FOTOT: Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Natyrë e mrekullueshme, ajër i pastër, ushqim karakteristik, shtëpi të bukura, mikpritje.

Keto janë disa nga karakteristikat që janë marrë parasysh për këtë klasifikim në DITA të disa prej fshatrave më të bukur të Shqipërisë.

Nga Vermoshi në Dhërmi, Shqipëria ofron bukuri natyrore të veçanta, shumë pak të eksploruara.

Rekordin e mban zona e Vlorës me 3 fshatra në renditje, pastaj Korça me 2, etj.

Kush ka kohë dhe mundësi, nuk ka pse të mos i vizitojë dhe t’i shijojë, përpara se të mahnitet me bukuritë e botës, shkruan dita.

1-Vermoshi/Kelmend

Vermoshi, pika më veriore e Shqipërisë, një fshat malor i Alpeve Perëndimore, që ndodhet 95 km në veri të Shkodrës në krahinën e Kelmendit.

Bukuria e natyrës shfaqet që në Qafën e Rrapshit, ku peizazhi i bukur malor përshkohet nga gjarpërimi i kristaltë i Lumit të Cenit.

Vermoshi ndodhet në një pllajë 1,100 m mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga faqe të thepisura plot gjelbërim.

Ngjitjet malore, shëtitjet apo edhe peshkimi i troftës së egër janë disa nga mënyrat më tërheqëse për të shijuar qendrimin në bukuritë e fshatit alpin.

Fshati spikat për bulmetrat karakteristikë dhe natyrisht mikpritjen proverbiale të gjithë zonës së Kelmendit.

2-Valbona/Tropojë

Valbona, një fshat alpin që ndodhet 25 km nga Bajram Curri në luginën e Valbonës, në pjesën lindore të Alpeve të Shqipërisë.

Fshati Valbonë ose siç quhet ndryshe, Selimaj, është qendra më e rëndësishme e banuar e luginës dhe njëherazi njëra nga pikat turistike më tërheqëse të Shqipërisë së veriut.

Kullat karakteristike dhe natyra e papërsëritshme e luginës së Valbonës janë në një harmoni mbresëlënëse, ku madhështisë së natyrës i është përshtatur dora e njeriut me banesat shekullore prej guri.

Bujtinat e këndshme, ushqimi tradicional: mazja, flija, mjalti, djathiapomishi, peizazhet magjepsëse alpine, uji i kthjellët i Valbonës, perëndimet e mrekullueshme apo edhe thjesht ashpërsia e natyrës, mundësitë për ngjitje malore, udhëtimet aventureske me kanoe, shëtitjet e paharrueshme përgjatë Valbonës, burimet e mahnitshme të lumit, gjithçka e bën Valbonën, lumin dhe fshatin, një nga destinacionet më të veçanta të Ballkanit.

3-Thethi/Shkodër

Thethi ndodhet 70 km larg Shkodrës, ku rruga kulmon në 2000 metra lartësi në Qafën e Tërthores.

Fshati i bukur alpin rrethohet nga male të larta që arrijnë deri në 2,500 m lartësi dhe ofron pamje të mrekullueshme brenda e përreth tij ku kullat shekullore tanimë të restauruara e të rikthyera në bukurinë e tyre origjinale, mirëpresin qindra e qindraturistë vendas e tëhuaj. Kulla e Koçekëve dhe sa e sa kulla të tjera janë dëshmi të gjalla të historive të shekujve.

Teksa largohesh nga qendra e fshatit drejt bukurive të tjera alpine, kullat e lagjes së Grunjasit, lagjes më të vjetër të Thethit, të shpien mes lartësish të thepisura drejt ujëvarës së Grunjasit, që ndodhetnë 900 m lartësi, tek ura e vjetër prej druri me një pamje të mrekullueshme ku lumi humbet mes shkëmbinjve malorë.

Natyra e larmishme alpine e Thethit ofron mundësinë e ngjitjeve malore, peshkimit apo thjesht shëtitjeve relaksuese.

Natyra e bukur, fauna e pasur, arkitektura alpine, ushqimet karakteristike, ku trofta e egër natyrisht nuk mund të lihet pa u shijuar, relaksi, gjithçka e bën Thethin një atraksion turistik të papërsëritshëm edhe në këta muaj të vjeshtës.

4-Lini/Pogradec

Lini, një fshat i mrekullueshëm gadishullor që ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit. Rrugina të bukura, ku ngrihen shtëpi karakteristike me gurë e tulla, shtëpi që lartohen buzë ujit, oborre me pjergulla, një mjedis i mrekullueshëm, ku liqeni dhe fshati janë pjesë të pandara nga njëri-tjetri.

Bazilika e fshatit, një ngrehinë e shekullit të 7-të pas Krishtit, mozaikët e hershëm, historia qindravjeçare, kuzhina karakteristike, ku peshku zë vendin kryesor, dhe natyrisht liqeni dhe bukuritë e arkitekturës dhe rruginave janë atraksionet e veçanta të fshatit gadishullor që e bëjnë Linin një destinacion të paevitueshëm për të gjithë ata që kërkojnë relaksin dhe largimin nga e përditshmja e jetës së qytetit.

5-Voskopoja/Korçë

Voskopoja, një nga qendrat më të rëndësishme të histories së Ballkanit, ndodhet rreth 21 km nga qyteti i Korçës. Fshati ngrihet mbi një pllajë në 1160 metra mbi nivelin e detit.

Voskopoja i ka fillimet e saj në vitin 1330 dhe arriti kulmin e zhvillimit në fundin e shekullit të 18-ë me në popullsi prej 30,000 banorësh.

8 nga 27 kishat mesjetare të Voskopojës kanë mbetur ende në fshat: Manastiri i ShënProdhomit, Kisha e ShënKollit, Kisha e Shën Thanasit apo Kisha e ShënIlias, ku mund të admironi pikturat e mrekullueshme murale të piktorëve të famshëm korçarë si David Selenica apo vëllezërit Zografi.

Bukurive të natyrës, historisë së pasur, kishave me arkitekturën dhe artin e tyre u shtohen edhe hotelet dhe shtëpitë e bukura që ofrojnë kushte të përshtatshme për të gjithë ata që duan të kalojnë pushime të veçanta larg zhurmës dhe ritmit marramendës të qytetit në këtë sezon të vjeshtës.

6 – Dardha/Korçë

Një fshat i mrekullueshëm malor që ndodhet 20 km në juglindje të Korçës e që ngrihet në 1,350 m lartësi.

Rruga tanimë e përfunduar të shpie mes shtëpive karakteristike me mure me gurë dhe rrugëve të gurta.

Bukurive arkitekturore u shtohen edhe mjediset e bukura tradicionale të interiereve të shtëpive, bukuritë e natyrës brenda e përreth fshatit, por natyrisht edhe ushqimi karakteristik, kulakrori i shijshëm i shoqëruar me rakinë e kumbullës apo me dhallën dardhare është një atraksion i paevitueshëm i identitetit të fshatit.

Në fundjavë, fshatit i rikthehet gjallëria, pasi shumë banorë të Korçës apo rrethinave, si edhe vizitorë nga Tirana apo qytete të tjera preferojnë ta kalojnë fundjavën në Dardhë.

7-Bënja/Përmet

Nëse shkoni në Përmet, qytetin e luleve, shtëpive të vjetra karakteristike dhe kishave të bukura mesjetare, natyrisht që një destinacion i paevitueshëm është Bënja, që ndodhet vetëm 3 km larg Përmetit.

Shtëpitë e bukura, kisha ortodokse e shekullit të 18-ë, natyra e virgjër dhe ujrat termale e kanë kthyer Bënjën në një destinacion të mrekullueshëm turistik gjithëvjetor.

Ura e gurtë e Kaikut mbi lumin e Langaricës është një atraksion tjetër i bukur që paraprin bukurinë e të papriturave të kanioneve të Langaricës.

Bënja natyrisht që njihet edhe për ushqimet karakteristike përmetare që u japin shije ditëve tuaja të paharrueshme në këtë perlë të mirëfilltë të Përmetit.

8 – Dhërmiu/Vlorë

Dhërmiu ndodhet 42 km në jug të Vlorës dhe thuajse në të njëjtën largësi në veri të Sarandës. Fshati ngrihet në faqe të malit rreth 200 m lartësi. Pranë Dhërmiut ndodhet Shpella e Piratëve.

Fshati turistik njihet për kishat e bukura mesjetare: Manastiri i Shën Marisë, Kisha e Shën Todhrit, Kisha e Shën Mitrit me pikturat murale të shekujve të 12-ë dhe 14-ë dhe natyrisht për jetën e natës, restorantet, pabet, diskotekat.

Kuzhina karakteristike, gatimet e peshkut, hotelet e shumta, plazhet e bukura me gurishte dhe bukuritë e natyrës malore e bëjnë Dhërmiun një destinacion të veçantë për të gjitha moshat edhe në këtë periudhë të vjeshtës.

9-Vunoi/Vlorë

6 km në jug të Dhërmiut ndodhet Vunoi, që ngrihet në një kodrinë në lartësi 176 m mbi nivelin e detit Jon.Kisha e Shën Spiridhonit, ndërtuar në fundin e shekullit të 18-ë, Kisha e Mesodhias, me pikturat murale të pas-viteve 1780, rrënojat e shtëpisë së Odhise Kasnecit, kulla e Shane Kotes dhe natyrisht plazhi i Jalës, me ujin e kristaltë, rërën dhe bimësinë e tij të larmishme, janë disa nga pikat më domethënëse të Vunoit.

Shtëpitë e gurta dhe rruginat me pllaka guri, bukuria e natyrës, pamjet e bukura detare, ullishtet dhe pemët e shumta frutore, kishat mesjetare, gjithçka e bën Vunoin një destinacion të veçantë për turistët edhe në sezonin e vjeshtës.

10 – Fterra/Vlorë

Fterra ndodhet 10 km në verilindje të Borshit, në krahinën e Kurveleshit. Me ndarjen e re territoriale, Fterra bën pjesë në Bashkinë e Himarës. Fshati ndodhet në lartësi 200 – 250 m mbi nivelin e detit.

Shtëpitë karakteristike ngrihen mes një peizazhi të gjelbëruar e faqesh malore. Shtëpitë e gurta mbulohen me pllaka guri, një traditë thuajse unike e fshatit e ruajtur në shekuj. Portat e tyre kanë mbulesë guri dhe rrethohen nga korniza guri. Në oborret e shtëpive rriten lule, fruta dhe perime. Ambientet shtëpiake ruajnë qilimat e prodhuara me dorë nga banoret e fshatit.

45 burimet me ujë të ftohtë, që mbajnë secili nga një emër të veçantë, si edhe shpellat e shumta janë dy nga atraksionet më mbresëlënëse të Fterrës. Shpella e Kazhanit, Shpella e Buçkes, Shpella e Guvës, Shpella e Gjolekës dhe Shpella e Zanes spikasin për karakteristikat dhe përmasat e tyre të veçanta.

Nëse dëshironi të shijoni bukuritë e natyrës dhe fshatit, të zbuloni shpellat e paeksploruara, të pini ujin e burimeve, të përhumbeni e të largoheni për disa ditë nga jeta e qytetit, Fterra është një destinacion krejt i veçantë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

23 komente në “FOTOT: Njihuni me 10 fshatrat më të bukur të Shqipërisë”

  1. Iliriani says:

    Pusteci eshte me i bukuri

    1. Hoxh Armandi says:

      Fshatrat me te bukura jane ato ku jane ndertuar xhami dhe ku djemte jane nisur ne siri te luftojne ne emer te recepit.

      1. na hangsh k…. ti prift je msu se ke prob.prostitut.

  2. himarioti says:

    Dhermiu dhe Vunoi jane ne Himare e jo ne Vlore!!!!

    1. Labi Vlore says:

      Pse, Himara ku ndodhet? Ne Greqi?

        1. Pellazgos..dhe ti Teqimarjoti une dhe komshiu im i kemi grate nga ane juaj e kuptoni vete ju, ju hypim dhe ju sbresim kur te duam( 24 ores sto 24 oro) prandaj ENAS LOGOS PARAPANO e kemi tiu nderzehemi dhe atyre tuajave, jini dakort ju

      1. Xhixhi says:

        Ne Gerrqi?? Jo poshte Kretes , afer Egjyptit

  3. fllad says:

    O derdimener, po te shkosh ne Lin duhet te ecesh me hunde te mbyllura se te qelb era e bajgave te lopes. Vfare m gazetari je ?

  4. Pajdhany says:

    Fshati me i bukur esht tirona mer.
    Ka shum kulla ngujimi.
    Banort banojn neper apartmente si majmunet neper pem
    Apo s ka dhe pajdh katunari qe vje er sa afrohesh n qaf krrab.

  5. Bogonica says:

    PO QEPAROIN E KINI HARRUAR?

  6. Gimi prej Tirone says:

    Si arrritet ne kete konkluzion ?????

  7. ME EMER says:

    DARDHA NUK EKZISTON ME ..! ESHTE FSHAT I BRAKTISUR . BANORET E SAJ KANE EMIGRUAR PER TE NXJERE NJE KAFSHORE BUKE ..!.. POR KA TANI DISA LOKALE , “VILA” , ME PRONARE “TE NDERESHMIT ” E VENDIT ..! PO KESHTU SHTOJ NJE KOMENT PER VOSKOPOJEN , QE ISHTE NE PATRONAZH TE FSHATIT REMBEC , PAMVARESISHT SE MIDIS TYRE LARGESIA ESHTE MBI 30 KM , QE E USHQENTE ME BUKE , SI DHE KISHTE MARE NEN KUJDESTARI TOKAT , TE CILAT I ADMINISTRONTE ME FONDET E SAJ , POR ME INTERES PER VOSKOPOJARET . NUK DUA KUNDERSHTIME , PASI KAM PUNUAR VETE ATJE , PAK KOHE , POR RINIA E ISH N.B. “ENVER HOXHA”, PAS RIORGANIZIMIT TE RI NE SISTEMIN E KOOPERATIVAVE ,KALOJ DITE PUNE TE MREKULLUESHME ..! TANI ME “KUJDESIN” E QEVERIVE TE 30 VJECARIT TE FUNDIT , FSHATI REMBEC I VIZITUAR NGA MIJRA TURISTE TE HUAJ , SI FSHAT TURISTIK QE PERFAQESONTE SISTEMIN SOCIALIST , ME TE PERPARRUARIN NE HISTORINE E NJEREZIMIT , ESHTE KETHYER NE GERMADHE NGA “FORCAT E HERRETA “..!VOSKOPOJA , DIKUR ME PROBLEME POR E PA LENE MENJANE , PAMVARESISHT SE “PRONE E GRUPIT “, TANI LULEZON NGA VILAT E “MBRETERVE TE KAPITALIZMIT SHQIPTAR”, ME SHPENZIME TE DYSHIMTA ,DHE JO FSHATARE TE THJESHTE , PLOT PREJ TE CILEVE JETOJNE NE MERGIM , DISA SE BASHKU ME MUA , POR TE NXJERE BUKEN E FEMIJEVE , PASI I PASUR ME PROFESION “PUNTOR” , NUK BEHESH KURRE ..!TE NJEJTIN “FAT ” KANE PESUAR DHE FSHATRAT E TJERA SI PLASA , QENDRA E ISH N.B.-se , PENDAVINJI , ZEMBLAKU ORMANI ETJ ..!

  8. Lumi says:

    Titulli mund te ishte: 10 nga fshatrat me te bukur se ka plot te tilla.

  9. Guci says:

    Frasheri i Permetit eshte numri 1 o gazetar

  10. Aleksander says:

    Tushemishti…?!

  11. DINGO says:

    Kush e ka Bere kete leter te fshij sumen,Nuk ka Top 10 ne Shqiperi pa Qeparoin siper,eshte nje enderr si ne kalabri apo si ne fshatrat e Frances ku kisha dominon dhe shtepite neoklasike te ndertuara ne vitet 1800-1940 jane fantastike..,.. I Vetemi vend ku Shqiperia eshte pak Evrope Mesdhetare eshte sa kalon Llogorane deri ne Borsh.Riviera me e bukur,Zonat e tjera jane si ne Palestine apo katanar kallaballak Tyrkie.

  12. rina says:

    sa keq te pamja e jalit eshte vetem histori tani. rrofte babezia dhe mungesa totale e shtetit ne kete zone.

  13. Genti says:

    PO JU JENI INJORANTE!! SE NUK NJIHNI GRABOVEN NE GRAMSH, BISHNICEN NE MOKER TE POGRADECIT!!

  14. moderni says:

    hiq dy nga 10 fotografite, te tjerat ishin vari lesht, nuk ta mbushin mendjen per te shkuar e vizituar keto vende. po bejeni tamam promovimin te shkreten. gjeni nje fotografi sakllam, tamam per turizem.

  15. shqiptari says:

    KIni harruar Llengen ne bshkine e pogradecit 30km larg qyteti me kanonet me te bukura ne Shqiperi,me rrugen Egnantia me origjinale se kudo , me manasire e Shen Marenes, me ekosisteme pyjore dhe ujore te pa para qe alternohenne menyre magjepse.

  16. dhembeli says:

    Qendroni korrekt me titullin, mos tregoni ndo nje ure a mulli te braktisur.

  17. perkthyesi says:

    Te bukur jane te gjithe, por ndonjeri mund te mos perfshihej ne kete liste. Ne vend te tij, mund te ishte Petrela, e cilesuar dhe nga te huajt nje vend perle nga bukuria, dhe e lavdishme nga historia!

Lini një Përgjigje te ME EMER Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *