Kamza zyrtarizon trajnerin e ri, vendin e Devollit e merr Klodian Duro

4 Shtator 2018, 15:53Sport TEMA

Klubi i  Kamzës ka zgjedhur trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën në ndeshjet e ardhshme në Kategorinë Superiore.

Drejtuesit e klubit kamzali i’a kanë besuar këtë detyrë një emri të njohur të futbollit shqiptar siç është Klodian Duro.

Ish lojtari i Kombëtares shqiptare do të zërë vendin e Bledar Devollit që u larguar nga skuadra e Kamzës pas humbjes së pësuar në transfertë kundër Teutës me rezultatin 1-0.

Zyrtarizimi i Duros është njoftuar nga vetë klubi i Kamzës përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Kjo nuk është eksperienca e parë e Duros si trajner në Kategorinë Superiore pasi më parë ai ka drejtuar klubin e Kukësit duke i dhënë edhe trofeun e parë historik të Kupës së Shqipërisë.

Aktualisht skuadra e Kamzës pas tre javëve të para renditet në vendin e shtatë me 3 pikë të grumbulluara duke marrë një fitore dhe dy humbje.

Debutimi i Duros në stolin e Kamzës do të jetë në fushën e tyre kundër Kastriotit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje