Jari shpjegon krye-arsyen, përse nuk u duhet larguar nga Shqipëria

Meqë këto ditë nisi loja e arsyeve që duhet të ikësh nga Shqipëria apo jo, dhe Jari vendosi të japë një arsye të fortë, përse nuk ikën nga Shqipëria.

Në postimin e tij, ai shkruan:

“Ka pasur gjithnjë një krye-arsye për të mos ikur nga ky vend, ai është Doktori”.

Dhe më poshtë sqaron:

“Të dashur lexues, Jari ju sqaron!

Kam lexuar një gazetar të TV Klanit që numëronte 51 arsye për të ikur nga Shqipëria.

Në fakt, nuk i mbaj mend të gjitha.

Pastaj lexova një tjetër që kishte 30 arsye për të ndenjur.

Dhe ato nuk i lexova të gjtiha.

Por mendoj se atyre u mungon krye-arsyeja për të qëndruar.

Demokratët e vërtetë ndryshe i kemi quajtur “Qëndrestarë”.

Qëndrestarë janë ata që qëndrojnë dhe nuk ikin nga beteja.

Të ikësh sot nga Shqipëria, të lësh këtë vend në dorë të Edvin Ramës, është krim dyfish.

Por mbi të gjitha, të ikësh dhe të lësh Doktorin vetëm në këtë betejë, do të thotë të jesh i pamëshirshëm.

Unë nuk i numëroj dot 51 arsye për të ikur, as 30 për të qëndruar, por di të them se më mjafton ideja që të jem afër Doktorit, dhe nuk do ta shkoja kurrë në mendje të ikja.

Dhe këtu kam disa arsye personale.

Nuk e di në cilin vend të botës një kapter të thjeshtë do ta bënin zyrtar të ministrit.

Nuk e di në kë vend të botës një kamarier do ta bënin deputet.

Nuk e di në kë vend të botës mund të bëheshe ministër i Brendshëm dhe ministër Drejtësie, për shkak të adhurimit që Doktori ka për ty.

Dhe mbi të gjitha, nuk e di në cilin vend të botës, dikush si unë guxon t’i shkojë mendja të bëhet president.

Mes të tjerash, dhe i sëmurë fizkisht.

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, në këtë vend ku Zoti ka të dërguarin e tij, Doktorin.

Nuk e di si u bën zemra të ikni nga ky vend e të numëroni arsyet për të ikur, për askund në botë nuk gjeni shanse të tilla.

Askund. Do bridhni në botë si skllevër të pafatë, por fati i vërtetë i njeriut gjendet këtu. Afër Doktorit!

Dhe nuk është çudi që surprizat të vazhdojnë për mua.

Zoti ta shpërblen kur rri afër tij.”

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...