi ne krim dhe i shkaterroi jeten pefundimisht??/SHkaterroi familjen e vete duke lene gruan me dy femije sepse priste te merrte parate e familjes se vajzes.Asnje lehtesim per vajzen dhe per bashkepunetorin e saje,por vecanerisht per vete ate,vajzen.E pa besueshme,

  2. Tr says:

    Jam mese i sigurte qe ky ka thene qe ka pasur lidhje “sintimentale”…siguro.
    Ndersa gazetari, jam i sigurte qe e ka pyetur ne shqip,a kane pasur mardhenje seksuale?
    Ne shqip; marr- jap= merr-dhenje.

  3. Cobo says:

    Shume krime brenda families cka tregon se njeriu eshte bere I dobet dhe brenda tij nuk rrjedh me gjaku po leku.

  4. Tr says:

    LE TA MERRTE MALOKUN DHE TE SHKEPUSTE MARDHENIEN ME PRINDERIT . PERSE DUHET TI VRASESH PER NJE BURRE , PER NJE HALE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje