FOTOT: Mbyllet lokali i dasmave në Dibër, lagështi, myk dhe… minj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

AKU në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore ka pasur në vëmendje në veçantë edhe në kontrollin në lokalet e dasmave.

Trupa inspektuese e DRAKU, Dibër evidentoi një subjekt me aktivitet “Restorant për dasma” ku kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Konkretisht, gjatë kontrollit që AKU ushtroi në subjektin “Drita Markja” Shupenzë, Peshkopi u konstatua ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjektit me Nipt L76507401U u mor masë administrative gjobë 300.000 lekë si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *