FOTOT/ Ndërtimi i parkimit nëntokësor te Sheshi “Italia”, Veliaj: Projekt i jashtëzakonshëm për qytetin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Paralelisht me ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”, në sheshin “Italia” po merr jetë edhe nisma e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e parkingut nëntokësor publik, me kapacitet 200 vendësh.

Punimet u ndoqën nga afër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e cilësoi si një nga kantieret më të bukura të Tiranës. “Është kënaqësi e veçantë që rikthehem në një nga kantieret më të bukura të Tiranës së sotme, por edhe Tiranës së nesërme, jam i sigurt. Është kantieri i stadiumit “Arena Kombëtare”, ku Bashkia i është bashkuar grupit për të bërë parkingun më të ri në qytet, parkingu i sheshit “Italia”, i cili është parkingu i katërt nëntokësor në tre vjet, duke filluar me parkingun e sheshit “Skënderbej”, parkingun e Bulevardit të ri, parkingun tek “7 Xhuxhat” dhe parkingu i stadiumit”, tha Veliaj.

Parkimi në Sheshin “Italia” përkrah stadiumit “Arena Kombëtare” do t’i vijë në ndihmë edhe aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen në këtë zonë. Veliaj theksoi se stadiumi i ri dhe ambientet ndihmëse rreth tij do t’u shërbejnë gjatë gjithë ditëve të javës qytetarëve të Tiranës.

“Është një parking me rreth 200 vende, i cili sot do t’i shërbejë kryesisht funksioneve rreth stadiumit, i cili për herë të parë nuk do të jetë një stadium që do të përdoret një herë në 7 ditë, por do të përdoret 7 ditë të javës, 24 orë. Do të jetë edhe qendër argëtimi, edhe qendër komerciale, edhe qendër kulinare, edhe një hapësirë publike dhe i gjithë sheshi pas përfundimit të parkimit kthehet në një shesh pedonal. Pra, fitojmë një zonë tjetër pedonale, mbas sheshit Skënderbej dhe pas Pazarit të Ri, për t’i dhënë Tiranës sa më shumë hapësira, ku njerëzit të vënë makinat nën tokë dhe të dalin me familjet e tyre mbi tokë, për të shijuar qytetin”, tha Veliaj.

Hyrja do të jetë e gjitha nën tokë, ndërkohë që bashkë me vendet e parkimit të stadiumit, numri total shkon në 500 vende të lira. “Do të fitojmë vende shumë të çmuara të parkingut, që bashkë me parkingun e stadiumit do të shkojmë në 500 vende, pra deri në 500 familje mund të vijnë me makinat e tyre dhe të shijojnë qytetin në ajër të pastër, në një hapësirë pedonale, ku ka shumë institucione dhe ka shumë hapësira për argëtim dhe kaluar kohën e lirë”, shtoi ai.

Veliaj siguroi se në fund të mandatit të parë, Tirana do të ketë jo vetëm katër parkingje të mëdha nëntokësore, por një qytet shumë më të jetueshëm e ku ekonomia gëlon. Teksa komentoi projektin e jashtëzakonshëm të “Arena Kombëtare”, kryebashkiaku theksoi se kryeqytetit do t’i shtohet edhe një tjetër markë e njohur me 5 yje në fushën e hotelerisë, që jo vetëm do të sjellë më shumë të ardhura, por njëkohësisht do të gjenerojë edhe vende të reja pune.

“Ky është një projekt jo vetëm i jashtëzakonshëm për qytetin, por edhe që ilustron fabulën tonë. Kulla lart është tashmë në negociata me një nga hotelet më të mira në botë, me 5 yje. Pra, qyteti jo vetëm mori taksa nga kulla, nga stadiumi, por është ekuivalentja e tre shkollave të reja, për më tepër qindra njerëz do të punësohen në hotelin e ri. Duhet të kuptojmë që sulmi mbi sipërmarrjen është një sulm pa sens, se vetëm ky zinxhir, pra nga taksat që paguhen me të cilat bëhen shkolla, rrugë, kopshte, çerdhe apo edhe gjithë ekonomia që zhvillon qytetin, me një investim që po i afrohet si privati, si publiku, afër 100 milion eurove deri në fund të saj. Unë besoj që qyteti ka vetëm fitim”, nënvizoi Veliaj.

Ai hoqi edhe një paralele mes ndërtimit të stadiumit dhe projektit të teatrit të ri. Duke iu përgjigjur skeptikëve, Kryetari i Bashkisë shprehu bindjen se teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike si stadiumi i ri. “Kushdo që është skeptik ndaj të resë ose që është cinik ndaj teatrit të ri, teatri i ri ka potencialin që të përsërisë të njëjtën vatër ekonomike, si stadiumi i ri që sot po del në dritë, një projekt i suksesshëm që vetëm nuk ia dilnim dot. Besoj, kush është skeptik mjafton të shohë mrekullinë që po ndodh këtu dhe çfarë ekonomie po i sjell Tiranës, për të kuptuar se çfarë potenciali kemi në një zonë tjetër”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

3 komente në “FOTOT/ Ndërtimi i parkimit nëntokësor te Sheshi “Italia”, Veliaj: Projekt i jashtëzakonshëm për qytetin”

  1. Stadiumi says:

    Po mir mor Erjon ,per shume gjera te them bravo po ne venalit ku do ti leme makinat tek sheshi villson se krejt rruget i ke bo parking me lek mbas ores 8 qe mbaron parkimi me lek dalin skifterat e nates me bidona me pagure me arka dhe fillojne turnin e dyte pastaj dhe nje rruge qe e paye lene per rezidentet kur u ktheva nga pushimet ishte bere korsi bicikletash.po ne ku do i leme makinat ?apo ti parkojme me lek dhe te punojme per te parkuar makinen naten.!!!!!! Shiheni kete pune se nuk e keni mire ,te pakten hiqe parkimet me pagese dhe beje per rezident se nuk ka kuptim se dhe ato pak vende vi e i zene jabanxhit .

  2. Drini says:

    Bravo beton siper dhe beton poshte mos Leni me asnje gjelberim Sic bote edhe xhamine qe prishe lulishten bravo lali ka,,,

  3. E ardhmja e Tiranës says:

    Në fillim do ndërtojnë parkime të nëndheshme me lekë publike.
    Pastaj do i japin parkimet privatëve shokë ti “menaxhojnë” ose, për ta thën me fjalë të thjeshta, të mbushin xhepat me investime të bëra me taksat tona.
    Pastaj do vazhdojnë të rrisin çmimin e parkimit në rrugë dhe të taksave mbi makinën, nën justifikimin e ndotjes, ndryshimit klimatik dhe idjotllëqeve të tjera si këto.
    Parkimet që do jemë private dhe monopol, do vazhdojnë të rrisin çmimet duke shfrytëzyar pozicionin e tyre.
    Do vazhdojnë kështu deri sa makina të bëhet një lluks që vetëm të fuqishmit mund ta përballojnë ndërsa shtresa e mesme e popullsisë do dyndet në autobuza të mbi-mbushur dhe do lëvizi biçikleta. Si ka qenë në kohën kur baballarët e këture komunistê kishin pushtetin.

    Sa më shumë të votojmë Erjon Veliaj dhe shokë aq më shumë të varfrit do bëhen të varfër dhe të pasurit të pasur.

Lini një Përgjigje te E ardhmja e Tiranës Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *