Gjermania i jep 10 automjete Policisë me vlerë 127 mijë Euro, Veliu me Schutz: Kontribut për policinë kufitare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro, Policisë Kufitare për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Zj.Susanne SCHÜTZ e pranishme në ceremoninë e dhurimit e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer, dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe qeveria gjermane do të mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike ashtu edhe në atë logjistike si dhe inkurajoi Drejtorin Veliu për forcimin e mëtjeshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e vlerësoi si mjaft efikase këtë ndihmë dhe theksoi se bashkëpunimi me partnetët është prioritet i punës së Policisë së Shtetit. Këto automjete do shërbejnë në rritjen e forcës goditëse si dhe në kontrollin më të mirë të kufirit tokësor për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme si dhe të migracionit të paligjshëm.

“Për Policinë e Shtetit, bashkëpunimi me partnerët është një faktor kyç, në arritjen e suksesit në luftën kundër krimit të organizuar, dhe atij ndërkufitar.

E vlerësojmë dhe e çmojmë shumë të rëndësishëm këtë mbështetje qoftë në asistencë profesionale ashtu edhe me ndihmë logjistike dhe teknike.

Gjej rastin të konfirmoj se në këtë drejtim shteti gjerman ka dhënë një kontribut të çmuar ndër vite. Është fakt tashmë që marrdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese gjarmane dhe sidomos me policinë gjermane, janë të shkëlqyera.

Sot po na dhurohen 10 mjete, me nje vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikqyerjen në kufirin tokësor, ndërkohë , që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera me vlerë 80 mijë euro.

Tashmë bashkëpunimi midis policive tona është konkret dhe aq më tepër operacinal, përmend këtu realizimin e operacionit të përbashkët me vendet e rajonit “Drino 2018”, ku nëpërmjet Agjensisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ, qendra Federale Gjermane bashkëfinancoi zhvillimin e këtij operacioni.

Ne po punojmë sëbashku për më shumë siguri dhe për më tepër po unifikojmë veprimet tona për të realizuar objektivat në luftën kundër paligjshmërisë.
Ndaj e vlerësoj dhe e konsideroj shumë të rëndësishme këtë ndihmë pasi është një kontribut i drejtëpërdrejtë në forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare për mbikqyerjen e kufirit”, u shpreh Ardi Veliu.

“Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit përmes Policisë kufitare Shqiptare , duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e kufijve të Evropës.

Përmes vizitave të shpeshta në stacionet e policisë kufitare por edhe në të ashtëquajturin kufi të gjelbër, veçanërisht atë me Greqinë, kemi përftuar një panoramë shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin Shqiptar, por njëkohësisht edhe rreth domosdoshmërisë, i një baze më të mirë materiale në funksion të realizimit të një veprimtarie me kaq shumë përgjegjësi, gjë që është edhe në interesin gjerman dhe evropian.

Ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen për mbështetjen materiale të Policisë Shqiptare të Kufirit, përmes qeverisë Federale.

Bashkëpunimi me strukturat e policisë është një aspekt i bashkëpunimit tonë të shkëlqyer, ndaj më lejoni t’ju falenderoj edhe ju përzemërsisht, për këtë bashkëpunim mjaft të mirë sikurse, dhe t’ju inkurajoj për bashkëpunimin në të ardhmen”, deklaroi Schutz. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

3 komente në “Gjermania i jep 10 automjete Policisë me vlerë 127 mijë Euro, Veliu me Schutz: Kontribut për policinë kufitare”

  1. Weimar says:

    Dacia i ka fal…….! Me teper do nahapin pune se sa do na mbarojne pune ato makina ….

  2. ILo says:

    pse nje makine si keta ben 12700 euro ua kane futur me 7000 euro merret Benz jo keto rrangalla

  3. Polic i shpume says:

    Bo bo bo i pashe Daciat ishin katastrofe. Gjerman qe fal dacia???!!!!😜 elija do kete futur💶 maceten te cica.

Lini një Përgjigje te Weimar Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *