FOTOT: Karaburuni dhe Sazani “çmendin” turistët këtë vit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan ishin ndër destinacionet më mbresëlënëse për 45 000 turistët vendas dhe të huaj.

Drejtori i Portit Detar Vlorë, Admir Malaj, tha sot për ATSH-në se “gjatë sezonit turistik verore qershor-gusht, nga porti i Vlorës janë nisur 20 000 turistë, nga pika të tjera me anije 13 000 dhe me mjete të vogla (skafe dhe gomone) 12 000”.

Sipas Malaj, rreth 40% e vizitorëve në Karaburun dhe Sazan ishin shtetas të huaj që kishin ardhur nga vende të ndryshme si Polonia , Italia, Amerika, Rusia, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja etj”. italianë, polakë, rusë, etj.

Qyteti i Vlorës gjatë këtij sezoni turistik është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operuan anije turistike, të cilat niseshin çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

I shpallur në vitin 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistik që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe ne gjirin e Vlorës.

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Alisë (atraksioni me i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit dhe falezat e tij si atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet Kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit.
Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

11 komente në “FOTOT: Karaburuni dhe Sazani “çmendin” turistët këtë vit”

  1. Lil Toronto says:

    A kontrollohen te huajt pas zhytjeve? Filmojini tani kato pasuri e shihni cfare do ngelet pas ca viteve.

    1. Hoxh Armandi says:

      Pse nuk i kerkoni recepit te ndertoje nje xhami aty? Eshte bukur kur vine turiste dhe shikojne minarete dhe hoxhallare qe pellasin arabisht.

  2. Daja says:

    Mjaft mo se e ekzgjeruat late name

  3. Qytetari I thjeshte says:

    Lajm i mire, por merita jone ku eshte ketu, se natyren na i ka dhene Zoti. Ne vetem po e shkaterrojme.
    Duhet pune, pune dhe prape pune per te konservuar keto bukuri dhe t’ua leme trashegim brezave te ardheshem.
    Tung

  4. Mero bajga says:

    Cmendin turistetet meron dhe kryepallen

  5. Reti says:

    Natyra e ka bere pune e vet,socializmi e ruajti virgjerine,po kapitalizmi keto 28 vjet cfare i ka shtuar kesaj pasurie?
    Nje mut!
    Vetem i vune emrin dhe kaq!
    Po sikur Sazani te ishte bere resort turistik me kazino etj sa fitim do kishte shteti?
    Mjere vendi qe ka rene ne dore te hajduteve!

  6. Nasi says:

    Mëse e vërtetë!
    Gjithë paraditen dhe sot pasdite kam parë në Vlorë turma turistësh të huaj TË ÇMENDUR të cilët nuk dinin nga të vinin.
    I pyeta nga kishin qënë dhe pse e kishin pësuar kështu.
    Disa më thanë: NË KARABURUN.
    Disa të tjerë NË SAZAN.

    Tashi jam duke dëgjuar një komunikatë publike në radiot europiane të cilat i bëjnë thirrje qytetarëve TË MOS SHKOJNË NË SAZAN DHE NË KARABURIN se DO ÇMENDEN!

  7. DinPaku says:

    Ka lezet tu ofrosh turisteve te huaj te vizitojne Sazanin, ne ate gjendje natyrore, qe nga koherat qe s’mbahen mend, pa vene dore per te rregulluar diçka. Me keto pamje te ndertesave, mureve dhe rrugicave, po tu sigurosh edhe nje ciceron te mire tu shpiegoje atyre qe, ne si albaneze, si asnje popull tjeter europian e kemi origjinen direkt ne vije te drejte nga pellazget, atyre u mbushet mendja komplet, bile fillojne e mendojne se sa largpames paskerkane qene pellazget qe, perveç godinave, shkolles 8-vjeçare 22 Tetori, kane ndertuar edhe bunkere dhe ia kane lene trashegim ketij populli trim dhe te kulturuar per t’i perdorur ne luftrat e ndodhura gjate historise.

  8. Zoti na i fali truri na i prishi says:

    Vetem Sazani dhe Karaburuni i kane shpetuar injorances turistike shqiptare. Po dhe ato do perfundojne si te tjerat. Shqiptaret rruajne mire ato bukuri ku si prek dora.

  9. Fauna says:

    Me nje fjale nuk vjen me njeri se Kane frike se do cmenden natyren shqiperis ja la dhene zoti dhe Jo partite e ndyra qe bojne propagand dhe ju gazetar leshi politikanet po’ e shkatrrojn natyren e bukur shqiptare

  10. Lumi says:

    Kazermat e ushtrise, me cfare I cmend Sazani turistet? Apo ata nuk kane peme e pyje? Cilet nordiket nuk kane pyje apo ruset, kush nuk kane? Pastroni mbetjet dhe lironi reren ne bregdet, ate shikoni.

Lini një Përgjigje te Qytetari I thjeshte Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *