Gara në arsim, universitetet zgjedhin nxënësit më të mirë: Maturantët po regjistrohen në degët fituese

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në vijim të raundit të parë të regjistrimeve në universitete, i cili përfundon më datë 12 shtator, maturantë po regjistrohen në degët ku janë shpallur fitues. Ndërsa fatlumët zgjedhin degën që i pëlqen më shumë mes disave ku janë fitues. Si rasti i Kristit, që falë mesatares 9.76 ka zgjedhur mes disa degëve.

“Dega informatikë ishte preferencë e parë, më pëlqen informatika dhe teknologjia”, shprehet Kristi Baze.

Enxhi është një tjetër maturante, që ka zgjedhur fakultetin e Shkencave të natyrës mes disa të tjerave

“Dega që unë zgjodha ishte biologjia dhe fitova, u shpalla fituese edhe në degë të tjera si: infermieria apo inxhinieri”, thotë Enxhi Muça.

Megjithatë, ka edhe maturantë të kushtëzuar për të zgjedhur degën e studimit, si Enxhi që do të studiojë për Biologji

“Është një nga dëshirat e mia, por nuk ka qenë preferenca ime e parë, e para ishte anglishtja, administrim biznesi por kjo është dega që dëshiroj më shumë . jam këtu me dëshirën time jo sepse nuk më doli mjekësia”, u shpreh Selimi.

Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit raundi i parë përfundon më 12 shtator, gjatë të cilës në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Por, edhe nëse ka ende maturantë jo fitues, ka edhe 2 mundësi të tjera, raundin e dytë, regjistrimet e të cilit do të zhvillohen në datat 27 shtator deri në 6 tetor, e cila do të jetë e ndarë në 5 faza 48-orëshe, jo në 7 si e para.

Por rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve në raundin e pare. E njëjta do të ndodhë edhe me raundin e tretë dhe të fundit, përmes të cilit do plotësohen kuotat e mbetura bosh.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *