KPK zbardh vendimin e shkarkimit të Prokurorit të Tiranës: I lehtë për t'u vënë nën presion nga strukturat kriminale

4 Shtator 2018, 19:34Kronika TEMA

Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Tiranës Adriatik Cama, vendim i marrë më 12 korrik.

Për sa i përket deklarimit të pasurisë, KPK ka evidentuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, si dhe ka kryet deklarim të rremë e të pasaktë.

Lidhur me kontrollin e figurës, duke iu referuar raportit të DSIK, KPK raporton se Adriatik Cama është përfshirë në korrupsion pasiv së bashku me një prokuror tjetër, lidhur me një çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë.

“Lidhur me vendimmarrjen e kryer nga ana e prokurorëve për zgjidhjen përfundimtare të këtij procedimi penal, Prokuroria e Përgjithshme konstaton se vendimi i pushimit të procedimit penal, që mban datën 02.06.2005, marrë nga prokurori Gj.T. dhe miratuar nga drejtuesi i Prokurorisë, z. Adriatik Cama, ashtu sikurse arsyetohet me vendimin e shfuqizimit të këtij vendimi nga Prokuroria e Përgjithshme, është i pambështetur në ligj e prova. 

Vendimi është marrë në kundërshtim me kërkesat e nenit 327 të Kodit të Procedurës Penale që ka qenë në fuqi në kohën që po hetohej procedimi penal, pa u kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, sqarohet në vendimin e zbardhur të KPK-së,

Grupi i Punës pranë DSIK-së ka raportuar se subjekti i rivlerësimi, Adriatik Cama, vlerësohet si individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, thuhet në vendim.

VENDIMI I PLOTË I ZBARDHUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje