Historia prekëse, gazetarja e njohur i shkruan të birit 2-vjeçar para ndarjes nga jeta: Kam frikë se erdhi momenti miqtë e mi…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rachael Bland ishte duke parë djalin e saj 2-vjeçar teska po luante me një gomë të vjetër në fermën e tyre, kur zilja e telefonit i ndërpreu mendimet e shumta që i ‘vlonin’ në kokë.

“Më vjen keq, nuk kam lajme të mira”, dëgjoi zërin teksa i fliste nga ana tjetër e linjës.

Kanceri tani ishte bërë i pashërueshëm dhe fundi i tmerrshëm është afër.

Mendimi i parë dhe me shumë mundësi për momentin i vetmi për Rachael, ishte Freddie i vogël, i cili vazhdonte të luante aty në fermën ku ato kishin vendosur të kalonin  një ditë të bukur, dhe kjo pamje ja copëtoi zemrën në mijëra copa 40-vjeçares.

Ajo nuk do ta shohë djalin e saj të rritet, ndaj mes mijëra mendimesh, frikërash, keqardhjesh, aty në momentin më të vështirë të jetës së saj, gazetarja e njohur e CNN mori vendimin për të shkruar një libër, për të birin.

Një libër me kujtime, mendime, apo fjalë kushtuar atij, që kur të rritej Freddie, përmes faqeve të librit të gjentë aty nënën e tij…

“Është një mendim që e kam patur në kokë që kur u njoha me lajmin që kam kancer, por nuk kisha filluar ende t’i hidhja në letër mendimet e mia.

Por tani pas telefonatës së tmerrshme nuk ka më kthim pas”, tregoi gazetarja për  The Sun.

“Që prej prillit kam filluar të shkruaj librin.

Dua që im bir të njohë personalitetin tim nëpërmjet faqeve që do shkruaj, e po ashtu të dëgjojë edhe zërin tim.

Nuk e di edhe sa kohë më ka mbetur të jetoj, por kam shumë frikë se ai do të më harrojë”, ka thënë gazetarja në rrëfimin e saj të ndjerë, që ka prekur miliona zemra.

E ndërkohë që Rachael vijon të shkruajë librin, ajo ka vetëm një lutje: që të ketë kohë mjaftueshëm për të mbaruar ‘testamentin’ që ajo do t’i lërë të birit….

Ndërkohë vetëm pak orë më parë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shkruar statusin e tmerrshëm se i kanë mbetur vetëm fare pak ditë jetë, duke trishtuar pafund të njohur e të panjohur.

“Ashtu siç ka thënë edhe legjendari Frank Sinatra ‘kam frikë se erdhi momenti miqtë e mi’.

Sapo m’u tha që më kanë mbetur edhe pak ditë jetë.

Është kaq e pabesueshme. Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Nuk mund t’ju kthej të gjithëve përgjigje, por do të mundohem të lexoj çdo mesazh tuajin, #mirupafshim”, ka shkruajtur Rachael në rreshtat që askush nuk do të donte kurrë t’I lexonte.

Duket se tashmë e vetmja gjë që mund të bëjmë të gjithë për të është të lutemi, të lutemi shumë…..

The Sun-TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

6 komente në “Historia prekëse, gazetarja e njohur i shkruan të birit 2-vjeçar para ndarjes nga jeta: Kam frikë se erdhi momenti miqtë e mi…”

  1. etuka says:

    Eshte gazetare e BBC 🙂

  2. Ju uroj sherim te shpejte says:

    Besimi te Zoti i shoqeruar dhe me nje terapi antiosidantesh,vitaminash si dhe nje trajtim do te bente te munduren qe kjo nene,e gazetare te gezonte jeten.Sot ne bote ka shume mundesi per te mundur semundjen e shekullit.Beso.

  3. Diktori says:

    Papa Voitila vdiq nga kanceri keshtu qe lutjet hidhini ne hale pasi nuk funksionojne asnjehere sepse nuk ka kush i degjon !
    Ne rast se mjekesia nuk te ndihmon te sherohesh thjesht prite fundin tend me trimeri!

  4. Adam says:

    Besimi ne ZOT nuk te ndalon te mos shkosh te mjeku por te bind ty se vdekja nuk eshte fundi tragjik por proçes ligjor i Perendise si shume procese te tjera qe nuk i njohim , asgjo nuk eshte aksident çdo qenie e fenomen ka nje role, te perpiqesh te gjesh rolin tend eshte lufte San Françesku thote Besova tek Ay qe nuk pashe kurre por pashe Ate qe besova

  5. AstritSHBA says:

    Lutem shum per ju qe te sheroheni dhe te gezoni djalin tuaj.Sot ne bote eshte arritur te luftohet kjo semunje e shekullit.Uroj qe fati per ta luftuar kete te jete me ty dhe djalin tend

  6. Ju uroj sherim te shpejte says:

    Besimi te Zoti i shoqeruar dhe me nje terapi antiosidantesh,vitaminash si dhe nje trajtim do te bente te munduren qe kjo nene,e gazetare te gezonte jeten.Sot ne bote ka shume mundesi per te mundur semundjen e shekullit.Beso

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *