Humbje për historinë botërore në Brazil, përpjekje për restaurimin e muzeut: Ka shpëtuar vetëm 10% nga 20 milion artikuj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Brazili ka ndarë 2.5 milion dollarë për restaurimin e Muzeut Kombëtar të djegur të Rio de Zhaneiros.

Zëvendës drejtorja e muzeut u tha gazetarëve se vetëm dhjetë për qind e 20 milionë e artikujve ka shpëtuar nga zjarri.

Ende nuk janë të qarta arsyet e zjarrit, por shumë kritikë fajësojnë qeverinë për shumë vite të neglizhencës financiare ndaj muzeut kombëtar të Brazilit.

Ministrat e qeverisë vizituan muzeun për të inspektuar dëmin të hënën, një ditë pasi flakët përfshinë ndërtesën me thesaret e pazëvendësueshme historike të vendit.

“Ministria e Arsimit do të japë menjëherë 2.5 milion dollarë për Universitetin Federal të Rio de Zhaneiros për të garantuar sigurinë e trashëgimisë, por natyrisht duke respektuar procesin për të hetuar shkaqet e zjarrit dhe kjo duhet të koordinohet nga Policia Federale”, tha ministri brazilian i arsimit, Rossieli Soares.

Zëvendës drejtorja e muzeut, Cristiana Serejo u tha gazetarëve se rreth 10 për qind e më shumë se 20 milionë artikujve të muzeut mund t’i ketë shpëtuar zjarrit.

Brenda muzeut ishte edhe një skelet 12 mijë vjeçar njeriu, më i vjetri i gjetur në kontinent, skelete dinosaurësh, fosile dhe një meteor i gjetur në vitin 1784.

Shefi i stacionit të zjarrfikësve në qytet tha se ekspertët do të sillen sa më shpejt që të jetë e mundur për të nxjerrë atë që munden nga hiri.

“Punonjësit e muzeut do të marrin pjesë në përpjekjet për të shpëtuar fragmentet me vlerë historike. Ky do të jetë një proces i ngadalshëm”.

Një kuratore muzeut u lejua të hynte të hënën për të mbledhur atë që kishte mbetur në ekspozitën e meteorëve në muze në mënyrë që ato të mos ngatërroheshin me mbetjet e djegura të ndërtesës.

“Më lejuan të hyja sepse unë mund t’i identifikoja objektet. E dija se ku ishin, dhe disa prej tyre mund t’i nxirrja nga hiri“, thotë Maria Elizabeth Zucolo.

Disa nga koleksionet ishin të vendosura në një ndërtesë tjetër, por shumica e atyre që ishin të arkivuara në ndërtesën kryesore të muzeut mendohet të jenë shkatërruar.

“Kjo është një tragjedi. Duhet të kalojmë një periudhë zie. Por gjithashtu duhet të mendojmë se çfarë duhet bërë tani. Vajtimi nuk na ndihmon”.

Drejtori i muzeut Alexander Kellner thotë se ndihma e qeverisë federale është e nevojshme në përpjekjet për restaurimin e muzeut.

“Brazili nuk mund ta humbasë historinë e tij”, thotë ai.

Shumë brazilianë fajësojnë qeverinë për dështim në sigurimin e fondeve të nevojshme për mirëmbajtjen e muzeut. Të hënën ata dolën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre.

Zjarri ka shkatërruar një nga muzetë më të vjetër dhe më të mëdhenj të Amerikës Latine, ndërsa Brazili po përballet me recesionin ekonomik, papunësinë e lartë dhe krimin.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *