Katër ish-studentë dhe lektorë të UET rrëfejnë studimet, doktoraturën dhe punën si pedagogë në shkollën ku studiuan

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Universiteti Europian i Tiranës ka promovuar botimet shkencore të 4 ish-studentëve, që kanë përfunduar tri ciklet e studimit pranë këtij institucioni, ku kanë qenë edhe pjesë e grupit të ekselencës dhe sot ata janë pedagogë pranë këtij institucioni.

Ata sot janë 4 kërkues shkencorë, 4 doktorantë të cilët kërkojnë t’i thellojnë kërkimet e tyre në fushën e studimeve. Besarta Vladi vjen me librin “Kohët e reja të inovacionit”.

Vladi ka përfunduar Doktoraturën në fushën e Menaxhimit të Inovacioneve. Anjeza Xhaferraj sjell librin “Sistemi partiak në Shqipëri”, (Struktura dhe organizimi i partive politike 1991-2013).

Irena Myzeqari vjen me studimin “Ligjërimi feminist te Kadare”. Gerti Sqapi vjen me librin “Demokratizimi” (Kushtet dhe faktorët që kushtëzojnë suksesin e tij).

Ish-studentët e UET të cilët e nisën rrugëtimin e tyre që në ciklin Bachelor tashmë janë në një stad tjetër të jetës së tyre profesionale. Tashmë janë kërkuesit, profesorët dhe kapacitetet në rritje që i janë bashkuar Universitetit drejt progresit.

Gjatë promovimit 4 doktorantët kanë ndarë me të ftuarit rrugëtimin e tyre, që prej fillimit deri në ditën që kërkimi i tyre shkencor dhe përkushtimi u kurorëzuan me botimin e tezës doktorale.

Dr. Anjeza Xhaferraj u shpreh se ky moment është një ndër më të rëndësishmit në karrierën e saj: “Botimi i tezës doktorale është vërtet shumë i rëndësishëm. Është puna e parë serioze e jona në fushën kërkimore dhe ndoshta është e vetmja punë së cilës i dedikohet kaq shumë kohë. Mua m’u deshën rreth 4 vjet. Më vonë do të jemi gjithmonë në ‘presionin’ e kohës për të botuar etj., kështu që kjo është puna që ndoshta do të jem gjithmonë e lidhur emocionalisht gjatë jetës sime”.

Teza e saj e doktoraturës, vjen në botim në formën një libri, me titull “Sistemi partiak në Shqipëri”, (Struktura dhe organizimi i partive politike 1991-2013).

“Për të realizuar këtë tezë me sukses duheshin shumë faktorë të përputheshin bashkë. Përveç vullnetit, kohës, njohurive, dedikimit, duhet një udhëheqje shumë e mirë shkencore, ku gjej rastin të falënderoj udhëheqësen shkencore Odeta Barbullushi, e cila më udhëzoi drejt dhe me përkushtim e dedikim gjatë doktoraturës”, u shpreh gjatë fjalës së saj Anjeza Xhaferraj.

Dr. Gerti Sqapi i cili vjen me librin “Demokratizimi” (Kushtet dhe faktorët që kushtëzojnë suksesin e tij) u shpreh në lidhje me tezën e tij: “Ajo që jam përpjekur të bëj është që jam shkëputur nga shpjegimi i demokratizimit nëpërmjet qasjes së tranzicionit që ka qenë teoria konvencionale e shpjegimit të demokratizimit këto 30 vitet e fundit. Nuk ka kuptim të themi vend në tranzicion. Ne jemi demokraci e pakonsoliduar.

Nuk do ta kemi kurrë demokracinë e konsoliduar funksionale për aq kohë sa nuk kemi tre faktorë eksplorim, shoqërinë aktive dhe të gjallë dhe vlerat e vetëshprehjes, demokracia është edhe çështje kulturore”.

Ndërkohë që punimi “Kohët e reja të inovacionit” me autore dr. Besarta Vladi, ka fituar çmimin “Pashko” në vitin 2015 si punimi doktoral i vitit për fushën e ekonomisë.

“Pjesa e parë e punimit jep kryesisht një analizë teorike të konceptit inovacion dhe kryesisht trendet e reja në këtë fushë ndërsa pjesa e dytë e punimit i referohet kontekstit shqiptar, kryesisht kompanive të mëdha dhe gjendjes së inovacionit aty dhe perspektivave për t’u zhvilluar më tej”, është shprehur Vladi duke treguar në mënyrë të përmbledhur konceptin dhe strukturën ndërtuese të punimit të saj.

Një punim tjetër i veçantë është ai i dr. Irena Myzeqari, e cila vjen me studimin “Ligjërimi feminist te Kadare”. Ajo ndau disa detaje interesante të cilat kanë përcaktuar rrugëtimin e saj në lidhje me këtë punim.

“Ky punim doktorature nuk do të ekzistonte nëse nuk do të ishte Çapajev Gjokutaj, i cili më sugjeroi idenë dhe më tha që ky lëm kërkimor është shumë interesant. Nuk do të ekzistonte nëse i ndjeri Gilman Bakalli nuk do të më kundërshtonte shumë fort dhe nuk do të më thoshte që gjinia nuk është një variabël interesant studimor dhe më bëri që të punoja kaq fort me metodologjinë që ta konsolidoja fort. Nuk do të ishte ky punim në trajtën që është sot, si libër pa ndihmën e profesoreshë Belina Budinit, e cila më ka dhënë kritika shumë të rëndësishme për t’i dhënë formën që ky libër ka sot”,- u shpreh Myzeqari./Mapo.al/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Katër ish-studentë dhe lektorë të UET rrëfejnë studimet, doktoraturën dhe punën si pedagogë në shkollën ku studiuan”

  1. Konica USA says:

    Po doctorantet e Rrogozhines kur do na i prezantoni,se keta te Cilit i njohem,jemi “krenar”,se zeme vendin e pare ne bote per numurin e doctoranteve per banore.Ketu ne USA te duhen dhe 5 vjete te plota mbas kolegjit qe te doctorohesh,kurse Cilja 3+2 mbas te mesmes te jep titullin doctor.

  2. Hena says:

    Hiq shamine se nuk Nuk jemi ne arabi o e mjera shqipri

  3. Hosteni says:

    Çfare te komentosh ketu ?! Thjesht te vjen per te vjellë.

  4. Nora says:

    Doktorata si olsi jazexhiu ha ha ha

Lini një Përgjigje te Nora Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *